LIVE UPDATES
Bota

A është Prigozhin një ‘operacion special brenda një operacioni special?

Por, në muajt e fundit, teksa grupi i tij mercenar, Wagner, ka mbajtur peshën kryesore të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut, Prigozhin është vënë në qendër të vëmendjes.

22 Maj 2023, 07:38 Nga I.A
A është Prigozhin një ‘operacion special brenda një
Yevgeny Prigozhin

UKRAINË- Për vite me radhë, miliarderi i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, operoi kryesisht nën hije, duke krijuar pasuri përmes kontratave qeveritare në fushën e gastronomisë dhe kontratave të tjera. Po ashtu, në mënyrë diskrete drejtoi një ndërmarrje për lajmet e rreme në Shën Petersburg, që udhëhoqi përpjekjet e Moskës për të ndikuar në zgjedhjet e huaja.

Por, në muajt e fundit, teksa grupi i tij mercenar, Wagner, ka mbajtur peshën kryesore të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut, Prigozhin është vënë në qendër të vëmendjes. Kompania e tij ka publikuar video ku ai u shfaq duke vizituar personalisht burgjet për të rekrutuar të dënuar për të luftuar në Ukrainë, si dhe video ku pretendohet se ai po shëtiste në rrugët e Bahmutit, qytetit të shkatërruar nga luftimet.

*Video nga arkivi: Rekrutimi i të burgosurve rusë për luftën në Ukrainë

Deklarimet e tij të shpeshta e kritikat e ashpra, duke përdorur edhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të lartë rusë dhe ushtrisë, janë shndërruar në markën e tij personale. Këto kanë nxitur disa të spekulojnë se ai ka ambicie politike, që mund të përfshijnë edhe sfidimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Në një video që u bë publike rreth kohës kur Rusia kremtonte Ditën e Fitores më 9 maj, Prigozhin qëndroi pranë një grumbulli trupash që pretendoi se ishin të luftëtarëve të Wagner-it, dhe tha se autoritetet e larta ushtarake ruse ishin përgjegjëse për vdekjen e tyre nga neglizhenca. Prigozhin veçmas ka qenë kritikë ndaj shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, dhe ministri të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që konsiderohet si një prej këshilltarëve më të afërt të Putinit.

Igor Girkin, i njohur gjithashtu si Strelkov, ish-operativ i Shërbimit Federal të Sigurisë dhe veteran ushtarak rus, i cili luajti një rol kyç në kryengritjen anti-Kiev të drejtuar nga Rusia në pjesë të Ukrainës lindore duke filluar në vitin 2014, tha në një podkast muajin e kaluar se " lufta për Kremlinin, pas largimit të Putinit, ka filluar”.

"Disa forca serioze qëndrojnë pas Prigozhinit," shtoi ai.

Ashtu si Putini, Prigozhin, 61 vjeç, është nga Leningradi (tani Shën Petersburg) dhe falë raporteve personale me presidentit rus, ai ka arritur të ngrihet në pushtet. Ai është quajtur “kuzhinier i Putinit” për shkak të kontratave të fituara me bizneset e tij të gastronomisë. Për herë të parë ishte arrestuar kur ishte adoleshent. Më 1981 ishte dënuar me 12 vjet burgim për shkak të vjedhjeve të banesave, në bashkëpunim me anëtarë të bandave. Ai vuajti nëntë vjet burg dhe u lirua më 1990, një vit para rënies së Bashkimit Sovjetik.

Ka shumë gjasa, që Prigozhin të jetë takuar për herë të parë me Putinin në fillim të viteve ’90, kur ai po tentonte të hynte në biznesin e kazinove, teksa Putin atëbotë ishte zyrtar i Qeverisë lokale në Shën Peterburg dhe shërbente si kryetar i një bord që mbikëqyrte lojërat e fatit.

Gazetari hulumtues rus, Andrei Zakharov, tha për Radion Evropa e Lirë se pushteti që Prigozhin ka aktualisht në Rusi ka shumë gjasa që ende vjen drejtpërdrejt nga Putini.

"Ai ka kryer detyra speciale për Putinin për një kohë të gjatë," tha Zakharov, duke përmendur Agjencinë e Kërkimeve në Internet apo institucioni që udhëhoqi lajmet e rreme dhe kreu fushata për të ndikuar tek opinioni për zgjedhjet në Perëndim. Ai përmendi edhe Wagner-in, grupi i mercenarëve që ka mbështetur qëllimet e Kremlinit në Ukrainë që nga viti 2014, në Siri dhe në disa shtete afrikane.

"Ai është mësuar të zgjidhë problemet në mënyra që normalisht nuk përdoren personat që gjenden brenda Kremlinit”, shtoi Zakharov.

Tutje, ai tha se pozicioni i Prigozhin nuk është i sigurt.

“Prej kohësh unë u kam bërë thirrje njerëzve që të mos ekzagjerojnë rëndësinë e tij...Nëse shteti e ndalon nesër mbështetjen e tij, ai është thjesht një person që ka disa restorante në Shën Petersburg dhe asgjë më shumë. Gjithçka që zotëron, të gjitha paratë e Wagner-it, ndërmarrjen për lajmet e rreme – të gjitha paguhen përmes kontratave qeveritare … Ai është një person që është plotësisht i varur nga shteti”, paralajmëroi Zakharov.

Analisti politik ukrainas, Leonid Shvets, tha se pajtohet me faktin se gjëja më e rëndësishme rreth Prigozhinin është lidhja e tij me Putinin.

"Prigozhin është në gjendje të bëjë gjëra që vetëm dikush i mbrojtur nga vetë Putini mund t'i bëjë”, tha Shvets, duke iu referuar epiteteve që Prigozhin ka përdorur për Gerasimovin dhe ministrin Shoigu, si dhe mënyrës se si ai arrit të rekrutonte mijëra të burgosur nga burgjet ruse për shërbim ushtarak në Ukrainë.

“Vladimir Vladimirovich i ka dhënë liri të plotë”, shtoi ai, duke iu referuar Putinit. “Putinit i pëlqen të kryejë operacione speciale brenda operacioneve speciale”.

Në një prej kritikave të fundit kundër liderëve ushtarakë rusë, Prigozhin përdori sharje, që shumë thanë se iu drejtuan Putinit, i cili është “komandant suprem” i forcave të armatosura. Prigozhin më pas tha se ajo deklaratë nuk ishte referencë për Putinin, por komentet e tij ngritën pikëpyetje nëse ai në të ardhmen do të shkelë vijat e kuqe të Kremlinit.

Në një artikull të fundit thuhet se informacionet e rrjedha nga inteligjenca amerikane sugjerojnë se Prigozhin i kishte ofruar Ukrainës informacione për pozicionet e trupave nëse Kievi do të tërhiqte forcat nga Bahmuti. Ky raportim po ashtu ka ngritur pikëpyetje lidhur me besnikërinë e Prigozhinit.

Shvets tha se është i sigurt se Putin do të shkatërrojë çdo ambicie që Prigozhin ta zëvendësojë atë.

“Sapo Putin të shohë diçka të tillë”, tha ai, Prigozhinit do t’i ndodhte diçka e ngjashme me një sulm me polonium radioaktiv që më 2006 vrau ish-shefin e FSB-së, kritikun e Putinit, Aleksandar Litvinenko, apo helmimin gati vdekjeprurës me agjent nervor të politikanit opozitar, Aleksei Navalny në gusht të vitit 2020.

“Gjithçka mund të ndodhë”.

*Video nga arkivi: Sa e rrezikon Putinin Prigozhini?

Shvets spekuloi se Putin ka nevojë për një person “që mund të merret me ata zyrtarë me të cilët ai nuk është i kënaqur”.

“Putinit i duhet dikush që t'i quajë Shoigun dhe Gerasimovin idiotë”, tha ai.

Edhe pse kjo mund të reflektojë negativisht te Putini, i cili ka emëroi këta individë, Shvets tha se beson se ky është një rrezik që presidenti është i gatshëm të marrë.

“Është e rëndësishme për Putinin që dikush të merret me Gerasimovin dhe Shoigun apo me këdo që ai do”, shtoi Shvets.

Mark Galeotti, ekspert për Rusinë dhe profesor në Shkollën e Studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore të Kolegjit Universitar të Londrës, shkroi në The Spectator se sjellja e Prigozhin është tipike për "stilin e Putinit të menaxhimit të elitës".

“Kultura e dyshimit të ndërsjellë, konkurrencës kanibaliste dhe interesave oportuniste e kanë mbajtur Putinin në pushtet për më shumë se dy dekada”, shkroi Galeotti, edhe pse sipas tij, kjo praktikë në kohë lufte është e rrezikshme pasi në këtë periudhë “ka nevojë për unitet, disiplinë dhe mbështetje të ndërsjellë”.

Politikani liberal nga Shën Petersburgu, Maksim Tenik, tha për Radion Evropa e Lirë se Prigozhin mund po ashtu të bëhet “kurban”, pasi zyrtarët rusë po kërkojnë dikë që t’ia vënë fajin për humbjet në fushëbetejë.

"Ajo që po shohim tani është një kërkim për ata që janë fajtorë për humbjet”, tha Reznik. "Si Prigozhin, dhe ata që qëndrojnë në majat e pushtetit, e kuptojnë këtë shumë mirë”.

Një media sociale e lidhur me Wagner publikoi një video në nëntor 2022 që shfaqte një mercenar që pretendohej se dezertoi në anën ukrainase duke u ekzekutuar me çekiç. Më vonë, Prigozhin i përgëzoi burrat për ndëshkimin e "tradhtarit". Një video e ngjashme u publikua në muajin shkurt shkurt. Të dyja videot janë të ngjashme me një video të publikuar më 2017, në të cilën u shfaqën mercenarët rusë duke torturuar dhe ekzekutuar një dezertor të ushtrisë siriane.

Prigozhin dërgoi një çekiç të lyer me gjak të rremë dhe të paketuar në një kuti violine në Bashkimin Evropian, pikërisht në kohën kur blloku evropian po votonte një rezolutë që e shpalli Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin.

Në dhjetor të vitit 2022, njerëz të maskuar hodhën çekiçë në oborrin e Ambasadës finlandeze në Moskë. Po të njëjtin muaj, zyrtarët policorë raportohet se frikësuan një adoleshent në Arkangelsk, duke mbajtur në duar çekiçë gjatë kontrollit të shtëpisë së tij. Sergei Mironov, zëvendëskryetar i Dumës ruse, postoi një fotografi të tij duke mbajtur çekiç, që tha se e kisha marrë dhuratë nga Wagner-i.

Është bërë një simbol i kërkimit të Rusisë për tradhtarët dhe armiqtë brenda dhe jashtë vendit. Ai gjithashtu simbolizon reduksionizmin që ka përjetuar Rusia e Putinit: dikush ose po përdor çekiçin ose po goditet prej tij.

“Çekiçi është brilant. I tmerrshëm, por brilant. Shumë lehtë mund të blesh një në një dyqan dhe ta përdorësh këtë dhuratë të tmerrshme”, tha Shvets.

Reznik e përshkroi Prigozhin si "mishërimin më të denjë të të gjithë demonëve të regjimit fashist të Putinit”.

“Gjërat që po bën Prigozhin, të gjitha veprimet e tij demonstrative të lidhura me çekiçin dhe gjëra të tilla tregojnë se ne po shohim ilustrimin më të qartë të vdekjes së Putinizmit”, tha Reznik për Radion Evropa e Lirë.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet