LIVE UPDATES
Bota

Nga Ukraina te Ballkani, Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

Përfaqësues të pothuajse shtatëdhjetë vendeve u mblodhën të enjten në kryeqytetin e Republikës Çeke për të marrë pjesë në edicionin e 20-të të Forumit GLOBSEC. Për tri ditë me radhë, udhëheqësit do të diskutojnë sfidat më urgjente gjeopolitike, të sigurisë dhe gjeoekonomike.

12 Qershor 2025, 15:11 Nga N.F
Nga Ukraina te Ballkani, Praga pret liderët për të diskutuar
Foto

PRAGË- Në Pragë u hap më 12 qershor Forumi GLOBSEC 2025 - një ndër platformat kryesore ku diskutohen sfidat globale të sigurisë dhe politikës. Ballkani Perëndimor është pjesë e agjendës, por Kosova nuk është e përfaqësuar në këtë ngjarje.

Përfaqësues të pothuajse shtatëdhjetë vendeve u mblodhën të enjten në kryeqytetin e Republikës Çeke për të marrë pjesë në edicionin e 20-të të Forumit GLOBSEC. Për tri ditë me radhë, udhëheqësit do të diskutojnë sfidat më urgjente gjeopolitike, të sigurisë dhe gjeoekonomike.

“Ne filluam në vitin 2005 me shpresë, vazhdojmë në vitin 2025 me përgjegjësi. Le të jenë këto tri ditë më shumë sesa një dialog, le të jenë një pikë kthese. Le të marrim përgjegjësi, le të udhëheqim dhe le të ndërtojmë një të ardhme që të tjerët duan ta ndjekin”, tha presidenti i GLOBSEC-ut, Robert Vass, në hapje të Forumit.

Forumin, që mban emrin zyrtar “Komandimi në kaos: Është koha që Evropa të marrë përgjegjësi”, e hapi presidenti çek, Petr Pavel, nën patronazhin e të cilit po zhvillohet edhe vetë ngjarja. Në fjalimin e tij, ai u përqendrua tek e ardhmja e Ukrainës, mjedisi i ri transatlantik dhe siguria evropiane.

Pavel theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara në sigurinë e Evropës po ndryshon, prandaj Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi.

“Ne duhet t’i përshpejtojmë përpjekjet tona për ndërtimin e kapaciteteve të besueshme mbrojtëse evropiane dhe për forcimin e industrive tona të mbrojtjes. Kjo nuk do të thotë se duam të shkëputemi nga aleati ynë amerikan. Përkundrazi, përfshirja dhe ruajtja e dialogut me partnerët tanë përtej Atlantikut është më e rëndësishme se kurrë”, tha presidenti i Çekisë.

Në hapje të Forumit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli gjithashtu virtualisht, duke kërkuar mbështetje në shtimin e sanksioneve kundër Rusisë.

“Rusia nuk brengoset për një milion viktima, por për sanksionet, përfshirë masat për zvogëlimin e të ardhurave nga nafta”, tha Zelensky.

Përveç Ukrainës, temat që do të shtjellohen në GLOBSEC 2025, do të përfshijnë edhe armëpushimin e pasigurt në Lindjen e Mesme, tensionet në Indo-Paqësor dhe klimën e re pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Kthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë i ka riforcuar debatet mbi qëndrueshmërinë e lidhjeve transatlantike dhe angazhimin e Amerikës në sigurinë e Evropës.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian është duke u përballur, gjithashtu, me sfida të brendshme dhe tranzicione politike, që mund të ndikojnë agjendën e tij për mbrojtje dhe zgjerim.

Duke folur në një sesion në kuadër të GLOBSEC-ut, kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq - shteti i të cilit është i fundit që i është bashkuar BE-së në vitin 2013 - tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ende shumë punë për të bërë, për t’u anëtarësuar në familjen evropiane.

Ai veçoi Malin e Zi si më të avancuarin në këtë rrugëtim dhe tha se Shqipëria është duke bërë, gjithashtu, punë të mirë.

“Për ne, parim kryesor duhet të jenë meritat individuale. Ne duhet t’i shpërblejmë ata që i përmbushin kushtet, bëjnë reforma dhe negociata të suksesshme. Nuk duhet t’i lëmë të presin për të tjerët që nuk bëjnë hapa të tillë”, tha Pllenkoviq.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor - Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina - vetëm Kosova nuk është vend kandidat për anëtarësim në BE.

Në këtë kontekst, një nga diskutimet e veçanta në forumin e GLOBSEC-ut do të fokusohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes panelit “Ballkani Perëndimor në një udhëkryq gjeopolitik: Integrim në BE apo rritje e tensioneve rajonale?”.

Për Kosovën, pjesëmarrja në forume të tilla ka qenë një mundësi për të artikuluar qëndrimet shtetërore dhe për të theksuar rëndësinë e integrimit euroatlantik. Por, këtë vit, udhëheqësit e saj nuk marrin pjesë.

Presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte e pranishme në forumin e vitit të kaluar, ndodhet për vizitë zyrtare në Japoni.

Përveç sesioneve politike, GLOBSEC-u do të organizojë sivjet edhe edicionin e dytë të Samitit të Pragës për Teknologjinë dhe Gjeopolitikën (Prague GeoTech Summit), ku do të eksplorohen ndërveprimet mes teknologjisë së avancuar, sigurisë kombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në fokus pritet të jenë tema si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë e gjeneratës së ardhshme dhe gara globale për dominim teknologjik.

GLOBSEC-u, për 20 vjet me radhë, ka pritur figura të njohura ndërkombëtare, si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Papa i ndjerë Françesku dhe liderë të tjerë që kanë kontribuar në formësimin e debatit ndërkombëtar./ REL

prage

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet