LIVE UPDATES
Bota

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

Rezoluta, e cila u miratua më 12 qershor gjatë një takimi të bordit të IAEA-s, mund të hapë rrugën për rikthimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit më vonë gjatë këtij viti.

12 Qershor 2025, 15:15 Nga r.ll
Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
foto ilustruese

IRAN- Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka miratuar një rezolutë që shpall zyrtarisht Iranin në mospërputhje me detyrimet e tij për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Kjo është hera e parë që nga viti 2005 që kjo agjenci e OKB-së e shpall Iranin si shtet që nuk respekton obligimet bërthmore. Ky vendim është dënuar nga Teherani.

Rezoluta, e cila u miratua më 12 qershor gjatë një takimi të bordit të IAEA-s, mund të hapë rrugën për rikthimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit më vonë gjatë këtij viti.

Në përgjigje, Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se do të ndërtohet një ndërtesë e re për pasurimin e uraniumit në një zonë të sigurt, duke shtuar se centrifugat e gjeneratës së parë (IR-1) në uzinën në Fordov do të zëvendësohen me makinat e avancuara të gjeneratës së gjashtë (IR-6).

“Siç kemi deklaruar më herët, Republika Islamike e Iranit nuk ka zgjedhje tjetër përveç të përgjigjet ndaj kësaj rezolute politike”, tha ministria përmes një deklarate.

Mohammad Eslami, kreu i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, më pas tha se ndërtesa e re veçse është ndërtuar dhe do të bëhet operacionale sapo të pajisjet me centrifuga.

Bordi prej 35 anëtarësh i IAEA-s votoi me 19 vota për, 3 kundër dhe 11 abstenime për miratimin e rezolutës, e cila u propozua nga Shtetet e Bashkuara dhe tre aleatët evropianë – Britania, Franca dhe Gjermania, që njihen edhe si E3.

“Mosrespektimi i vazhdueshëm që nga viti 2019 nga ana e Iranit për të përmbushur detyrimet e tij ndaj agjencisë, përfshirë mungesën e bashkëpunimit të plotë dhe në kohë lidhur me materialin bërthamor të padeklaruar dhe aktivitetet në disa lokacione të padeklaruara në Iran... përbën mospërputhje me detyrimet e tij sipas Marrëveshjes të masave mbrojëse”, thuhet në rezolutë, sipas agjencisë AP.

Rezoluta gjithashtu konstaton se “pamundësia e IAEA-s... për të ofruar garanci se programi bërthamor i Iranit është ekskluzivisht paqësor ngre pyetje që janë në kompetencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si organi që mban përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Teherani nuk ka thënë nëse miratimi i kësaj rezolute do të çojë në anulimin e mbajtjes së rundit të gjashtë të bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, që pritet të mbahet më 15 qershor në Oman.

Irani është duke punuar për një kundërpropozim, pasi Teherani e ka refuzuar një ofertë të Uashingtonit për një marrëveshje. Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, e ka përshkruar ofertën e SHBA-së si “100 për qind” kundër interesave kombëtare.

Më 11 qershor, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se, nëse qëllimi i çdo marrëveshjeje është të garantojë që Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore, atëherë një marrëveshje është e arritshme.

Megjithatë, ai theksoi se Irani duhet të ruajë të drejtën për të pasuruar uraniumin – një element që presidenti amerikan, Donald Trump, qartësisht ka thënë se nuk duhet të përfshihet në çdo marrëveshje – për programin e tij bërthamor civil.

Teherani pretendon se programi i tij bërthamor ka qëllime krejtësisht civile dhe jo ushtarake.

Ndërkaq, Izraeli raportohet se po përgatitet për një sulm ndaj Iranit dhe është në pritje të dritës së gjelbër nga Trumpi në rast se dështojnë përpjekjet diplomatike. Irani ka paralajmëruar se do të godasë bazat amerikane në rajon nëse sulmohet./REL

okb irani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet