LIVE UPDATES
Bota

Alina e Kubës, film për historinë e vajzës jashtë martese të udhëheqësit Fidel Castros

Castro e njohu vajzën e vogël, të vetmen bijë mes tetë fëmijëve, vetëm pas rrëzimit të Batistas në janar 1959 – pas marshimit të tij fitimtar në Havanë.

19 Gusht 2022, 09:03 Nga A.B

Alina e Kubës, film për historinë e vajzës jashtë

“Për mua ka prioritet që të flas për Kubën”. Alina Fernández Revuelta mendon të kritikojë ashpër sistemin politik të krijuar nga i ati në ishullin e Karaibeve, pas revolucionit.

Dikur Alina e adhuronte shumë të atin, heroin e revolucionit. Po le ta tregojmë historinë me radhë. E ëma e saj, Natalia “Naty” Revuelta Clews vinte nga familje e kamur. Ajo ishte grua e zgjuar dhe e njohur në qytet për bukurinë e saj, gjë që nuk duhet t’i ketë shpëtuar Fidel Castros së ri. Për herë të parë ata u takuan në nëntor 1952 gjatë një aktiviteti të organizuar në Universitetin e Havanës. Castro në atë kohë ishte ende i panjohur. Gjë që do të ndryshonte vetëm disa muaj më vonë: Më 26 korrik 1953, ai së bashku me ithtarët e tij u ngritën kundër presidentit diktatorial Fulgencio Batista dhe pushtuan kazermën Moncada në Santiago, repartin e dytë më të madh ushtarak të Kubës.

Përpjekja për puç dështoi, por Castro u bë i njohur brenda natës. Së bashku me rebelë të tjerë ai u fut në burg por u lirua një vit më vonë gjatë një amnestie të përgjithshme – dhe vendosi sërish kontakt me Naty-n. Megjithëse të martuar me partnerë të tjerë, ata ranë në dashuri dhe nga si rrjedhojë më 19 mars 1956 lindi Alina. Në atë kohë Fideli gjendej në Meksikë, ku bënte plane për revolucionin dhe ku u njoh me ErnestoChe Guevara-n. Por kjo është një tjetër histori.

Si u kthye Alina në antikomuniste 

Castro e njohu vajzën e vogël, të vetmen bijë mes tetë fëmijëve, vetëm pas rrëzimit të Batistas në janar 1959 – pas marshimit të tij fitimtar në Havanë. Alina vetë ishte dhjetë vjeç kur mësoi se bashkëshorti i së ëmës, kirurgu i njohur i zemrës, Orlando Fernández, nuk ishte babai i saj biologjik. “Ndihesha sikur një shkop magjik të më kishte kthyer në princesë”, shkruante ajo më vonë në kujtimet e saj. Ajo iu lut të ëmës: “Mami, merre menjëherë në telefon, unë kam kaq shumë gjëra për t’i treguar.”

Por ndërkohë që Naty Revuelta-s kishte hequr dorë nga jeta e mirë si bashkëshorte e një mjeku dhe kishte shitur bizhuteritë në mënyrë që Castro të blinte armë për revolucionin, adhurimi i Alinas për ish-heroin e revolucionit filloi të merrte të krisura.

Kur ishte fëmijë asaj i ishte dashur të luftonte që Fideli ta lejonte të mbante mbiemrin Castros, por kur ky më në fund e lejoi, ajo nuk e donte më. Castro e pranoi të bijën, por sipas revistës “Foreign Policy”, ajo ka qenë më e afërt me të ungjin, xhaxha Raúlin: Ai ishte një nga ata tek i cili mund të shkoje në çdo kohë për të kërkuar ndihmë, kur njeriu kishte ndonjë problem praktik… Fideli nuk ishte i gatshëm për të ndihmuar.” Ajo ndihej e kontrolluar dhe nën presion nga i ati dhe filloi të vuante gjithnjë e më shumë nga regjimi “Socialismo o Muerte” (Socializëm ose Vdekje) që sundonte në Kubë.

Shumë përpjekje për të gjetur punë në Kubëdështuan për shkak të rebelimit të saj kundër sistemit politik: Ajo u shkarkua. Përpjekjet e herëpashershme për të udhëtuar jashtë vendit refuzoheshin të gjitha nga i ati. Në vitin 1993 Alina Fernández arriti të arratisej. Me paruke në kokë dhe pasaportën e një spanjolleje ajo hipi në një avion që shkonte për Madrid dhe u vendos më vonë në Miami, ashtu si shumë kubanezë në mërgim.

Atje ajo luftoi me forcë për të arratisurit e tjerë nga vendi i saj dhe demostronte kundër regjimit të Castros. U deshën të kalonin 21 vjet, derisa Alina Fernández të shkelte sërish në tokën kubane, për të vizituar të ëmën e sëmurë, e cila ndërroi jetë një vit më vonë.

Alina Fernández u beson producentëve të filmit  

Tani që jeta e saj do të tregohet në ekranet e kinemave, ajo u impresionua shumë nga ndarja e roleve në filmin “Alina of Cuba”, megjithëse sipas deklaratës së saj, deri tani ajo ka qenë përfshirë pak në procesin filmik, duke qenë këshilltare e tij.

Aktori amerikan James Franco (44) do të luajë të atin, Fidel Castro, argjentinasja Mía Maestro do të luajë të ëmën. Ajo vetë do të luhet nga Ana Villafañe, e lindur në Miami nga një kubaneze dhe një salvadorian.

“Jam shumë e kënaqur me zënien e roleve, dhe Ana Villafañe është një aktore e mrekullueshme. Unë mendoj se ajo do të jetë zbulimi i vërtetë i këtij filmi,” thotë Alina Fernández e vërtetë.

Regjisor i filminit me buxhet të ulet është spanjolli Miguel Bardem, një farefis i aktorit të famshëm ndërkombëtar, Javier Bardem. Meqenëse nuk është e mundur që xhirimet të zhvillohen në Kubë, prodhuesit e filmit janë duke kërkuar në Kolumbi për arkitekturë koloniale që mund të ringjallë në film Havanën e epokës së Castros.

Megjithëse skenari i shkruajtur nga José Rivera, një nga pretendentët për titullin Oskar (2004 për “Udhëtimi i Che-së së ri”) dhe nga marrësi i çmimit Pulitzer Nilo Cruz, bazohet në librin e kujtimeve të Alinës me titull “Alina: Memorias de la Hija Rebelde de Fidel” (Kujtimet e vajzës rebele të Fidelit”) botuar në vitin 1997, filmi nuk ndjek librin. “Unë kam folur orë të tëra me regjisorin, por autorët e skenarit kanë pasur liri të plotë”.

Alina jeton në Miami, por do të shkojë në Kolumbi për të ndjekur xhirimet. Për revistën “CiberCuba” ajo tha se ka besim të plotë tek prodhuesit e filmit, se do ta prezantojnë Kubën si duhet. Nëse çdo gjë shkon sipas planeve, filmi do të shfaqet në kinema në fillim të 2023, pikërisht 30 vjet pas arratisjes së Alinas nga Havana.

Krahas filmit artistik do të prodhohet edhe një film dokumentar me titull “E bija e revolucionit”, i cili nuk ka në fokus vetëm vendet e xhirimit të filmit artistik “Alina of Cuba”, por tregon edhe historinë e Kubës, sipas këndvështrimit të Alinas./DW

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet