LIVE UPDATES
Bota

"Ai mund të mendojë se është një…"/ Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Munih më 14 shkurt, Zelensky tha se shpreson që rundi i ri i bisedimeve trepalëshe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme të jetë produktiv, por sugjeroi se presioni i SHBA-së për lëshime është shpesh kryesisht i drejtuar ndaj Kievit dhe se Rusia ka treguar pak shenja gatishmërie për kompromis.

14 Shkurt 2026, 19:04 Nga E. D
"Ai mund të mendojë se është një…"/
Volodymyr Zelensky

GJERMANI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për më shumë armë nga Perëndimi dhe për garanci të vërteta sigurie, duke e quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, skllav të luftës që do të kërcënojë Evropën nëse ai nuk ndalet në Ukrainë.

Në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Munih më 14 shkurt, Zelensky tha se shpreson që rundi i ri i bisedimeve trepalëshe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme të jetë produktiv, por sugjeroi se presioni i SHBA-së për lëshime është shpesh kryesisht i drejtuar ndaj Kievit dhe se Rusia ka treguar pak shenja gatishmërie për kompromis.

“Në Ukrainë askush nuk beson se [Putin] do të lejojë ndonjëherë popullin tonë të jetë i lirë, por ai nuk do të lejojë as vendet e tjera evropiane, sepse nuk mund të lirojë vetë idenë e luftës. Ai mund të mendojë se është një car, por në realitet është një skllav i luftës”, tha Zelensky. 

Fjalimi i Zelenskyt vjen dhjetë ditë para përvjetorit të katër të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, që është lufta më vdekjeprurëse në Evropë që nga viti 1945 dhe që ka lënë në dy palët pothuajse 2 milionë ushtarë të vrarë, plagosur apo të zhdukur. Rusia po ashtu ka vrarë mijëra civilë ukrainas dhe godet infrastrukturën e energjisë të Ukrainës pothuajse në baza ditore.

Me presidentin amerikan, Donald Trump, që synon të ndërmjetësojë paqen që kur u rikthye në detyrë në janar të vitit 2025, Zelensky përsëriti se garancitë e forta të sigurisë për Kievin janë një element thelbësor i çdo marrëveshjeje.

“Duhet të ketë garanci të vërteta sigurie për Ukrainën dhe për Evropën, garanci të forta sigurie”, tha ai.

Ai tha se Ukraina është gati të nënshkruajë marrëveshje për garanci sigurie me SHBA-në dhe Evropën dhe se këto duhet “të vijnë para çdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës”.

“Shpresojmë që presidenti Trump të na dëgjojë. Shpresojmë që Kongresi të na dëgjojë. Shpresojmë që populli amerikan të na dëgjojë”, tha Zelensky, i cili dëshiron që një marrëveshje për garancitë e sigurisë të ratifikohet nga Kongresi i SHBA-së dhe ai po ashtu u takua me një grup senatorësh amerikanë në Munih.

Zelensky po ashtu pritet të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në margjinat e konferencës, në të cilën asnjë zyrtar i nivelit të lartë nga Rusia nuk ka marrë pjesë që kur Putin urdhëroi nisjen e pushtimit më 24 shkurt 2022.

Gjatë fjalimit në Konferencën e Munihut, Rubio tha se “çështjet për dhënien fund të luftës janë ngushtuar, por lajmi i keq është se tani kanë mbetur pyetjet e vështira”.

Rubio tha se “nuk mendoj që është e mundur për Rusinë që madje të arrijë edhe objektivat fillestare që ajo kishte në fillim të kësaj lufte”.

“Unë mendoj se tani [çështja] kryesisht është ngushtuar te dëshira e tyre për të marrë 20 për qind të Donjeckut që aktualisht nuk e zotërojnë. Dhe, kjo është e vështirë”, shtoi Rubio.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë vazhdimisht kanë thënë se Moska do të marrë pjesën e mbetur të Donjeckut një prej dy provincave që e përbëjnë Donbasin me forcë apo përmes diplomacisë.

Zelensky vuri në dukje humbjet masive që Rusia ka pësuar në këtë përpjekje, duke thënë se “në frontin e Donjeckut çmimi që Rusia paguan për një kilometër është 156 ushtarë”. Ai tha se 35.000 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën rëndë në dhjetor dhe 30.000 në janar.

“Putini nuk shqetësohet për këtë tani. Çdo muaj Rusia mobilizon rreth 40.000 njerëz”, tha udhëheqësi ukrainas. “Për ushtrinë tonë misioni është i qartë: shkatërroni më shumë pushtues rusë. Qëllimi është të paktën 50.000 në muaj”.

Rusia tani “po humb shumë më tepër [forca njerëzore] sesa mund t’i zëvendësojë”, tha kryeministri holandez, Dick Schoof, për Radion Evropa e Lirë në një prononcim në Munih. Ai tha se vendet perëndimore duhet të shpejtojnë në dërgesat e mbrojtjes ajrore dhe armëve të tjera, duke shtuar se shpreson që forcat ukrainase të jenë në gjendje të zmbrapsin Rusinë më shumë në të ardhmen e afërt.

Me rundin e tretë të bisedimeve SHBA-Ukrainë-Rusi të planifikuar në Gjenevë më 17-18 shkurt, Zelensky tha se Kievi shpreson që takimet “të jenë serioze, me përmbajtje dhe të dobishme për të gjithë ne”, por shtoi se “ndonjëherë ndiej se palët po flasin për gjëra krejtësisht të ndryshme”.

Ai sugjeroi se Rusia përsërit kërkesa që janë të papranueshme për Kievin, teksa “amerikanët shpesh kthehen te tema e koncesioneve, dhe shumë shpesh këto lëshime diskutohen vetëm në kontekstin e Ukrainës, jo të Rusisë. Evropa praktikisht nuk është e pranishme në tavolinë. Ky është një gabim i madh, sipas mendimit tim”.

Gjatë vitit të kaluar, Trump ka sugjeruar disa herë se përgjegjësia bie kryesisht mbi Ukrainën për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arritur një marrëveshje paqeje, dhe kritikët e tij e kanë vënë në pah këtë. “Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe Zelensky do të duhet të veprojë, përndryshe do të humbasë një mundësi të madhe”, tha ai për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 13 shkurt.

Duke folur për REL-in në margjinat e konferencës së Munihut, sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, tha se “Ukraina është nën presion të madh, por ukrainasit po luftojnë… me guxim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, ashtu si treguan katër vjet më parë kur Putin nisi pushtimin”.

“Bota duhet të mbajë mend se kjo ishte një luftë që Putin mendoi se do ta fitonte në një javë”, dhe gati katër vjet më vonë, me Rusinë që po pëson “humbje të mëdha, ai është nën presion të madh. Detyra jonë është të rrisim më shumë ndihmën për Ukrainën dhe të rrisim presionin ndaj Putinit për ta sjellë atë në tavolinën e negociatave”, tha Healey.

Kryeministri holandez po ashtu tha se “Evropa dhe SHBA-ja duhet të ushtrojnë presion mbi Putinin për të ndalur luftën”.

“Nuk shoh as vullnet politik dhe as qëllim [për të bërë paqe] nga ana e presidentit Putin”, tha Dick Schoof për REL-in, duke shtuar se “deri më tani, duket se ai vetëm po përpiqet të fitojë kohë”./REL

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet