Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Vendimi është marrë të mërkurën më 27 dhjetor në mbledhjen e KQZ-së ku u bë e ditur se të dy partitë kanë nga 45 ditë afat shtesë për të kryer obligimet ligjore.
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës pezulloi Partinë Socialdemokrate (PSD) dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, pasi të njëjtat nuk mbajtën kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor. Vendimi është marrë të mërkurën më 27 dhjetor në mbledhjen e KQZ-së ku u bë e ditur se të dy partitë kanë nga 45 ditë afat shtesë për të kryer obligimet ligjore.
Sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë nëse partitë nuk përmbushin obligimet e tyre ligjore edhe pas afatit shtesë prej 45 ditësh.
Vendimi për pezullim, sipas kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj është “qasje shantazhuese dhe e dëmshme për organizimin politik”, Ai tha se Kuvendi i PSD-së pritet të mbahet më 28 janar dhe sipas tij për këtë është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së. Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s'duhet të pranohet në asnjë mënyrë”, shkroi Molliqaj në Facebook.
Vendimi i KQZ-së vjen pas rekomandimet e Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike (ZRCKFPP).
Sipas KQZ-së, afati i fundit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor për Partinë Socialdemokrate ka qenë më 15 dhjetor 2023, ndërsa për partinë politike Lëvizja për Bashkëveprim ka qenë data 8 dhjetor 2023. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë përcakton që të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda gjashtë muajve nga data e regjistrimit të partive dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.
Marrë nga REL
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të hetohen rastet e akuzave për parregullsi gjatë zgjedhjeve që u mbajtën në...
Aleksandër Vulin Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës ser...
“Ne mirëpresim vendimin e Serbisë që zyrtarisht të njohë targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova. Ky vendim ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot për vendimin e Serbisë për pranimin e targave të Kosovës...
Wolfgang Schäuble GJERMANI-Është ndarë nga jeta ditën e sotme politikani gjerman Wolfgang Schäuble. Schauble ndihmoi në ...
Moti i keq në Australi AUSTRALI- Nëntë njerëz u vranë në Australi pasi stuhitë e forta goditën pjesën lindore ...
Gaza GAZA- Një udhëheqës i ekipit humanitar të OKB-së ka raportuar mungesë të madhe të hapësirës për...
New York SHBA- Momente terrori janë regjistruar në stacionin e trenave Grand Central në Nju Jork, të mbushura me njerëz k&eu...
Foto ilustruese E humbëm Twitter-in dhe e fituam X-in. I provuam Bluesky-in dhe Mastodon-in (epo, disa nga ne e bëmë). U shqetësuam p&e...
Antony Blinken SHBA- Ndërsa mijëra emigrantë hyjnë ilegalisht në SHBA çdo ditë, më shumë se 11,000 njer...