25 Janar 2025, 15:49
Nga E. D
fotot ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ekziston një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara dhe ai po dërgon më shumë trupa për të ndihmuar në sigurimin e kufirit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb avionët e ushtrisë po përdoren edhe për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm të ndaluar nga agjentët e emigracionit.
Një mijë e pesëqind trupa të ushtrisë amerikane u janë bashkuar rreth 2500 të trupave që ndodhen aktualisht në kufirin jugor me Meksikën.
“Presidenti Trump po u dërgon një mesazh shumë të qartë njerëzve në mbarë botën, nëse po mendoni të shkelni ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të ktheheni në shtëpi, do të arrestoheni e do të ndiqeni penalisht”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Administrata Trump thotë se trupat e dërguara në kufi do të ndihmojnë forcat e zbatimi të ligjit të vendosin nën kontroll të plotë kufirin si dhe për vendosjen e pengesave fizike.
Sipas zyrtarëve më shumë trupa ushtarake priten të dërgohen në kufi në javët e ardhshme.
Ndërsa disa prej ushtarëve janë të armatosur për vetëmbrojtje, asnjë nuk do të arrestojë emigrantët që kalojnë kufirin, sepse ligji amerikan e ndalon ushtrinë ta bëjë një gjë të tillë.
Por ka edhe përjashtime, presidenti mund të lejojë ushtrinë të kryejë arrestime, kontrolle dhe konfiskime brenda territorit amerikan, për të ndaluar atë që ai e quan “pushtim” të vendit nga emigrantët.
“Trump nuk po krijon një problem që nuk ekziston. Ai është qartësisht i gatshëm të bëjë shumë më tepër më vendosjen e masave në kufi sesa të tjerët, veçanërisht paraardhësit e tij demokratë në Shtëpinë e Bardhë”.
Forcat dhe mjetet e ushtrisë po përdoren për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm që janë ndaluar nga agjentët e emigracionit. Një zyrtar i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se të premten dy avion ushtarakë amerikanë, secili me nga 80 imigrantë, fluturuan nga Shtetet e Bashkuara drejt Guatemalës.
shba donald trump
Bota
25 Janar 2025, 15:43
E.d
pamjen nga vendngjarja
GREQI- Inspektorët e Doganës greke arritën një tjetër goditje të rëndësishme kundër tra...
Bota
25 Janar 2025, 15:23
E. D
foto nga vendngjarja
MBRETËR E BASHKUAR- Stuhia Éowyn ishte ndoshta stuhia më e fortë që ka goditur Mbretërinë e Bashk...
Bota
25 Janar 2025, 15:11
E. D
foto ilustruese
SHBA- Një tjetër dekret presidencial për të konfirmuar angazhimet e tij parazgjedhore është firmosur në ...
Bota
25 Janar 2025, 15:06
r.ll
festimet pas lirimit të të burgosurve
IZRAEL- Shërbimi i burgjeve izraelite konfirmoi të shtunën se 200 të burgosur palestine...
Bota
25 Janar 2025, 15:04
B.Z
Health Alexis Goosdeel
SHBA - Të dhënat e fundit tregojnë se në BE, heroina dhe opioidet e tjera zbulohen në rreth tre në kat...
Bota
25 Janar 2025, 14:49
B.Z
Pamje nga sulmi
RUSI - Rusia lëshoi të paktën 61 dronë mbi Ukrainë natën e 24-25 janarit, ndërsa forcat ukrainase konf...
Bota
25 Janar 2025, 14:29
N.F
Foto ilustruese
GROENLANDË- Zyrtari më i lartë ushtarak i Bashkimit Evropian, Robert Briger është shprehur së fundit se ...
Bota
25 Janar 2025, 14:04
M.B
Katër ushtaret izraelite të liruara nga Hamasi, në Gazë, 25 janar.
LINDJE E MESME- Hamasi ia dorëzoi të shtunën Izraelit...
Bota
25 Janar 2025, 13:45
N.F
Pamje nga vendngjarja
AUSTRALI- Një stuhi e papritur "mbërtheu" Queensland-in në Australi. Nga pamjet e publikuara duken qytetar&...
Bota
25 Janar 2025, 13:25
N.F
Paul McCartney
ANGLI- Muzikanti, Paul McCartney në një intervistë të zhvilluar së fundmi është shprehur se ndryshim...