LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

Edhe vendet e G7-ës e kanë rritur presionin. Pas një takimi virtual të mërkurën, shtatë vendet kryesore të industrializuara perëndimore - Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe SHBA-ja - deklaruan bashkërisht se ishte koha për të "maksimizuar presionin mbi eksportet e naftës së Rusisë". Kjo masë synon të zvogëlojë të ardhurat që i nevojiten Moskës për luftën.

5 Tetor 2025, 09:07 Nga E. D
Analiza: A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?
fotot ilustruese

RUSI- Ishte një skenë që tërhoqi mjaft vëmendjen në Zyrën Ovale ku ishin ulur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe ai turk, Erdogan në shtator. Trump vlerësoi i ekzaltuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, para gazetarëve: "Kemi një marrëdhënie të mirë. Ai po bën një punë shumë të mirë në vendin e tij. Është një njeri shumë i respektuar. Të gjithë e respektojnë. Edhe unë e respektoj." Por në mes të lëvdatave erdhi një kërkesë që përfaqëson një sfidë të madhe ekonomike dhe gjeopolitike për Ankaranë: Trump kërkoi që Erdogan të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia.

Edhe vendet e G7-ës e kanë rritur presionin. Pas një takimi virtual të mërkurën, shtatë vendet kryesore të industrializuara perëndimore - Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe SHBA-ja - deklaruan bashkërisht se ishte koha për të "maksimizuar presionin mbi eksportet e naftës së Rusisë". Kjo masë synon të zvogëlojë të ardhurat që i nevojiten Moskës për luftën.

Deri më tani, Turqia nuk ka reaguar pas deklaratave të Donald Trumpit apo kërkesës së G7-ës. Varësia e saj energjetike është pika më e ndjeshme e vendit në Bosfor. Turqia është jashtëzakonisht e varur nga Rusia për furnizimet e saj me energji.

Refuzimi i Moskës dhe strategjia e Turqisë

Menjëherë pas takimit të Trump me Erdoganin, Kremlini njoftoi përmes zëdhënësit, Dmitry Peskov, se tubacionet e gazit për në Turqi vazhdonin të funksiononin me "kapacitet të plotë". Nuk do të kishte ndërprerje për sa kohë që rrjedha e gazit ishte "e dobishme" për Turqinë. Peskov e qartësoi edhe qëndrimin e Moskës: "Turqia është një shtet sovran që merr vendimet e veta në lidhje me bashkëpunimin me ne".

Ekspertët nuk presin që Turqia të ndalojë importet e energjisë nga Rusia në vitet e ardhshme. Në vend të kësaj, Ankaraja po ndjek një strategji të qetë: diversifikimin. Kompania shtetërore BOTAS nënshkroi dy kontrata afatgjata gjatë vizitës së fundit të Erdoganit në Shtetet e Bashkuara për të zgjeruar furnizimin e saj me gaz natyror: një marrëveshje me kompaninë amerikane Mercuria për të furnizuar një total prej 70 miliardë metrash kub gaz natyror të lëngshëm (LNG) për 20 vjet duke filluar nga viti 2026; Për më tepër, u njoftua një marrëveshje paraprake me Woodside Energy për 5.8 miliardë metra kub LNG.

Kadri Tastan, ekspert për Turqinë në Fondin Gjerman Marshall me seli në SHBA, vëren se qeveria turke ka bërë vërtet përpjekje të mëdha vitet e fundit për të diversifikuar burimet dhe për të siguruar sigurinë e saj energjetike. Në të njëjtën kohë, ajo po promovon gjithashtu energjitë vendase dhe, në veçanti, energjitë e rinovueshme. Sipas tij, marrëveshjet e reja me SHBA-në përmbajnë edhe një aspekt strategjik përveç diversifikimit. Marrëdhëniet politike me SHBA-në kanë qenë të tendosura vitet e fundit, kujton Tastan. Përveç Shteteve të Bashkuara, Turqia ka nënshkruar kontrata për gaz natyror të lëngshëm edhe me Egjiptin, Algjerinë, Katarin dhe Nigerinë në vitet e fundit.

Ankaraja: E varur nga Moska për energjinë bërthamore dhe linjitin

Turqia po ashtu është shumë e varur nga Rusia edhe në lidhje me burime të tjera energjie. Në vitin 2022, vendi mbuloi 43 përqind të nevojave për linjit nga importet ruse. Përveç kësaj, termocentrali i parë bërthamor, Akkuyu, po ndërtohet në Turqinë jugore nga kompania shtetërore ruse Rosatom. Vënia në punë e centralit bërthamor është shtyrë vazhdimisht, kjo sepse përfundimi i tij po vonon për shkak të sanksioneve kundër Rusisë. Sipas Ministrit Turk të Energjisë Alparslan Bayraktar, ai është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm. Por nuk ka gjasa që termocentrali të përfundojë plotësisht deri në vitin 2028.

Kështu, Turqia ka të ngjarë të vazhdojë aktin kompleks të balancimit në lidhje me furnizimin e saj me energji edhe në të ardhmen: e ndodhur mes Perëndimit, që kërkon sanksione kundër Moskës, dhe Rusisë, furnizuesit të saj më të rëndësishëm të energjisë për momentin.Trump ndjek një kurs të ri lidhur me luftën e Ukrainës/DW

shba rusi turqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet