Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në njoftim nuk specifikohet se kur janë kryer këto vepra penale.
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të nacionalitetit serb për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.
Sipas njoftimit, R.P dh D.O, dyshohet se me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia “kanë marrë pjesë aktive në grupin përkatësisht turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit”.
Në njoftim nuk specifikohet se kur janë kryer këto vepra penale. Por, vitin e kaluar aktakuzë për veprën e njëjtë penale ishte ngritur ndaj dy serbëve, të cilët dyshohej se kishin qenë të përfshirë në protestat e dhunshme në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, në fundin e majit të vitit të kaluar.
Serbët në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok atëbotë kundërshtuan hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet e prillit të vitit 2023. Këto votime ishin bojkotuar nga serbët lokalë dhe partitë serbe.
Dhuna kulmoi në Zveçan më 29 maj, kur protestuesit serbë u përleshën me forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Dhjetëra ushtarë dhe protestues u plagosën gjatë përleshjeve.Nëse gjenden fajtorë, dy të pandehurit, sipas Kodit Penal të Kosovës, mund të dënohen deri me pesë vjet burgim.
Marrë nga REL
Mbreti Charles ANGLI- Mbreti Charles III është diagnostikuar me një formë kanceri. Lajmin e ka konfirmuar Buckingham Palace. M&eu...
Rishi Sunak dhe Piers Morgan MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka shkaktuar zemërim t&eu...
Foto ilustruese IRAN- Irani tha më 5 shkurt se ka nisur ndërtimin e një reaktori të ri kërkimor bërthamor në Isfahan, di...
foto ilustruese GREQI- Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Reathymno të Kretës në Greqi, ...
David Clarke MBRETËRI E BASHKUAR- David Klarke një 34-vjeçar nga Liverpoli, i cili trashëgoi 100 mijë paund, la 12 të panjo...
David Marjot ANGLI- Një burrë 95-vjeçar është bërë i diplomuari më i vjetër në një universite...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një deklaratë së fundmi është shprehur se vijojnë ...
Nayib Bukele Presidenti Nayib Bukele i El Salvadorit, i njohur për shtypjen e dhunës së bandave në vendin e Amerikës Qendrore, tho...
Angazhimet dhe garancitë e forta për përdorimin e F-16 nga Turqia janë përfshirë në letrën e Departamenti...
KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një reagim të bërë së fundmi ka komentuar situ...