LIVE UPDATES
Bota

Gryphon alarmoi botën, Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për qytetarët nga Kina: Bëni doza të katërta vaksine për tu mbrojtur

Mbledhja e Komitetit Teknik erdhi pasi SHBA-t, Italia, Japonia, Tajvani, India dhe Britania e Madhe kanë vendosur të kthejnë masa kufizuese për shtetasit kinezë ose qytetarë të tjerë që futen në vend nga Kina.

30 Dhjetor 2022, 15:56 Nga F.M
Gryphon alarmoi botën, Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin
Komiteti Teknik i Ekspertëve

TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që testi për qytetarët që vijnë nga Kina, të mos jetë një kusht për hyrjen në vendin tonë. Në një mbledhje të zhvilluar këtë mesditë, Komiteti Teknik i Ekspertëve thotë se situata pandemike në vend është përgjithësisht e mirë, pasi incidenca në Shqipëri është tepër e vogël dhe imunizimi është i mirë.

Ekspertët e menaxhimit të pandemisë rekomandojnë kryerjen e dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit. Pra, qytetarët shqiptarë do të duhet të bëjnë doza të katërta të vaksinave anti-covid, për të qenë më të mbrojtur. Në Shqipëri deri më sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullesia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%.

Mbledhja e Komitetit Teknik erdhi pasi SHBA-t, Italia, Japonia, Tajvani, India dhe Britania e Madhe kanë vendosur të kthejnë masa kufizuese për shtetasit kinezë ose qytetarë të tjerë që futen në vend nga Kina. Kjo për shkak të variantit të ri që është përhapur në Kinë, në mënyrë masive. Tashmë, për tu futur në Itali, Britaninë Madhe dhe SHBA-të duhet të kesh një test që vërteton se nuk je i infektuar. Varianti më i ri quhet Gryphon, i familjes “Omicron”, i cili deri më tani raportohet se është imun nga vaksinat e prodhuara.

Njoftimi i plotë:

Komiteti Teknik i Eksperteve te menaxhimit te pandemise Covid 19 ka ndjekur me vemendje dhe ne vazhdimesi dinamiken e situates epidemiologjike te infeksionit Sars Cov 2 dhe semundjes Covid 19. Sic jeni ne dijeni edhe nga raportimet tona te perditshme situata aktuale ne vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve te reja ditore javen e fundit e cila është edhe java e 51 e ketij viti, eshte 18 raste të reja ditore. Incidenca dy javore eshte 8 per 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri eshte 195. Jane 2 paciente te shtruar ne Spitalin Infektiv dhe asnje ne njesite e kujdesit intensiv. Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullesia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%. Nje situate e stabilizuar paraqitet edhe ne rajon e ne Europe. Por, prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, shoqëruar kjo edhe me shtrime në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtamet e virusit përgjegjës.

Në këtë kuadër, disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit Covid për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës. Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit te Sëmundjeve ose ECDC, si edhe Komisioni i Sigurise i KE, i mbledhur diten e djeshme (si edhe Mbreteria e Bashkuar), per momentin nuk e shikojne me riskt te larte shperthimin e nje vale te re epidemie, por per faktin qe virusi qarkullon edhe ne Europe dhe niveli i imunizimit eshte i mire, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes se kujdesshme të dinamikës së kësaj situate. Edhe komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së.

Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike. Të nderuar qytetarë! Zhvllimet e pandemisë po demonstrojnë gjithmonë dhe më qartë vlerën e vaksinimit. Le të vazhdojmë të kryejmë vaksinat sipas rekomandimeve të mjekut të familjes, në mënyrë që të mos afektohemi nga një valë e re. Prandaj ata qytetarë të cilët kanë kryer dy dozat e vaksinës bazë dhe nuk kanë bërë dozën e tretë ose të katërt të rendin menjëherë drejt qendrave të vaksinimit dhe t’i kryejnë këto doza. Sepse janë edhe me vaksinen e cila është përgjegjëse të mbron edhe nga variantet e reja të OMICRON-it, të cilat janë ato të cilat janë qarkulluese sot. Po ashtu edhe ata të cilët deri më sot nuk e kanë kryer akoma vaksinimin bazal të shkojnë drejt qendrave tona të vaksinimit për ta aplikuar këtë vaksinë, është e vetmja mënyrë e cila na mbron nga sëmundja dhe na mbron nga shpërthimi i një vale të re.

gryphon komiteti teknik i eksperteve

Sondazh

Poll
Bota 30 Dhjetor 2022, 15:08 a.l

Sindroma e vdekjes së papritur ruse

Rusia RUSI- Nga Elaine Godfrey- The Atlantic  Lista e njerëzve që nuk do të dëshironit të jeni aktualisht: Një manjat r...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet