LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri bavarez: Të ulet ndihma financiare mujore për të gjithë refugjatët ukrainas

Kryeministri bavarez, kreu i CSU-së, Markus Söder, kërkon uljen e ndihmës financiare mujore për të gjithë refugjatët ukrainas. Ndihma sociale është bërë një temë e nxehtë.

5 Gusht 2025, 08:41 Nga M.B
Kryeministri bavarez: Të ulet ndihma financiare mujore për të
Markus Söder

GJERMANIA- Në Gjermani, që nga qershori i vitit 2022, refugjatët ukrainas kanë marrë automatikisht ndihmat sociale si të gjithë gjermanët, të ashtuquajturin Bürgergeld. Këto ndihma mujore për personat e papunë është 563 euro në muaj. Kjo i dallonte ukrainasit nga azilkërkuesit e tjerë që marrin 460 euro në muaj dhe jetojnë në qendra ose strehimore me infrastrukturë të përbashkët (vetëm në raste të rralla mund t'u jepet leje për t'u zhvendosur në një apartament privat).

Këto ndihma të plota jepen për një periudhë 6 muajore, pas së cilës mund të zvogëloheshin nëse përfituesi nuk tregonte përparim në gjetjen e një pune ose të ardhurash. Ky rregull vlen edhe për shumën mujore të destinuar për azilkërkuesit ukrainas.

Sipas marrëveshjes së koalicionit midis kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve, refugjatët ukrainas që erdhën në Gjermani pas 1 prillit 2025, nuk kanë më të drejtë për këto ndihma, por në vend të kësaj marrin kompensim si azilkërkues. Kryeministri bavarez dhe kreu i CSU-së Markus Söder, në një intervistë me shërbimin publik ZDF, kërkoi që shuma më e ulët tani t'u jepet edhe atyre refugjatëve ukrainas që erdhën në Gjermani para 1 prillit të këtij viti.

Shpenzime të larta shtetërore

Duke shpjeguar iniciativën e tij, Söder tha, se "nuk ka vend në botë" që i trajton refugjatët ukrainas siç i trajton Gjermania kur bëhet fjalë për të ardhurat e shërbimit civil. Kjo është, sipas tij, një nga arsyet pse, siç e tha ai, "kaq pak njerëz nga Ukraina punojnë" në Gjermani, edhe pse kanë kualifikime të mira.

Agjencia Federale e Punësimit raporton se rreth një e treta e refugjatëve ukrainas në Gjermani janë të punësuar. Söder nuk vuri në dyshim përfitimet e tjera për refugjatët nga Ukraina. Për shembull, këta njerëz regjistrohen në Shërbimin e Punësimit menjëherë pas mbërritjes, njësoj si të gjithë emigrantët e tjerë të rregullt.

Nëse ata fillojnë trajnimin profesional (një trajnim klasik trevjeçar për një profesion), ai paguhet, si dhe kursi i integrimit që përfshin një kurs të gjuhës gjermane. Përveç trajnimit, shteti mbulon edhe kostot e transportit, librave ose materialeve, si dhe kujdesin për fëmijët. Sipas një vlerësimi të përafërt, shteti gjerman paguan midis 1,700 dhe 2,000 euro në muaj për një refugjat nga Ukraina.

Në vitin 2024, në Gjermani kishte rreth 5.5 milionë njerëz që merrnin ndihma të tilla, përfshirë fëmijë dhe të rinj. Nga këta, 47 përqind - pak më shumë se 2.5 milionë vetë - nuk kanë pasaportë gjermane., E rreth 700,000 deri në 800,000 janë ukrainas. Kostot e sigurimeve shoqërore janë rritur vitet e fundit: Gjermania ndau rreth katër miliardë euro më shumë vitin e kaluar sesa në vitin 2023 - një total prej 46.9 miliardë eurosh. Kjo përfaqëson një rritje prej mbi nëntë përqind.

Deri më tani, reagime të përziera, mbizotërojnë kritikat

Reagimet e para ndaj propozimit të Söder janë kritike. Ndër të parët që folën ishte ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksiy Makeyev. Ai i tha radios Deutschlandfunk se propozimi ishte i vështirë për t'u kuptuar dhe i padrejtë, duke shtuar se ishte "gabim t'i bësh refugjatët ukrainas kurban" për barrën e sistemit gjerman.

Pati reagime të përziera nga vetë kristiandemokratët. Për shembull, Michael Kretschmer, kreu i partisë në Saksoni, tha se paratë që shteti ndan për ndihma duhet të ulen dhe se kostot e larta nuk duhet të injorohen.

Kreu i Shoqatës së Punëtorëve Kristiandemokratë të Gjermanisë, e cila vepron brenda CDU-së, Denis Rathke, e kritikoi ashpër Söderin si një "populist" që dërgon mesazhe të panevojshme sensacionale për publikun. Ai beson se zbatimi i propozimit të Söderit do ta "bënte më të vështirë integrimin" e refugjatëve ukrainas në Gjermani./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet