LIVE UPDATES
Bota

Biden në vështirësi për frenimin e luftës Izrael-Hamas, ndërsa konflikti përhapet

Në fillim të kësaj jave, Teherani u zotua për kundërpërgjigje për vrasjen në Siri të Seyed Razi Mousavit, këshilltar i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

28 Dhjetor 2023, 21:08 Nga I.A
Biden në vështirësi për frenimin e luftës Izrael-Hamas,
Biden dhe Netanyahu

SHBA- Ndërsa qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu zgjeron ofensivën e saj tokësore në Gazë, kërcënimet e Iranit për hakmarrje për sulmet ajrore që vranë një oficer të lartë ushtarak dhe sulmet e vazhdueshme nga grupet e mbështetura nga Teherani në rajon po rrisin gjasat për një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Është një rrezik që nuk i shërben aspak presidentit amerikan Joe Biden ndërsa hyjmë në një vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të kësaj jave, Teherani u zotua për kundërpërgjigje për vrasjen në Siri të Seyed Razi Mousavit, këshilltar i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Mousavi raportohet se ishte i përfshirë në furnizimin me armë për Hezbollahun, milicinë e mbështetur nga Irani në Liban dhe Siri, e cila ka intensifikuar sulmin e saj nga kufiri verior i Izraelit në solidaritet me Hamasin në Gazë. Izraeli nuk pranoi të konfirmojë se qëndron pas sulmit ajror që vrau Mousavin.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj pyetjeve të Zërit të Amerikës nëse Izraeli e informoi Uashingtonin paraprakisht për sulmet ajrore që vranë Mousavin, apo nëse administrata amerikane beson se lufta nuk do të përshkallëzohet përtej Gazës.

Konflikti përhapet

Menjëherë pas fillimit të luftës në Gazë, Shtetet e Bashkuara zhvendosën njësitë ushtarake në Lindjen e Mesme për të penguar sulmet dhe i dërguan mesazh Teheranit dhe përfaqësuesve të tij që të mos përfshiheshin në konflikt. Në të gjithë rajonin, megjithatë, ka shenja se konflikti po përhapet.

Të hënën, Presidenti Biden urdhëroi sulme “të nevojshme dhe proporcionale” ndaj Kataib Hezbollahut, forcat paraushtarake të mbështetura nga Irani në Irak, në përgjigje të një sulmi me dron që plagosi ushtarë në një bazë ushtarake amerikane në Irbil, në Irakun verior.

Bagdadi dënoi sulmet amerikane si një “akt armiqësor” dhe një shkelje të sovranitetit të tij. Por, me rreth 3,500 trupa amerikane në Irak dhe Siri që gjenden afër vijës së zjarrit, analistët thonë se Presidenti Biden nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të kundërpërgjigjej.

Të martën, milicia Houthi e Jemenit e mbështetur nga Irani, e njohur gjithashtu si Ansar Allah, mori përgjegjësinë për një sulm me raketa në një anije transporti në Detin e Kuq. Ky ishte sulmi i fundit në një varg sulmesh ndaj anijeve në javët e fundit që ka shtyrë Uashingtonin të krijojë një koalicion të forcave detare shumëkombëshe për të patrulluar rrugët ujore.

Përshkallëzimi është i pashmangshëm pasi grupet e mbështetura nga Irani konkurojnë me njëra tjetrën që të tregojnë mbështetjen e tyre për Hamasin, thotë Michael Knights, bashkëpunëtor në Institutin e Uashingtonit i cili merret veçanërisht me milicitë e mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri.

“Disa lojtarë brenda Boshtit të Rezistencës, si Houthitë, po përpiqen të tregojnë se janë më të përkushtuar ndaj kauzës sesa fraksionet e tjera irakiane, libaneze ose siriane”, i tha ai Zërit të Amerikës, duke iu referuar grupeve në rajon që kanë nivele të ndryshme të afërsisë ushtarake dhe politike me Teheranin.

“Deti i Kuq është shqetësimi kryesor sepse Houthi-t janë shumë më të vështirë për t'u penguar, veçanërisht sepse askush nuk dëshiron të prishë procesin e paqes të Arabisë Saudite”, shtoi ai.

Që nga viti 2022, Arabia Saudite dhe rebelët Houthi në Jemen kanë negociuar një armëpushim të përhershëm për t'i dhënë fund luftës së tyre tetëvjeçare.

'Në prag lufte'

Që nga fillimi i konfliktit në Gazë, Izraeli është përfshirë në përleshje të ashpra ndërkufitare me Hezbollahun në Liban.

“Situata është me të vërtetë në prag të luftës”, tha Elisheva Machlis, pedagoge e Studimeve të Lindjes së Mesme në Universitetin Bar-Ilan.

Dhjetëra mijëra izraelitë janë evakuuar nga qytetet kufitare në pritje të një sulmi nga Hezbollahu. Është “një situatë e patolerueshme” që mund të jetë duke e kthyer opinionin publik në favor të zgjerimit të luftës në veri, tha zonja Machlis për Zërin e Amerikës.

Qeveria e zotit Netanyahu ka thënë se nuk përjashtohen veprimet ushtarake për të siguruar që qytetarët izraelitë të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Rreziku i luftës Izrael-Iran

“Vendimi i Izraelit për të vrarë një anëtar të rangut të lartë të ushtrisë iraniane në Damask është një provokim i madh”, thotë Omar Rahman, anëtar i Këshillit të Lindjes së Mesme për Çështjet Globale.

“Irani nuk është përfshirë drejtpërdrejtë deri më tani, por nëse komandantët e tij vendosen në objektiv, Teherani do ta ketë të vështirë të vazhdojë rrugën e vetëpërmbajtjes”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Izraeli as konfirmon dhe as mohon përfshirjen në vdekjen e Mousavit.

Nëse Izraeli qëndron pas vrasjes, është e paqartë nëse po e bën këtë si një paralajmërim për Teheranin apo për të shkaktuar një përgjigje iraniane që do t'i jepte Izraelit pretekstin për të zgjeruar luftën, tha Trita Parsi, nënkryetare ekzekutive e Institutit “Quincy” për Shtetin e Përgjegjshëm, një grup kërkimor për politikën e jashtme në Uashington.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant pranoi se vendi është “në një luftë shumë frontesh”, nën sulm në “shtatë fronte”, duke përfshirë Gazën, Bregun Perëndimor, Libanin, Sirinë, Irakun, Jemenin dhe Iranin.

Trysni ndaj Izraelit

Ndërsa Presidenti Biden përgatitet për zgjedhjet e nëntorit 2024 me sondazhet që tregojnë se shumica e amerikanëve nuk e përkrahin politikën e tij ndaj Gazës, ai është i prirur të shmangë një luftë më të gjerë. Privatisht, administrata e Presidentit Biden i ka kërkuar izraelitëve të tregojnë vetëpërmbajtje në Liban.

Në Gazë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje gjithnjë e më publike dhe urgjente për Izraelin që të kalojë në një fazë më të kufizuar të luftës. Sulmet izraelite, megjithatë, janë intensifikuar.

“Ne po zgjerojmë luftën në ditët në vijim”, tha Kryeministri Netanyahu në komentet e publikuara nga partia e tij “Likud” të hënën.

Presioni i Shteteve të Bashkuara ndaj Izraelit vazhdoi të martën, ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan u takuan në Uashington me Ron Dermer, ministrin izraelit të çështjeve strategjike. Midis temave të lidhura me Gazën, takimi u përqëndrua në “kalimin në një fazë tjetër të luftës për të maksimalizuar vëmendjen tek objektivat me vlerë të lartë të Hamasit” dhe “hapat praktikë për të përmirësuar situatën humanitare dhe për të minimizuar dëmin ndaj civilëve”, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ky është takimi më i fundit në kuadër të një angazhimi diplomatik njëmujor nga ndihmësit kryesorë të Presidentit Biden me palët e interesuara në të gjithë rajonin, duke nxitur për më shumë ndihmë për banorët e Gazës dhe marrëveshjet për lirimin e pengjeve, edhe pse vazhdon t'i ofrojë Izraelit ndihmë ushtarake dhe mbështetje diplomatike.

Në Kombet e Bashkuara, ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield punoi me shtetet arabe për të arritur miratimin e një rezolute mbi pauzat e përkohshme në luftime dhe mekanizmat e shpërndarjes së ndihmës humanitare. Uashingtoni abstenoi për të lejuar miratimin nga Këshilli i Sigurimit.

Presidenti Biden “po provon çdo zgjidhje të mundshme, përveç asaj më të dukshme: armëpushim në Gazë”, tha për Zërin e Amerikës zoti Parsi, nga Instituti Quincy. “Një armëpushim do t'i jepte fund sulmeve ndaj trupave amerikane, do t'i jepte fund sulmeve ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe me shumë gjasa do të qetësonte edhe kufirin libanez izraelit”.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thonë se një armëpushim në këtë pikë do të lejojë Hamasin të rimarrë forcat.

Që nga 9 tetori, sulmet ajrore izraelite dhe një ofensivë tokësore kanë vrarë rreth 21,000 njerëz në Gaza, sipas të dhënave të pakonfirmuara nga burime të autoriteteve të Hamasit. Sulmi terrorist i Hamasit i 7 tetorit në Izrael vrau 1200 njerëz, shumica civilë. Kjo dhunë është episodi më i përgjakshëm në konfliktin prej dekadash mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Marrë nga VOA

benjamin netanyahu joe biden

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës