LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

Kremlini e ka mohuar se Kina po i jep të dhëna për fushën e betejës, duke thënë se i ka satelitët e vet. Megjithatë, ekspertët thonë se, në fakt, Rusia ka shumë nevojë për ndihmën kineze.

21 Tetor 2025, 07:53 Nga E. D
Analiza: A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë
foto ilustruese

RUSI- Në fillim të këtij muaji, njësitë e mbrojtjes ajrore në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës, kishin jashtëzakonisht shumë punë gjatë bombardimeve të natës me raketa dhe dronë nga Rusia. Rreth 700 kilometra mbi to po kalonin në heshtje satelitë spiunë kinezë, sipas inteligjencës ukrainase.

Kremlini e ka mohuar se Kina po i jep të dhëna për fushën e betejës, duke thënë se i ka satelitët e vet. Megjithatë, ekspertët thonë se, në fakt, Rusia ka shumë nevojë për ndihmën kineze.

“Infra­struktura e Rusisë është mjaft e vjetër dhe e dobët,” tha Clayton Swope, i cili ka kaluar 14 vjet në Agjencinë amerikane të Inteligjencës (CIA), kryesisht në Drejtorinë e Shkencës dhe Teknologjisë.

“Duket si një gjë e vetëkuptueshme që, nëse Kina është e gatshme t’i ofrojë diçka, qoftë nga ndonjë kompani apo nga kapacitetet e veta shtetërore, Rusia do ta shfrytëzojë atë”, tha për Radion Evropa e Lirë Swope nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), me bazë në Uashington.

Kapacitetet e satelitëve spiunë të Kinës

Duke pasur parasysh natyrën e klasifikuar të këtyre të dhënave, është e vështirë të dihet saktësisht sa satelitë spiunë ka çdo shtet.

Një raport i publikuar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA-së në vitin 2022, me titull: Sfida për Sigurinë në Hapësirë, vlerësonte se Kina kishte 262 satelitë për ISR (inteligjencë, mbikëqyrje dhe zbulim), krahasuar me 32 të Rusisë.

“Rusia, në fakt, filloi të blinte imazhe satelitore tregtare në tregun e lirë në prill të vitit 2022”, tha për REL-in Juliana Suess nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP).

“Kjo na tregon se Rusia e kuptoi që kjo është diçka që do t’i duhej. Dhe, gjithashtu tregon se kapacitetet e saj sovrane nuk mjaftonin për ta mbushur atë boshllëk”, theksoi ajo.

Ka hendek edhe në cilësi gjithashtu, kryesisht për shkak të flotës së vjetruar të satelitëve rusë. Disa prej tyre datojnë që nga koha e Bashkimit Sovjetik, por ka pasur edhe lëshime më të reja, përfshirë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Por, edhe satelitët më të rinj rusë janë ndikuar nga sanksionet perëndimore të kohës së luftës.

“Kjo është padyshim diçka me të cilën po përballen, se ku i sigurojnë komponentët. Satelitët rusë historikisht janë prodhuar nga pjesë perëndimore”, tha Suess.

Në gusht, kreu i prodhuesit më të madh rus të anijeve kozmike hapi një dritare të rrallë në problemet me të cilat përballet industria hapësinore e vendit, duke thënë se “duhet të ndalojmë së gënjyeri veten” për gjendjen ku ndodhet ajo. Igor Maltsev, kreu i kompanisë Energia, foli për mungesë kronike fondesh, procese “joefektive” dhe mungesë motivimi.

“Ne, padyshim, kemi parë që Rusia po përpiqet t’i forcojë kapacitetet e saj. Por, në përgjithësi, mund të themi se Rusia nuk ka kapacitete të mira për vëzhgimin e Tokës, dhe ky është një problem më i gjerë që lidhet me prapambetjen e madhe të industrisë së saj hapësinore”, tha Suess.

Cilësia e satelitëve kinezë, veçanërisht në lidhje me radarin e aperturës sintetike (SAR) - që mund të “shohë” përmes reve - konsiderohet zakonisht shumë më e lartë sesa ajo e Rusisë, duke ofruar imazhe me rezolucion më të lartë dhe ndërtim të pamjeve tredimensionale.

“Në aspektin e sasisë, larmisë dhe cilësisë së të dhënave që Kina mund të sigurojë, nuk ka dyshim se ato do të jenë të dobishme për analistët e inteligjencës dhe ushtrisë ruse”, tha për REL-in Bleddyn Bowen, i cili e kishte këshilluar Pentagonin dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar për politikat hapësinore.

Përparësia kryesore, tha Bowen, i cili është profesor në politikën astro-strategjike në Universitetin Durham, është vlerësimi më i saktë i dëmeve në betejë.

“Kjo mund të ndihmojë në gjurmimin më të mirë të lëvizjeve ushtarake ukrainase... Nëse një kodër është braktisur dhe askush nuk ndodhet më aty, dhe sateliti e sheh këtë, atëherë nëse merr njoftimin një orë pas ndodhjes në vend që të presësh katër orë, forcat e tua mund të reagojnë shumë më shpejt”, shpjegoi ai.

Deri më tani, kjo ka qenë një fushë ku Ukraina ka pasur përparësi ndaj Rusisë, duke marrë informata satelitore nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë. Rëndësia e këtyre të dhënave u nënvizua kur Uashingtoni pezulloi përkohësisht furnizimin me to më herët këtë vit.

Kjo ndërprerje njëjavore pengoi aftësinë e Ukrainës për të kryer sulme efektive me dronë me rreze të gjatë dhe e la atë “në terr” ndaj lëvizjeve të bombarduesve strategjikë rusë dhe lëshimeve të raketave balistike.

Çfarë dëshiron Kina?

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa të dhëna, nëse ka, Kina po ia dërgon realisht Rusisë. Zyrtarët perëndimorë janë përmbajtur nga akuza të drejtpërdrejta publike mbi këtë çështje.

“Kina është mundësuesi vendimtar i luftës së Rusisë në Ukrainë. Ajo gjithashtu furnizon pothuajse 80 për qind të artikujve me përdorim të dyfishtë që Rusia ka nevojë për të vazhduar luftën”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit për REL-in.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm midis këtyre dy vendeve do të kontribuojë më tej në paqëndrueshmërinë globale dhe do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera më pak të sigurta”, shtoi zyrtari.

Në një intervistë për Current Time të REL-in, Komisionari i Bashkimit Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, ishte i kujdesshëm në përgjigje.

“Cili është qëndrimi i Kinës për tërë këtë luftë? Ne mund të hamendësojmë. Duket se ata janë të prirë ta mbajnë këtë luftë sa më gjatë që të jetë e mundur, të mësojnë prej saj dhe të mbështesin, në një mënyrë a tjetër, palën ruse”, tha ai.

Swope theksoi se dihet shumë pak për satelitët specifikë, Yaogan, që raportohet se kanë spiunuar mbi Ukrainë. Tre prej tyre, tha ai, ishin të pajisur me radarë SAR.

“Mendoj se pyetja e madhe është... a po ofrojnë ata vetëm të dhëna strategjike apo edhe taktike për atë që po ndodh në fushën e betejës? Apo këto sisteme janë ndoshta të lidhura me mënyrën se si drejtohet një raketë?” tha ai.

Ngjashëm, shtoi ai, satelitët kinezë mund të kenë mbledhur të dhëna vetëm për studim në Pekin, “për vlerësimin e tyre të mënyrës se si do të zhvillohen luftërat në të ardhmen”. Bowen u pajtua se synimet e Kinës mbeten të paqarta.

“Do të shihet se sa e ngushtë dhe sa taktike është në të vërtetë kjo marrëdhënie midis Rusisë dhe Kinës”, tha ai. “Sepse ata nuk janë aleatë natyralë. Kina nuk dëshiron ta zbulojë plotësisht dorën e saj ndaj rusëve”.

Një çështje tjetër e rëndësishme është kapaciteti për t’i pranuar dhe përpunuar të dhënat e marra. Këtu bëhet vendimtar përpunimi i të dhënave, dhe nuk është e qartë se çfarë aftësish ka Rusia në këtë drejtim.

“Kjo është diçka me të cilën përballen edhe ushtritë perëndimore”, tha Suess.

“Ne flasim për një fushëbetejë të pasur me sensorë sot, por gjëja kryesore është përpunimi. Këtu hyn inteligjenca artificiale, këtu hyn algoritmi, për të filtruar sasinë masive të të dhënave që merr”, shtoi ajo./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës