21 Maj 2023, 21:06
Nga I.A
Gabriel Escobar
SHBA- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi se ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Në një intervistë për agjencinë MINA, Escobar tha se ky rrezik ka ekzistuar gjithmonë edhe në zgjedhjet në SHBA.
“Të jeni të sigurt se ata do të përpiqen të përdorin të gjitha dallimet dhe të gjitha metodat në përpjekje për ta devijuar Malin e Zi nga rruga e tij evropiane. Prandaj, po, shqetësohem për zgjedhjet jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon”, tha Escobar.
Ai tha se nga ana tjetër qytetarët e Malit të Zi kanë bërë zgjedhjen e duhur.
“Sa herë që qytetarët duhej të bënin zgjedhje, ata zgjidhnin të vetmen rrugë reale përpara Malit të Zi – integrimin euroatlantik”, shtoi Escobar.
Ai theksoi se prandaj është i bindur se qytetarët e Malit të Zi, kur zgjedhin qeverinë, dinë të identifikojnë keqinformime të tilla dhe të marrin vendime që janë në përputhje me vlerat dhe aspiratat e tyre. Sipas tij, SHBA-të shprehen qartë se nuk i zgjedhin qeveritë e aleatëve të NATO-s, por se kanë pritshmëritë e tyre.
“Siç e dini, kushdo që e mban Malin e Zi në kursin e tij evropian, kushdo që mbetet i përkushtuar ndaj detyrimeve të Malit të Zi nga anëtarësimi në NATO dhe që është aleat në luftën kundër korrupsionit mund të presë mbështetjen e SHBA-së”, tha Escobar.
gabriel escobar
Bota
21 Maj 2023, 21:00
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Qasja tek uji i pijshëm po bëhet gjithnjë më e vështirë në shumë pjesë të botë...
Bota
21 Maj 2023, 20:50
I.A
Zgjedhjet
GREQI- Numërohen 69.05% të votave në Greqi. Partia e Kyriakos Mitsotakis grumbullon një përqindje prej 40,83%,...
Bota
21 Maj 2023, 20:33
I.A
Çedomir Stojkoviç
SERBI- Avokati Çedomir Stojkoviç ka treguar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka angazhuar grupin pa...
Bota
21 Maj 2023, 20:20
I.A
Foto ilustruese
AFRIKA E JUGUT- Afrika e Jugut raportoi në muajin shkurt viktimat e para nga kolera, pas përhapjes së virusit nga shteti Mal...
Bota
21 Maj 2023, 20:00
I.A
Rezultatet
GREQI- Fitorja e madhe e Demokracisë së Re, e cila u njoftua nga exit poll, u vërtetua nga vlerësimi i parë i rezultate...
Bota
21 Maj 2023, 19:56
I.A
Foto ilustruese
SHKUP- Rreth 40 gra brenda një viti e humbin betejën nga kanceri në qafën e mitrës në Maqedoninë e Veriu...
Bota
21 Maj 2023, 19:31
I.A
Exit Poll
GREQI- Sipas exit poll-it të përbashkët, Demokracia e Re pritet të marrë nga 41.5 në 37.5, ndërsa SYRIZA l&eum...
Bota
21 Maj 2023, 18:09
I.A
Exit Poll-et
GREQI- Një fitore e qartë dhe e gjerë e Demokracisë së Re ndaj SYRIZA-s pasqyrohet në exit p...
Bota
21 Maj 2023, 17:41
I.A
Policia
KOSOVË- Pesë vëllezër janë arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë pasi kanë qëlluar me arm&e...
Bota
21 Maj 2023, 17:11
I.A
Zgjedhjet ne Greqi
GREQI- Procesi zgjedhor ka ecur pa probleme që prej orës shtatë të mëngjesit të së dielës në...