Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Moska, gjatë pushtimit të saj tre-vjeçar, ka bombarduar vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke përfshirë nënstacionet, megjithëse ka shmangur goditjet e drejtpërdrejta në termocentralet bërthamore të Ukrainës.
UKRAINË- Sulmet në rrjetin elektrik të Ukrainës mund të krijojnë rrezikun e një aksidenti bërthamor nga një ndërprerje e energjisë. Kështu paralajmëroi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi i cili mbërriti sot në Kiev ku inspektoi një nënstacion të energjisë.
"Unë jam në nënstacionin Kiivska, i cili përbën një pjesë të rëndësishme të rrjetit elektrik të Ukrainës thelbësore për sigurinë bërthamore," shkroi Grossi në platformën X. “Një aksident bërthamor mund të jetë rezultat i një sulmi të drejtpërdrejtë në termocentral, por mund të shkaktohet edhe nga ndërprerja e furnizimit me energji elektrike”.
Grossi postoi foto të tij duke vizituar nënstacionin me ministrin e Energjisë, German Galushenko, i cili po i tregonte atij mjetet për të kundërshtuar sulmet ruse.
I’m at Kyivska electrical substation—an important part of Ukraine’s power grid essential for nuclear safety.
— Rafael MarianoGrossi (@rafaelmgrossi) February 4, 2025
A nuclear accident can result from a direct attack on a plant, but also from power supply disruption. @IAEAorg is here to assess impact, support, & help prevent that risk. pic.twitter.com/Kd29wKVNhn
Moska, gjatë pushtimit të saj tre-vjeçar, ka bombarduar vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke përfshirë nënstacionet, megjithëse ka shmangur goditjet e drejtpërdrejta në termocentralet bërthamore të Ukrainës. Grossi tha se do të vizitojë Rusinë më vonë këtë javë për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe centralin bërthamor të Zaporizhias të pushtuar nga Rusia. Rusia e kapi centralin bërthamor menjëherë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.
“Është e rëndësishme që në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të mia të ruaj kanale të vazhdueshme komunikimi”, tha Grossi në një konferencë për media.
Javën e kaluar, IAEA tha në një deklaratë se Grossi do të vizitonte Kievin për takime të nivelit të lartë për të garantuar sigurinë bërthamore në luftën që Rusia filloi në shkurt 2022. Në shtator, Ukraina dhe IAEA ranë dakord që ekspertë nga organizata ndërkombëtare do të monitoronin situatën në nënstacionet kryesore të Ukrainës, si dhe në termocentralet bërthamore.
Më shumë se 50% e energjisë elektrike të konsumuar në Ukrainë prodhohet nga tre termocentrale bërthamore. Sulmet ruse me raketa dhe dron në nënstacione kërcënojnë funksionimin e qëndrueshëm të termocentraleve bërthamore, sipas inspektoratit bërthamor të Ukrainës.
Nënstacioni Kyivska lejon transferimin e kapaciteteve të tepërta nga Ukraina perëndimore në rajonet qendrore falë linjës së transmetimit Rivne-Kiev, e cila shtrihet për qindra kilometra, duke ndihmuar në sigurimin e energjisë elektrike për Kievin dhe zonën përreth.
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të martën se BE-ja është e gatshme për ne...
pamje nga takimi TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan po zhvillon takim me presidentin e përkohshëm sirian Ahmed...
Jens Stoltenberg NORVEGJI- Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është emëruar si ministri i ardhshëm i fi...
Foto ilustruese SHBA- Vendimi i Presidentit Donald Trump për të ngrirë shumicën e ndihmave amerikane për vendet e huaja i ka v&eum...
pamje nga vendngjarja SUEDI- Policia suedeze ka njoftuar se pesë persona janë qëlluar me armë në një shkollë në pj...
Banorët që po largohen GREQI- Tërmetet vijojnë të shkundin zonën detare mes Santorinit dhe Amorgos. Mësohet se pak ...
Trump SHBA- Rreth 20,000 punonjës federalë kanë pranuar ofertën e largimit vullnetar të bërë nga administrata Trump...
fo GAZA- Hamasi ka deklaruar se janë duke u zhvilluar bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes së pengjeve dhe ar...
Pamje nga vendi i ngjarjes RUSI- Autoritetet ruse raportuan se gjashtë persona, përfshirë pesë fëmijë u plagosën nga nj&...
foto ilustruese KINA- Kina ka njoftuar tarifa hakmarrëse kundër SHBA-së pasi Presidenti Donald Trump vendosi një taksë 10% pë...