LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ A është Perëndimi i drejtë ndaj Kosovës?

Tema e Asociacionit aktualizohet shpesh në Kosovë, qysh prej vitit 2013, atëherë kur vendi e ka arritur një marrëveshje me Serbinë për formimin e tij.

16 Maj 2024, 13:36 Nga B.Z
Analiza/ A është Perëndimi i drejtë ndaj Kosovës?
Foto ilustruese

KOSOVË - Qasja e Francës dhe e Gjermanisë përmes kushtëzimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) me hedhjen e hapave drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është për t’u admiruar, sidomos për faktin se ato janë të bindura se Kosova duhet të jetë pjesë e kësaj organizate, se ato janë vende të QUINT-it, dhe se flasin me plot gojën në mbështetje të Kosovës – kështu vlerëson Engjëllushe Morina nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ajo pohon se njoftimi i Kosovës se po përgatit një draft-statut për themelimin e “një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, duhet të jetë argument i mjaftueshëm për Perëndimin, sepse, sipas saj, tregon gatishmërinë e Kosovës për t’i adresuar brengat rreth komunitetit serb.

“Secila lëvizje, sado e vogël të jetë, në drejtim të formimit të Asociacionit, do të mjaftojë në këto momente”, thotë Morina për REL-in. Sipas saj, ky është momenti kur duhet të përkrahet Kosova, pasi anëtarësimi në Këshill – organizatën lidere për të drejta të njeriut – do të sillte shumë përfitime për qytetarët e këtij vendi, përfshirë minoritetet.

Por, Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, nuk është optimist.

“Jam skeptik, duke marrë parasysh se refuzimi i Qeverisë së [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti për të prezantuar draftin e vet, ka shtyrë [të dërguarin evropian për dialog, Mirosllav] Lajçakun dhe QUINT-in të hartojnë propozimin e tyre, dhe për faktin që Prishtina po kërkon nga Berlini, Parisi dhe Roma të votojnë këtë javë për diçka që do të mund ta shohin më vonë”.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës do të mblidhet më 16 dhe më 17 maj. Kosova nuk është në agjendë, dhe ka pak mundësi të futet.

I pyetur nëse vendimi i Kosovës për të hartuar një draft-statut për Asociacionin do ta bindë Francën dhe Gjermaninë, Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet thotë për Radion Evropa e Lirë se diplomacia ka të bëjë me argumentim, ndonëse, sipas tij, letra që Kosova ia ka shkruar Këshillit të Evropës për hapat drejt Asociacionit, ka ardhur pak me vonesë.

“Kosovës i nevojiten argumente të forta, ajo i ka ato… I takon Qeverisë së Kosovës që t’i bindë të gjithë se është serioze, se ka qenë serioze në muajt e fundit”, pohon Knaus, i cili beson se Asambleja Parlamentare e KiE-së e ka thënë fjalën e vet, kur më 16 prill e ka mbështetur raportin e deputetes greke, Dora Bakoyannis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

“Nëse Komiteti i Ministrave nuk e respekton rekomandimin e Asamblesë Parlamentare, atëherë kemi një krizë. Nuk është krizë për Kosovën, është krizë për institucionin”, vlerëson Knaus.

Pse kjo qasje e Perëndimit ndaj Kosovës?

Analisti Weber beson se Perëndimi ka pasur në vazhdimësi qasje të padrejtë ndaj Kosovës në vitet e fundit, dhe, sipas tij, kjo qasje bazën e ka te “dialogu i dështuar” Kosovë-Serbi.

Dy arsyet kryesore, sipas tij, janë:

Gjithë diskutimet nëse Kosova do të mund të anëtarësohet ose jo këtë javë në Këshillin e Evropës, nuk përbëjnë diçka të padëgjuar më parë për Weberin.

Ai rikujton se ngjashëm ka ndodhur edhe në të kaluarën, duke përmendur shembullin e mosanëtarësimit të Kosovës në Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL).

Sipas analistit gjerman, diçka e tillë ka ndodhur dhe mund të ndodhë prapë në të ardhmen, jo pse do të ketë kundërshtime prej vendeve mosnjohëse, por sepse Kosova nuk koordinohet si duhet me aleatët e saj.

Përveç kushteve lidhur me anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare, Weber e sheh si të padrejtë qasjen e Perëndimit ndaj Kosovës edhe me vënien e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës për tensionet në veri, në maj të 2023-tës, teksa nuk e ka ndëshkuar Serbinë për sulmin e armatosur në Kosovë, në fshatin Banjskë, po atë vit – për të cilin Beogradi e mohon përfshirjen – apo për mënyrën se si janë mbajtur zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.

Çfarë duhet të bëjë Kosova?

Weber i var shpresat te përbërja e re diplomatike pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian, pasi, tani për tani, Prishtina nuk ka shumë për të bërë.

“Shpresoj që do të krijohet një mundësi e re për të shtyrë Perëndimin që të ndryshojë qasjen në dialog, dhe të pranojë se qasja aktuale nuk është duke funksionuar, dhe se ekziston nevoja për një strategji të re”, thotë Weber.

Morina vlerëson se duhet të rishikohet procesi i dialogut, “…për të parë se sa mund të sjellë benefite ky proces i dizajnuar kësisoj, apo nëse duhet të ridizajnohet komplet. Këtu, Qeveria e Kosovës duhet ta ketë kontributin e vet dhe duhet të angazhohet për të treguar se si e paramendon Kosova zgjidhjen e Asociacionit përmes procesit të dialogut”.

Tema e Asociacionit aktualizohet shpesh në Kosovë, qysh prej vitit 2013, atëherë kur vendi e ka arritur një marrëveshje me Serbinë për formimin e tij.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia ngulmon që Kosova t’i zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar disa herë kundër një asociacioni njëetnik./REL

kosove perendim asosacion

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet