9 Qershor 2025, 18:14
Nga r.ll
Foto ilustruese
TEHERAN- Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozim për një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, pasi Teherani ka deklaruar se një propozim i Uashingtonit ka përmbajtje me “dykuptimësi”.
Teherani dhe Uashingtoni kanë mbajtur pesë raunde bisedimesh që nga prilli, me synimin që të arrijnë një marrëveshje të re bërthamore, që do të zëvendësonte marrëveshjen që Irani kishte arritur më 2015 me fuqitë bërthamore. Por, nga kjo marrëveshje, presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi vendin e tij më 2018.
Dy palët kanë mospajtime lidhur me pasurimin e uraniumit nga Irani. Teherani thotë se pasurimi i uraniumit është e drejtë e tij e panegociueshme, por Uashingtoni e konsideron atë si “vijë të kuqe”. Më 31 maj, pas raundit të pestë të bisedimeve, Irani tha se ka pranuar “elemente” të një propozimi të SHBA-së, teksa ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, më vonë tha se teksti përmbante “dykuptimësi”.
“Ne së shpejti do ta paraqesim propozimin tonë te pala tjetër përmes [ndërmjetësit] Omanit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei.
“Ky propozim është i arsyeshëm dhe i balancuar, dhe ne rekomandojmë që pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi”, shtoi ai.
Ndërkaq, kryeparlamentari iranian tha se propozimi amerikan nuk ka përfshirë heqjen e sanksioneve, që është një kërkesë kyç e Teheranit.
Trump, i cili ka ringjallur fushatën e tij të “presionit maksimal” ndaj Iranit përmes sanksioneve që kur është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, vazhdimisht ka thënë se Teherani nuk do të lejohet të pasurojë uranium sipas një marrëveshjeje të mundshme të re.
Javën e kaluar, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se propozimi amerikan është “100 për qind” kundër parimit të pavarësisë. Ai insistoi se pasurimi i uraniumit është kyç në programin bërthamor të Iranit, duke shtuar se SHBA-ja “nuk mund të vendosë për këtë çështje”.
Aktualisht, Irani pasuron uranium me 60 për qind pastërti. Ky është një nivel shumë i lartë krahasuar me kufizimin prej 3.67 për qind sa lejohej në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Megjithatë, niveli aktual i pasurimit të uraniumit është ende larg nivelit prej 90 për qind, që kërkohet për armët bërthamore./REL
iran shba
Bota
9 Qershor 2025, 17:41
E. D
Dmitry Peskov
RUSI- Zedhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka theksuar se plani i NATO- s për të rritur masivisht aftë...
Bota
9 Qershor 2025, 17:20
N.F
GJERMANI- Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Dobrindt flet për rritje të dhunës midis ekstremistëve të rinj. Ai beson se p&e...
Bota
9 Qershor 2025, 17:20
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar autoritetetet ligjzbatuese të arrestojnë protestuesit që mb...
Bota
9 Qershor 2025, 16:49
E. D
Donald Trump dhe Xi Jinping
SHBA- Një raund i ri negociatash tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka filluar në Londër, ...
Bota
9 Qershor 2025, 16:29
N.F
SHBA- Ndalimi i hyrjes në SHBA për qytetarët e 12 vendeve hyri në fuqi sot pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar jav&...
Bota
9 Qershor 2025, 16:32
E. D
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka planifikuar të flasë me kryeministrin izraelit&nb...
Bota
9 Qershor 2025, 16:15
E. D
pamje nga protesta
SHBA- Nuk ishte thjesht një reagim, ishte skenari që vetë Trump kishte pritur të zhvillohej. Një betejë s...
Bota
9 Qershor 2025, 16:03
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Globalisht, burrat kanë tendencë të jenë më të gjatë se gratë. Një studim i ko...
Bota
9 Qershor 2025, 16:10
E. D
foto ilustruese
MOSKË- Moska ka sulmuar Ukrainën me 479 dronë – numër rekord i fluturakeve pa pilot përfshirë rajonin p...
Bota
9 Qershor 2025, 16:05
r.ll
foto ilustruese
LONDËR- Një raund i ri bisedimesh që synojnë zgjidhjen e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kinës kan&eum...