LIVE UPDATES
Bota

Akuzohet për komplot për grusht shteti, ish-presidenti brazilian lihet nën masën "arrest në shtëpi"

Ky vendim ka thelluar edhe më shumë përplasjet mes gjykatës dhe politikanit, i cili akuzohet për komplot për grusht shteti.

5 Gusht 2025, 09:08 Nga M.B
Akuzohet për komplot për grusht shteti, ish-presidenti brazilian
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro.

BRAZIL- Një gjykatës në Brazil ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-presidentit të shtetit, Jair Bolsonaro, pasi gjeti se ai ka shkelur një ndalesë për përdorimin e rrjeteve sociale. Ky vendim ka thelluar edhe më shumë përplasjet mes gjykatës dhe politikanit, i cili akuzohet për komplot për grusht shteti. Bolsonaro po përballet me gjykim në Gjykatën Supreme lidhur me dyshimet se ka planifikuar që të qëndrojë në pushtet edhe pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj presidentit, Luiz Inacio Lula da Silva.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka synuar të ndëshkojë Brazilin, pasi e ka vlerësuar gjyqin ndaj Bolsonaros si proces të motivuar politikisht, dhe ka vendosur tarifa të larta ndëshkuese ndaj ekonomisë më të madhe në Amerikën Latine. Bolsonaros, 70 vjeç, i është ndaluar përdorimi i rrjeteve sociale gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe palëve të treta po ashtu u është ndaluar që të shpërndajnë deklaratat e tij publike.

Por, të dielën aleatët e tij sfiduan urdhrin duke shpërndarë në internet pamje të një bisede midis Bolsonaros dhe djalit të tij të madh, Flavio, gjatë një tubimi. Gjykatësi i Gjykatës Supreme, Alexandre de Moraes, reagoi ashpër, duke deklaruar se drejtësia nuk do të lejojë që një i akuzuar “ta trajtojë si budalla”, për shkak të “fuqisë së tij politike dhe ekonomike.”

Duke kritikuar Bolsonaron se “vazhdimisht” nuk respekton kufizimet që gjykata ka vendosur ndaj tij gjatë gjykimit, gjykatësi urdhëroi që ai të dërgohet në arrest shtëpiak dhe këtë dënim ta vuajë në shtëpinë e tij në kryeqytet, Brazilia. Ai po ashtu ia ndaloi ish-presidentit – që ka shërbyer në këtë post nga viti 2019-2022 – që të pranojë vizitorë, përveç avokatëve, të përdorë telefon mobil. Gjykatësi po ashtu paralajmëroi se çdo shkelje e këtyre kufizimeve do të çojë në arrestimin e tij.

Uashingtoni dënoi kufizimet e reja dhe të hënën në mbrëmje Byroja për Çështje të Hemisferës Perëndimore në Departamentin amerikan të Shtetit lëshoi një deklaratë për këtë çështje.

“Ministri Alexandre de Moraes, tashmë i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut, vazhdon të përdorë institucionet braziliane për të heshtur opozitën dhe për të kërcënuar demokracinë”, u tha në deklaratën e byrosë, që u publikua në X. “Lëreni Bolsonaron të flasë!”.

Zyrtarët amerikanë shtuan se do të “mbajnë përgjegjës të gjithë ata që bashkëpunojnë me apo lehtësojnë veprimet e sanksionuara”.

Muajin e kaluar, gjykatësi Moraes kishte urdhëruar që Bolsonaro të mbante një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës dhe vendosi ndalesën për përdorimin e rrjeteve sociale. Trump reagoi ndaj këtij vendimi, duke ia ndaluar gjykatësit Moraes hyrjen në SHBA dhe duke ia ngrirë asetet në bankat amerikane.

Prokurorët e akuzojnë Bolsonaron dhe shtatë të akuzuar të tjerë se kanë tentuar që të përmbysin rezultatin zgjedhor të vitit 2022, në mënyrë që Bolsonaro të qëndronte në pushtet, por ky plan dështoi pasi, sipas prokurorëve, ushtria nuk pranoi të bëhej pjesë e tij.

Gjykimi pritet të përfundojë në javët në vijim dhe nëse gjendet fajtor, Bolsonaro mund të dënohet deri me 40 vjet burgim. Në janar të vitit 2023, mbështetësit e Bolsonaros kishin hyrë në Kongresin brazilian, pasi Lula u inaugurua si president. Pavarësisht se i është ndaluar pjesëmarrja në jetën politike, Bolsonaro shpreson që do të mund të rikthehet në pushtet gjatë zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 2026 në Brazil./ REL

ish-presidenti i brazilit jair bolsonaro.

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet