LIVE UPDATES
Bota

Analistët: Aktiviteti i grupit Wagner tregon dobësinë e ushtrisë ruse

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, thotë se grupi mercenar rus Wagner, ashtu si ushtria ruse, po përjeton mungesa në radhët e tij dhe po rekruton të dënuar.

30 Dhjetor 2022, 18:47 Nga I.A
Analistët: Aktiviteti i grupit Wagner tregon dobësinë e
Wagner

SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, John Kirby njoftoi në fund të dhjetorit se grupi mercenar rus Wagner po zgjeron ndikimin e tij. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Garri Knyagnitsky thotë se kompania private ushtarake ruse po rekruton të dënuar dhe ka marrë armë nga Koreja e Veriut.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, thotë se grupi mercenar rus Wagner, ashtu si ushtria ruse, po përjeton mungesa në radhët e tij dhe po rekruton të dënuar. Zoti Kirby thotë se kreu i kompanisë private Wagner, Yevgeny Prigozhin ka shkuar personalisht në burgjet ruse për të rekrutuar të dënuar për të luftuar në vijën e parë të frontit.

"Duket se zoti Prigozhin është i gatshëm të sakrikojë jetë rusësh në Bakhmut. Në fakt, rreth një mijë luftëtarë të Grupit Wagner janë vrarë atje në luftime javët e fundit, dhe ne besojmë se 90% nga ata një mijë luftëtarë ishin ish-të burgosur”.

Olga Romanova është themeluesja e grupit të të drejtave civile Rusia prapa Hekurave.

"Ata nuk janë të interesuar për ideologjinë; atyre u interesonte të liroheshin. Ata donin të ishin të lirë të bënën atë që bënin kur ishin në banda, për të qenë jashtë qelisë, për të mos pasur rregulla”, thotë ajo.

Zoti Kirby thotë se ndikimi i Grupit Wagner po rritet. Zoti Prigozhin ka kritikuar disa herë publikisht gjeneralët e ushtrisë ruse për strategjinë e tyre të dështuar në Ukrainë. Analistët thonë se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë është përgjigjur negativisht ndaj fushatës së rekrutimit të Grupit Wagner.

"Në fakt Grupi Wagner po konkurron me njësitë ushtarake të ushtrisë ruse dhe po rekruton nga burgjet. Përshtypja është se të burgosurit janë të egër, por kjo nuk do të thotë se ata kanë trajnim të mirë ushtarak.
Kjo tregon se sa e dobët është ushtria ruse."

Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, Peter Zwack, është dakord.

"Kur përdor forca alternative ndaj trupave të ushtrisë dhe nuk arrin asgjë, kjo reflekton negativisht për ushtrinë ruse."

Shumë të dënuar e shohin rekrutimin nga Grupi Wagner si mënyrë shpëtimi nga burgu. Zonja Romanova thotë se ata nuk janë të motivuar për të luftuar, por përkundrazi e shikojnë rekrutimin si një biletë drejt lirisë. Megjithatë, shumë prej tyre, pasi rekrutohen, përpiqen të largohen ose ndryshojnë palë dhe u bashkohen Forcave të Armatosura të Ukrainës. Grupi Wagner nuk ngurron të kundërpërgjigjet. Në mes të nëntorit, qarkulloi një video që tregonte mercenarët e Grupit Wagner duke ekzekutuar një anëtar të grupit që dezertoi në Ukrainë.

"Shumë ranë dakord të bashkoheshin me Grupin Wagner duke shpresuar të iknin menjëherë. Kjo është arsyeja pse mijëra prej tyre dorëzohen, dezertojnë. Kjo është arsyeja që shohim ekzekutime pa gjyq. Dhe Prigozhin bëri një gabim të madh sepse mendoi se këto ekzekutime do t’i bënin të dënuarit që të kishin frikë të iknin, por ata thjesht nuk po bashkohen më me Grupin Wagner", thotë zonja Romanova.

Informacionet e zbulimit kanë treguar gjithashtu se Grupi Wagner po merr furnizime me armë nga Koreja e Veriut, thotë zoti Kirby. Sipas të dhënave të Pentagonit, dërgesa e parë nga Koreja e Veriut u bë në nëntor dhe kjo, shton zëdhënësi Kirby, është një shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Marrë nga VOA

wagner olga romanova john kirby

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet