LIVE UPDATES
Bota

"U mrekullua nga atmosfera e ngrohtë!” Analiza: Vizita e Putin në Azerbajxhan sinjalizon ndikimin në rënie të Rusisë në Kaukazin Jugor

Dhe kjo ishte një shprehje me vend, pasi, viteve të fundit, Azerbajxhani ishte vendi më mikpritës për të në rajonin e trazuar të Kaukazit Jugor.

21 Gusht 2024, 07:28 Nga M.B
"U mrekullua nga atmosfera e ngrohtë!” Analiza: Vizita e Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

AZERBAJXHAN- Teksa vizitoi Azerbajxhanin për herë të parë në gjashtë vjet, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se është mrekulluar me zhvillimin e kryeqytetit të Bakusë.

“Është një oazë - do të thosha - në rajon”, u shpreh ai gjatë takimit me homologun azerbajxhanas, Ilham Aliyev, më 19 gusht.

Dhe kjo ishte një shprehje me vend, pasi, viteve të fundit, Azerbajxhani ishte vendi më mikpritës për të në rajonin e trazuar të Kaukazit Jugor. Armenia po kthehet me shpejtësi kundër aleates së saj të dikurshme ruse, ndërsa Gjeorgjia - pavarësisht krizës së saj aktuale me Perëndimin - mbetet një territor thellësisht jomiqësor për Putinin. Brenda vetë Rusisë, ndërkohë, Putin po përballet me një kokëdhimbje të papritur, për shkak të inkursionit ushtarak të Ukrainës në rajonin e Kurskut, të cilin ushtria ruse nuk ka mundur ta zmbrapsë. Në Baku, Aliyev e mirëpriti Putinin në rezidencën e tij me një përqafim, ndërsa zonja e parë dhe zëvendëspresidentja Mehriban Aliyeva i dha një puthje.

Putin u mrekullua nga “atmosfera e ngrohtë” në të cilën u prit. Kjo mikpritje ka edhe disa kufizime, pasi Bakuja ka luajtur në anë të shumëfishta, por në Kaukazin e 2024-ës mund të jetë më e mira që Putin mund të ketë. Pas buzëqeshjeve dhe përqafimeve, Azerbajxhani është përpjekur ta nxjerrë Rusinë jashtë politikës rajonale, ku, deri vonë, ka qenë e përfshirë thellë. Me dekada të tëra, Rusia, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, kanë pasur rol kyç në përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Por, Azerbajxhani, duke besuar se procesi i zgjidhjes së konfliktit është bërë vend i fuqive të jashtme për të ushtruar ndikimin e tyre në rajon, ka arritur së voni t’i nxjerrë Rusinë dhe fuqitë e tjera të huaja jashtë këtij procesi dhe të punojë vetë për një traktat paqeje me Armeninë. Duke i dhënë një goditje tjetër Rusisë, Azerbajxhani ka njoftuar gjithashtu se ka hequr një çështje kontestuese nga negociatat për traktatin: një lidhje të transportit mes Azerbajxhanit dhe enklavës së tij të Nakhçivanit, përmes Armenisë jugore, e njohur me emrin azerbajxhanas, Korridori Zangezur.

Kjo rrugë është e një rëndësie kritike për Azerbajxhanin, por do t’i jepte shans edhe Rusisë që të fitonte terren të ri në rajon. Armenia dhe Azerbajxhani kanë ranë fillimisht dakord që rruga të ruhet nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Rusisë. Moska ka ende shpresë se një dispozitë e tillë do të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare, ndonëse komentet e Putinit në Baku për negociatat e paqes kanë tingëlluar paksa si ankuese.

“Nëse mund të bëjmë diçka që të nënshkruajmë një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin dhe Armeninë, që ta përfundojmë përcaktimin dhe demarkacionin e kufirit pasi kemi diskutuar shumë, që të zhbllokojmë logjistikën dhe ekonominë... do të ishim shumë të lumtur”, tha ai.

Çështje të tjera - edhe më të vështira - as që u përmendën. Në maj, një zyrtar i lartë rus tha se Moska shpreson të hapë një konsullatë në Karabah - territorin që është në zemër të konfliktit të gjatë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Azerbajxhani tani e kontrollon krejt këtë territor, pasi ofensiva e tij në shtator të vitit 2023 rezultoi me ikjen e gjithë popullsisë prej 100.000 armenësh etnikë.

Por, lajmi për konsullatën e mundshme ruse ndezi zilet e alarmit mes azerbajxhanasve, të cilët e interpretuan atë si agjendë të fshehur të Kremlinit për ta rikthyer ndikimin rus - e ndoshta edhe armen - në këtë territor. Përpara vizitës së Putinit, agjencia ruse e lajmeve, Tass, e intervistoi ambasadorin e Azerbajxhanit në Moskë, Polad Bulbuloglu, dhe e pyeti për këtë çështje. Bulbuloglu u shpreh me kujdes kundër kësaj ideje, duke thënë se “fushëveprimi për konsullatat është i kufizuar”.

Pas intervistës në Tass, Bulbuloglu lëshoi një deklaratë më të qartë në ueb-faqen e lidhur me Qeverinë azerbajxhanase, Haqqin, duke shprehur sërish rezistencën e Bakusë.

“Unë nuk kam thënë se konsullata ruse mund të shfaqet në Karabah. Unë kam thënë se çështja është në fazën e diskutimeve”, tha ai.

Aliyev dhe Putin nuk e përmendën konsullatën në komentet e tyre publike. Përpara vizitës së Putinit, Unioni i Armenëve në Rusi i dërgoi atij një apel, duke i kërkuar që ta ngrejë çështjen e të burgosurve armenë në Karabah, pas rimarrjes së këtij territori nga Azerbajxhani, vitin e kaluar. Por, as kjo çështje nuk u përmend.

Më e lehtë ishte që dy udhëheqësit të gjenin gjuhë të përbashkët për marrëdhëniet ekonomike mes vendeve të tyre. Kur Aliyev vizitoi Moskën në prill, në fokus të bisedimeve ishte zgjerimi i një rrjeti të transportit që lidh Rusinë, nëpërmjet Azerbajxhanit, me Iranin dhe portet në Gjirin Persik. Projekti është i një rëndësie strategjike për Rusinë, e cila po përpiqet t’i ridrejtojë lidhjet e saj tregtare kah lindja dhe jugu, meqë marrëdhëniet e saj me Perëndimin janë prishur, pasi ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Azerbajxhani do të përfitonte gjithashtu nga ky zgjerim tregtar, por shkëmbimi midis dy liderëve në Baku e bëri Rusinë të duket si palë më e etur. Qarkullimi i përgjithshëm tregtar mes dy shteteve sillet në “pak më shumë se 4 miliardë dollarë - një numër i mirë”, tha Aliyev.

“Por, kjo nuk korrespondon me potencialin e kapaciteteve tona”, shtoi Putin.

Pas përfundimit të takimeve më 19 gusht, dy udhëheqësit njoftuan se kanë nënshkruar marrëveshje për disa çështje, si siguria ushqimore dhe inspektimi i punës. Një universitet i ri ruso-azerbajxhanas do të hapet gjithashtu në Baku dhe të dyja vendet do të fillojnë prodhimin e përbashkët të cisternave të naftës. Për disa azerbajxhanas, vizita ekspozoi atë që ata e shohin si arsye të vërtetë të saj: shansin që Putin të duket sikur ka vërtet aleatë në kohën kur është i izoluar ndërkombëtarisht./ REL

azerbajxhan rusia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet