E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
M.M, pjesëtar i komunitetit serb, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 19 tetor 2022, nën dyshimet se ai ishte anëtar “i një grupi të organizuar kriminal” të lidhur me vrasjen e Ivanoviç.
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë me vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç. M.M, pjesëtar i komunitetit serb, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 19 tetor 2022, nën dyshimet se ai ishte anëtar “i një grupi të organizuar kriminal” të lidhur me vrasjen e Ivanoviç.
Siç njoftoi Prokuroria Speciale, aktakuza ndaj M.M është ngritur pasi ai dyshohet se ka kryer veprat penale: “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.
“Rasti ka të bëjë me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviç, ku i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes, duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit, i njëjti ka përdorur dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtarë, të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.
Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para ndërtesës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Më shumë se pesë vjet pas vrasjes, çështja ende nuk është zbardhur. Për rastin e Ivanoviç, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur edhe tri aktakuza të tjera.
Aktakuzat përmendin vetëm individë të cilët, siç thuhet, “me vetëdije dhe qëllim kanë ndihmuar grupin kriminal për të kryer veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit”. Nuk bëhet i ditur autori i vrasjes apo porositësi i saj. Akuza u ngritën ndaj policëve Nedeljko Spasojeviç, Radeta Basara, Zharko Jovanoviç, si dhe ndaj sekretares së Oliver Ivanoviç, Silvana Arsoviç, dhe Marko Roshiç, banor i Mitrovicës së Veriut.
Hetime për vrasjen e Ivanoviqit zhvillohen edhe nga Prokuroria Speciale e Serbisë, por çështja në Serbi është ende në fazën e hetimeve paraprake. Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe e Serbisë nuk bashkëpunojnë, ndërkohë që procedurat në Kosovë kërkojnë ndërmjetësimin misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) për marrjen e deklaratave të dëshmitarëve.
Marrë nga REL
Foto Ilustruese KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli të pavlefshme disa nene të Ligjit për pagat në sektorin publik...
shaoli greenglick IZRAEL- Ministria e Mbrojtjes në Izrael ka raportuar për vdekjen e tre pjesëtarëve të forcave të saj të...
foto nga vendngjarja TETOVË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshatin Çellopek të ...
foto ilustruese SHBA- Gazeta amerikane "New York Times" ka paditur OpenAI dhe Microsoft për shkelje të të drejtave të autorit, duke pre...
KQZ KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës pezulloi Partinë Socialdemokrate (PSD) dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, pa...
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të hetohen rastet e akuzave për parregullsi gjatë zgjedhjeve që u mbajtën në...
Aleksandër Vulin Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës ser...
“Ne mirëpresim vendimin e Serbisë që zyrtarisht të njohë targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova. Ky vendim ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot për vendimin e Serbisë për pranimin e targave të Kosovës...
Wolfgang Schäuble GJERMANI-Është ndarë nga jeta ditën e sotme politikani gjerman Wolfgang Schäuble. Schauble ndihmoi në ...