LIVE UPDATES
Bota

Gjykatësi amerikan: Mund të deklasifikojmë disa prova për kontrollin në shtëpinë e Trump

Mediat po përpiqen të bindin një gjykatës federal se publiku ka të drejtën të njihet me provat që janë përdorur për të siguruar miratimin e gjykatës për kontrollin në rezidencën Mar-a-Lago të ish-presidentit.

18 Gusht 2022, 22:52 Nga I.A
Gjykatësi amerikan: Mund të deklasifikojmë disa prova për
Mar-a-Lago

SHBA- Një gjykatë shqyrtoi të enjten nëse do të bënte publike të dhënat që përmbajnë prova të paraqitura nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për të justifikuar kontrollin në shtëpinë e presidentit Donald Trump në Florida javën e kaluar, një rast ky që i vendos mediat përballë prokurorëve federalë. Mediat po përpiqen të bindin një gjykatës federal se publiku ka të drejtën të njihet me provat që janë përdorur për të siguruar miratimin e gjykatës për kontrollin në rezidencën Mar-a-Lago të ish-presidentit.

Por Departamenti i Drejtësisë e ka kundërshtuar zbulimin e dokumentit që përmban prova, të cilat u dhanë hetuesve arsye të mundshme për të besuar se ishin kryer krime në shtëpinë e zotit Trump në Palm Beach të Floridas. Jay Bratt, kreu i seksionit të kundërzbulimit të departamentit, i tha gjykatësit të enjten se zbulimi i dokumentit nuk është në interesin publik sepse mund të dëmtojë hetimin që po vazhdon.

“Ekziston një tjetër interes publik që rrezikohet dhe ky është interesi publik që hetimet penale të mund të ecin përpara pa pengesa”, tha ai.

Kontrolli ishte pjesë e një hetimi federal nëse zoti Trump mori ilegalisht dokumentet kur u largua nga detyra në janar të vitit 2021 pasi humbi zgjedhjet presidenciale nga demokrati Joe Biden.

Departamenti i Drejtësisë po heton shkeljet e tre ligjeve, duke përfshirë një dispozitë në Ligjin e Spiunazhit që ndalon mbajtjen e informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe një statut tjetër që e bën krim shkatërrimin, fshehjen ose falsifikimin me vetëdije të të dhënave me qëllimin për të penguar një hetim.

Avokatët e disa mediave, duke përfshirë “The New York Times”, botuesin e “Wall Street Journal”, “ABC News” dhe “NBC News” i kërkuan gjykatësit, Bruce Reinhart të enjten që të zbulojë dokumentin në fjalë dhe materiale të tjera që janë dorëzuar në gjykatë, duke thënë se e drejta e publikut të dihet dhe rëndësia historike e kërkimit tejkalon çdo argument për të mbajtur të dhënat e mbyllura.

“Publiku nuk mund të kishte një interes më bindës për të siguruar transparencë maksimale mbi këtë ngjarje,” tha Charles Tobin, një nga avokatët që argumenton për mediat.

Zoti Trump në deklaratat në rrjetet sociale i ka bërë thirrje gjykatës që të zbulojë versionin e pa redaktuar të dokumentit “në interes të transparencës.”

Por, asnjë nga avokatët e zotit Trump nuk ka bërë mocion për t'i kërkuar gjykatës federale të West Palm Beach, ta bëjë këtë. Avokatja e tij, Christina Bobb, megjithatë, ishte e pranishme në sallën e gjyqit të enjten për të vëzhguar procedurat.

Presidenti Trump thotë se kërkimi ishte i motivuar politikisht. Ai gjithashtu ka thënë, pa dhënë prova, se e kishte të gatshëm urdhrin për deklasifikimin e dokumenteve në fjalë për çka edhe u bë kontrolli në shtëpinë e tij.

Megjithatë, asnjë nga tre ligjet e cituara nga Departamenti i Drejtësisë në urdhrin e kërkimit nuk kërkon të konfirmojë se dokumentet e marra ishin sekrete.

Kërcënimet e drejtuara ndaj agjentëve të FBI-së janë shtuar që nga kontrolli. Në shtetin amerikan, Ohio javën e kaluar, policia qëlloi për vdekje një burrë të armatosur pasi ai u përpoq të depërtonte në një ndërtesë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Një tjetër person në shtetin, Pensilvania, ndërkohë, është akuzuar për kërcënime kundër agjentëve të FBI-së.

Zoti Bratt tha të enjten se dy agjentët, emrat e të cilëve u shfaqën në një kopje të urdhërit për kontroll që kishte rrjedhur në media, kanë marrë gjithashtu kërcënime. Ai gjithashtu tha se departamenti “është shumë i shqetësuar për sigurinë e dëshmitarëve në këtë rast”.

Retorika e zotit Trump kundër FBI-së është dëgjuar nga votuesit republikanë, 54% e të cilëve thonë se zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit u sollën në mënyrë të papërgjegjshme në këtë rast, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos këtë javë. Kontrolli në Mar-a-Lago shënoi një përshkallëzim të rëndësishëm në një nga hetimet e shumta federale dhe shtetërore me të cilat përballet zoti Trump që nga koha e tij në detyrë si president dhe si udhëheqës i biznesit të tij privat.

Ish-presidenti republikan ka sugjeruar se mund të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, por këtë nuk e ka zyrtarizuar ende. Javën e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland ndërmori hapin e pazakontë duke e zbuluar urdhrin për kontroll, dy dokumente shtesë dhe një version të redaktuar të listës që tregon sendet që FBI mori gjatë kontrollit të saj më 8 gusht.

Të dhënat treguan se FBI-ja sekuestroi kuti që përmbanin 11 grupe materialesh të klasifikuara, disa prej të cilave kishin vulën "tepër sekret" që përbënë nivelin më të lartë të klasifikimit i rezervuar për informacionet më të rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Dokumentet e tilla zakonisht mbahen në objekte të posaçme qeveritare sepse zbulimi mund të shkaktojë dëme të rënda për sigurinë kombëtare.

Në fillim të kësaj jave, Departamenti i Drejtësisë tha se ishte i hapur për të nxjerrë disa materiale shtesë të redaktuara nga urdhri, të tilla si fletët e kopertinës, mocioni i qeverisë për të mbyllur këto dokumente dhe urdhri i gjykatës për të kryer mbylljen e dokumenteve. Edhe mediat kanë kërkuar që të zbardhen edhe ato dokumente. Gjyqtari i rastit, Reinhart e tha në fillim të seancës të së enjtes se do t'i zhbllokonte ato pjesë të tjera të dokumenteve me disa redaktime.

Marrë nga VOA

jay bratt donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet