LIVE UPDATES
Bota

"Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen"/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

Ndërsa ai nuk caktoi një afat kohor të qartë për arritjen e qëllimit, ai e përshkroi vendimin e planifikuar si një "moment vendimtar për Aleancën", veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës dhe ndikimit ushtarak në rritje të Kinës.

9 Qershor 2025, 19:44 Nga r.ll
"Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të
mark rutte

LONDËR- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka theksuar në Londër se aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Aleancës duhet të katërfishohen, ndërsa u bëri thirrje udhëheqësve të shteteve anëtare të bien dakord, në samitin e ardhshëm në Hagë, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së.

Rutte propozoi që 5% të ndahet në 3.5% për mbrojtjen tradicionale të fortë dhe 1.5% për fusha më të gjera të sigurisë, siç është mbrojtja kibernetike. Ndërsa ai nuk caktoi një afat kohor të qartë për arritjen e qëllimit, ai e përshkroi vendimin e planifikuar si një "moment vendimtar për Aleancën", veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës dhe ndikimit ushtarak në rritje të Kinës.

"Realiteti është se ne kemi nevojë për një hap të madh në mbrojtjen tonë kolektive. Ne kemi nevojë për më shumë forca dhe aftësi për të zbatuar plotësisht planet tona", theksoi ai.

Iniciativa për të rritur shpenzimet është gjithashtu pjesë e një akti balancues kundër presionit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili ka kërkuar vazhdimisht rritjen e kontributeve mbrojtëse nga aleatët evropianë, madje duke kërcënuar të tërheqë SHBA-në nga Aleanca.

Paralajmërime me peshë gjeopolitike

Rutte nuk i kurseu fjalët kur bëhet fjalë për Rusinë. "Le të mos gënjejmë veten. Tani të gjithë po shikojmë nga krahu lindor. Rusia mund të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë viteve të ardhshme", paralajmëroi ai.

Kremlini reagoi fuqishëm edhe para fjalimit të tij, me zëdhënësin Dmitry Peskov që deklaroi se "NATO po provon të jetë një mjet agresioni dhe konfrontimi".

Britania dhe "mesazhi" për Evropën

Para fjalimit të tij, Rutte u takua me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer, takimi i tyre i dytë në Downing Street që nga viti i kaluar. Qeveria e re britanike është zotuar të rrisë shpenzimet ushtarake nga 2.3% në 2.5% të PBB-së deri në vitin 2027, me një qëllim përfundimtar prej 3% deri në vitin 2034, si pjesë e një strategjie për të rikthyer Mbretërinë e Bashkuar në “gatishmëri për luftë”.

"E di që mund të mbështetemi te Mbretëria e Bashkuar ndërsa fillojmë kapitullin tjetër për NATO-n", tha Rutte.

Sfidat për ekonomitë kombëtare

Kur u pyet nëse Mbretëria e Bashkuar duhet të rrisë taksat për të përmbushur objektivin prej 5%, Rutte shmangu ndërhyrjen e drejtpërdrejtë, duke thënë se "nuk është vendimi im se si secili vend e paguan faturën". Por ai nuk hezitoi të shtonte me kuptim: "Nëse nuk shpenzoni 5% për mbrojtje, mund ta mbani NHS-në - por më mirë të mësoni rusisht".

mark rutte

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet