LIVE UPDATES
Bota

Goditje e fortë për të pasurit që kërkojnë të shmangin taksat në Europë/ Italia synon të rrisë me 50% taksën e sheshtë për të huajt e pasur

Rritja, nëse miratohet nga parlamenti, do të përbëjë një goditje të rëndë për të pasurit që kërkojnë të shpëtojnë nga taksat e larta në vende të tjera të Europës

21 Tetor 2025, 07:37 Nga E. D
Goditje e fortë për të pasurit që kërkojnë të
foto ilustruese

ITALI- Italia synon të rrisë me 50% taksën e sheshtë mbi të ardhurat e huaja të individëve të pasur që vendosen në vend, duke e çuar në 300 mijë euro. Rritja, nëse miratohet nga parlamenti, do të përbëjë një goditje të rëndë për të pasurit që kërkojnë të shpëtojnë nga taksat e larta në vende të tjera të Europës.

Gjatë dekadës së fundit, Italia, dhe veçanërisht kryeqyteti i saj financiar, Milano, është shndërruar në një destinacion tërheqës për super të pasurit e botës, të joshur nga cilësia e jetesës dhe lehtësitë fiskale që u mundësojnë të paguajnë një shumë fikse mbi të gjitha të ardhurat e tyre jashtë vendit.
Por skema ka qenë e debatueshme mes qytetarëve të zakonshëm italianë, sidomos në Milano, të cilët e kanë fajësuar atë për rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe përkeqësimin e krizës së banesave.

Një zyrtar i Ministrisë së Financave deklaroi të premten se masa është përfshirë në projektbuxhetin e Italisë për vitin 2026, i cili parashikon rreth 18.7 miliardë euro ulje taksash dhe rritje të shpenzimeve sociale, përfshirë një ulje taksash për punëtorët me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Projektbuxheti gjithashtu konfirmon synimin e Romës për të mbledhur mbi 4 miliardë euro nga bankat vitin e ardhshëm, pasi anëtarët e koalicionit trepartiak të kryeministres Giorgia Meloni arritën një kompromis në minutën e fundit për mënyrën e sigurimit të të ardhurave pa vendosur një taksë fitimprurëse (windfall tax).

“Është një ligj buxheti që u përgjigjet nevojave dhe problemeve konkrete të familjeve, bizneseve dhe punëtorëve të këtij vendi,” tha Meloni në një konferencë shtypi në Romë.

Me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të planifikuara për vitin 2027, Meloni është e etur të lehtësojë presionin financiar mbi familjet italiane, fuqia blerëse e të cilave është gërryer nga presionet e forta inflacioniste në vitet pas pandemisë së Covid-19.
Megjithatë, me pritshmëritë për rritjen e PBB-së nën 1% për tre vitet e ardhshme, Roma po kërkon burime të reja të ardhurash për ta mbajtur deficitin buxhetor nën pragun 3% të BE-së.

Nëse miratohet nga Parlamenti në javët e ardhshme, taksa e re e sheshtë prej 300 mijë eurosh do të zbatohet mbi të ardhurat jashtë vendit të personave që zhvendosen në Itali, sapo të hyjë në fuqi buxheti i ri në janar 2026.
Kjo do të jetë rritja e dytë e kësaj skeme, e cila nisi në vitin 2016 për të luftuar “ikjen e trurit”. Që atëherë, ajo ka tërhequr shumë të pasur që janë vendosur në Milano, veçanërisht pasi Britania e Madhe shtrëngoi regjimin e saj fiskal.

Qeveria e Melonit vitin e kaluar e dyfishoi taksën e sheshtë për të ardhurit e rinj në 200 mijë euro. Ministri i Financave, Giancarlo Giorgetti, e përshkroi atëherë skemën si “të ashtuquajturën taksë e sheshtë për miliarderët” dhe këmbënguli se Italia mbetet ende një destinacion tërheqës për super të pasurit, edhe pas rritjes.

Sipas rregullave aktuale, një banor i ri i huaj, ose një italian që kthehet pas të paktën nëntë vitesh qëndrimi jashtë vendit, mund të paguajë një taksë të sheshtë prej 200 mijë eurosh në vit mbi çdo të ardhur apo pasuri të huaj për një periudhë deri në 15 vjet.

Vende të tjera që kanë qenë me interes të shtuar nga të pasurit përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat nuk vendosin asnjë taksë personale mbi individët.
Monako dhe Zvicra vazhdojnë të jenë destinacione të preferuara për super të pasurit. Ndërkohë që Zvicra është një nga vetëm tre vendet europiane që zbaton një taksë mbi pasurinë neto, të huajt e pasur mund të arrijnë marrëveshje të personalizuara me autoritetet kantonale për shumën e përgjithshme të taksave që paguajnë mbi të ardhurat dhe pasurinë e tyre. /MONITOR

itali

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës