LIVE UPDATES
Bota

"Ndërtoi profilin e tij politik duke folur ashpër ndaj Kinës"/ Analiza e BBC: Trump mirëpritet në Kinë me lajka dhe bujë, por çështjet e vështira mbeten ende në diskutim

Ishte një ditë e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se Trump ndërtoi profilin e tij politik duke folur ashpër ndaj Kinës.

14 Maj 2026, 16:47 Nga E.d
"Ndërtoi profilin e tij politik duke folur ashpër ndaj
Donald Trump dhe Xi Jinping

KINA- Xi Jinping i bëri një pritje madhështore Donald Trump në ditën e parë të një vizite që mund të rivendosë lidhjet midis superfuqive rivale. Trump u prit me përshëndetje dhe një bandë muzikore, e cila luajti himnin kombëtar të SHBA-së. Presidenti ndaloi dy herë për t'i përshëndetur nxënësit e shkollës që brohorisnin me flamuj kinezë dhe amerikanë.

Ndërsa shtrëngoi duart me Xi-në, Trump iu drejtua duke i thënë se është një "udhëheqës i shkëlqyer". Ishte një ditë e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se Trump ndërtoi profilin e tij politik duke folur ashpër ndaj Kinës. Në vitin 2020, ai pretendoi se Kina i kishte “mashtruar Shtetet e Bashkuara si askush më parë” dhe e përshkroi pandeminë Covid-19 si “virusin kinez”. Përpara se të kthehej në pushtet, ai u betua që do ta bënte Kinën të paguante, për dëmin e shkaktuar.

Në kulmin e luftës tregtare vitin e kaluar, të dyja palët kishin vendosur tarifa që kalonin masën 100% ndaj njëra-tjetrës. Më pas pasoi një armëpushim i brishtë, por një nga pyetjet kryesore nga kjo vizitë është nëse kjo do të zgjasë dhe çfarë marrëveshjeje do ta zëvendësojë atë? 

Pekini organizoi një spektakël për t'i bërë qefin Trumpin përpara çdo marrëveshjeje dhe për të thënë se dera e Kinës është e hapur për mysafirët. Megjithatë, menjëherë pas fillimit të bisedimeve, media shtetërore publikoi komentet e Xi duke e bërë të qartë se tensionet mbi Tajvanin mund të jenë sfiduese.

Por koreografia e kujdesshme nuk ishte vetëm për të mirën e Trump dhe 30 drejtuesve ekzekutivë që e shoqëruan atë. Ishte gjithashtu një shfaqje force, të cilën Pekini e di se do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjithë SHBA-në dhe botën.

"Po shohim një ndryshim historik. Hezitoj t'i jap shumë rëndësi këtij samiti specifik, por ngritja e pandalshme e Kinës në një vend ku po rivalizon në mënyrë legjitime SHBA-në - kjo po ndodh tani para syve tanë. Pekini tani është kryeqyteti i dytë botëror," thotë John Delury, një bashkëpunëtor i lartë nga Qendra për Marrëdhëniet SHBA-Kinë në Shoqërinë e Azisë.

Një shfaqje për të gjithë

BBC shkruan se presidenti Xi ka qenë i etur ta portretizojë veten si një udhëheqës të qëndrueshëm global në kontrast me një president të paqëndrueshëm të SHBA-së. Duke pasur parasysh madhësinë e ekonomisë së Kinës, një numër udhëheqësish botërorë, përfshirë ata nga aleatët e SHBA-së si Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, janë shfaqur, të etur për të arritur një marrëveshje me Pekinin.

Tregtia e Kinës me pjesën tjetër të botës është zgjeruar që nga mandati i parë i Trump, ndërsa vendi përgatitej pikërisht për atë që ai paralajmëroi: më shumë tarifa. Vitin e kaluar, ajo tregoi fuqinë e saj ekonomike dhe diplomatike, duke iu përgjigjur Trump me tarifa dhe duke kufizuar eksportin e mineraleve të rralla thelbësore për prodhimin e përparuar. 

Xi do të besojë se u ka treguar SHBA-së dhe botës se sa të varura janë nga prodhimi dhe teknologjia kineze. Kina tani prodhon një të tretën e mallrave botërore, përpunon më shumë se 90% të mineraleve të saj të rralla të tokës dhe prodhon rreth 60 deri në 80% të të gjitha paneleve diellore, turbinave me erë dhe automjeteve elektrike.

A po shihet Irani si një mjet negociues?

Kina me siguri do të ndiejë se ka epërsinë në këto bisedime, ndërsa Xi përballet me një Trump të dobësuar nga lufta kundër Iranit. Ngushtica e bllokuar e Hormuzit ka tronditur ekonominë globale dhe Trump pritet të kërkojë ndihmën e Pekinit për të hapur korridorin detar.

Pekini dhe Teherani kanë një marrëdhënie që daton dekada më parë dhe Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit. Nëse Xi ndihmon në shtyrjen e Teheranit drejt tryezës së negociatave, kjo mund t'i japë atij edhe më shumë ndikim.

"Është në interesin e tyre ta zgjidhin këtë. Dhe shpresojmë t'i bindim ata të luajnë një rol më aktiv," tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, për Fox Neës para udhëtimit.

Por Kina do të kërkojë diçka në këmbim. Sipas mediave shtetërore kineze, Xi e ka paralajmëruar Trumpin gjatë bisedimeve të tyre se çështja e Tajvanit mund t’i çojë të dy vendet në konflikt. Ai mund të ushtrojë presion mbi SHBA-në që të vonojë ose të ndalojë shitjet e armëve në Tajvan, megjithëse Uashingtoni është i detyruar ligjërisht t'i ofrojë ishullit mjetet për të mbrojtur veten. Megjithatë, zyrtarët në Taipei do ta ndjekin këtë samit me nervozizëm.

Xi është ftuar në SHBA në shtator

Xi ka thënë se të dyja palët duhet të zgjerojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të tilla si tregtia dhe bujqësia. Të dy udhëheqësit kanë rënë dakord gjithashtu ta përkufizojnë marrëdhënien e tyre si konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme në një pozicionim të ri që do të udhëheqë lidhjet për tre vitet e ardhshme.

Kina po përballet me sfida serioze ekonomike nga rritja e papunësisë, rritja e pabarabartë, një krizë e pasurive të paluajtshme dhe nivele jashtëzakonisht të larta të borxhit të qeverive lokale. Pra, Pekini mund të mos dëshirojë një botë me Uashingtonin në qendër të fuqisë globale, por duhet të gjejë një mënyrë për t'u marrë vesh me SHBA-në./Dosja.al

donald trump xi jinping kina

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026