Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për kompanitë globale, nuk ka vend si Amerika. Ndërsa rritja në Kinë dhe në Europë është ngadalësuar, ekonomia amerikane ka vazhduar të zgjerohet me një ritëm të mirë.
SHBA- A do të nxisin tarifat e Trump investimet e huaja në Amerikë? Kompani të ndryshme si Asahi dhe TSMC po zgjerojnë prodhimin në vend. Tani për tani. Për kompanitë globale, nuk ka vend si Amerika. Ndërsa rritja në Kinë dhe në Europë është ngadalësuar, ekonomia amerikane ka vazhduar të zgjerohet me një ritëm të mirë. Amerika mbetet tregu më i madh i konsumit në botë, që përbën pothuajse 30% të shpenzimeve totale dhe është shtëpia e stokut më të madh të Investimeve të Huaja Direkte, me rreth 5 trilionë dollarë, shkruan The Economist.
Megjithatë, që nga ardhja e Donald Trump në pushtet, të bërit biznes në Amerikë është bërë më e vështirë për kompanitë e huaja. Tarifat po e bëjnë më të shtrenjtë eksportin e mallrave në vend. Dhe mënyra e çrregullt e shpalljes dhe imponimit të këtyre tarifave krijon pasiguri. Vetëm disa ditë pas vendosjes së një tarife prej 25% për Kanadanë dhe Meksikën, u bënë përjashtime njëmujore për makinat dhe mallrat e tjera të mbuluara nga pakti i tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut.
Një taksë e re prej 10% për mallrat kineze, pas disa muajsh, u dyfishua. Më 11 mars, Trump njoftoi një tarifë prej 50% për çelikun dhe aluminin kanadez, nga 25% që kishte deklaruar më parë. Disa orë më vonë, u tërhoq. Së fundmi, kërcënoi me një tarifë prej 200% verën dhe pijet e tjera alkoolike nga BE-ja. E gjithë kjo krijon një çoroditje për kompanitë e huaja që shesin në tregun amerikan. A do të përgjigjen ato duke zhvendosur një pjesë të prodhimit në Amerikë për të shmangur tarifat dhe për të qetësuar Trump? Apo do të kërkojnë klientë të rinj gjetiu?
Investimet e huaja në Amerikë janë rritur në vitet e fundit. Fluksi vjetor i IHD-ve të tipit “greenfield” arriti një rekord prej 231 miliardë dollarësh në vitin 2024, nga 97 miliardë dollarë pesë vjet më parë, sipas agjencisë FDI Markets, një shërbim të dhënash. Në këtë lulëzim, ndikuan subvencionet e mëdha të mundësuara nga administrata Biden për të ndërtuar në Amerikë fabrika për çipat, automjetet elektrike, panelet diellore dhe të tjera. Megjithatë, qasja e Trump është ndëshkimi, jo tërheqja. Ai shpreson se tarifat do të nxisin edhe më shumë investime në prodhimin amerikan, duke mbushur arkat e qeverisë.
Kjo është veçanërisht shqetësuese për kompanitë e huaja që i krijojnë një pjesë të madhe të shitjeve në Amerikë, por që kanë atje operacione të kufizuara. Për të përcaktuar kompanitë më të rrezikuara, ne morëm në shqyrtim 100 firmat më të mëdha joamerikane në botë sipas vlerës së tregut, duke përjashtuar bizneset në industritë e shërbimeve dhe ato që publikojnë të dhëna të pamjaftueshme. Përdorëm të dhëna publike për të matur të ardhurat e tyre amerikane. Për të vlerësuar kostot, kemi përdorur asetet e raportuara, shpenzimet kapitale, numrin e punonjësve, si dhe të dhëna nga LinkedIn.
Paneli ynë arriti në përfundimin se katër grupe kompanish të huaja janë veçanërisht të cenueshme. Së pari janë prodhuesit e barnave, si Novo Nordisk dhe Roche. Amerika përbën më shumë se dy të pestat e shitjeve të tyre, por më pak se një të tretën e kostove. Prodhuesit e pajisjeve elektronike, duke përfshirë TSMC dhe Samsung, gjithashtu janë të cenuar, po ashtu edhe gjigantët europianë të veshjeve luksoze, si LVMH. Të rrezikuar janë edhe prodhuesit e huaj të makinave, megjithëse në shkallë të ndryshme.
Disa, si Porsche, i importojnë të gjitha makinat që shesin në Amerikë. Të tjerë, si BMW dhe Mercedes, kanë fabrika amerikane që prodhojnë SUV, shumë prej të cilave u shiten vendasve. Disa kompani të huaja tashmë kanë zgjedhur të zhvendosin më shumë prodhim në Amerikë. Këtë muaj, TSMC njoftoi se do të rrisë investimet në vend nga 60 miliardë dollarë në 165 miliardë dollarë, midis viteve 2020 dhe 2030.
Ajo do të ndërtojë tri fabrika shtesë për prodhimin e çipave, dy objekte paketimi dhe një qendër kërkimi dhe zhvillimi. Banka Morgan Stanley paralajmëron se një taksë prej 100% për çipat nga Tajvani që është përmendur nga Trump, do ta bënte çmimin e importit të kompanisë TSMC më të lartë se kostoja e prodhimit në fabrikën e saj në Arizona. TSMC nuk është e vetmja. CMA CGM, një firmë logjistike franceze në pronësi private, njoftoi së fundmi një investim prej 20 miliardë dollarësh në Amerikë në katër vitet e ardhshme.
Gjiganti industrial gjerman Siemens planifikon të ndërtojë dy fabrika në Kaliforni dhe Teksas që kushtojnë 285 milionë dollarë. Asahi, prodhues japonez i birrës, ka thënë se do të zgjerojë prodhimin në fabrikën në Wisconsin. Dhe disa prodhues makinash, duke përfshirë Honda, Mercedes-Benz dhe Stellantis, kanë thënë se planifikojnë të rrisin prodhimin në Amerikë. Investitorët po përgjigjen në mënyra të ndryshme ndaj kësaj strategjie. Nga gjashtë firmat që kanë njoftuar planet për të investuar në objektet amerikane, aksionet e gjysmës së tyre u rritën, ndërsa aksionet e gjysmës tjetër ranë, disa ditë pas shpalljes së lajmit.
Siç vë në dukje një shef, fabrikave shpesh i bie vlera gjatë 20 viteve, çka do të thotë se kompanitë do të ngecin me këto fabrika shumë kohë pasi Trump të largohet nga detyra, kur kërcënimi i tarifave mund të jetë zhdukur. Për më tepër, zhvendosja e operacioneve në Amerikë nuk është e thjeshtë për shumë firma. Gjatë mandatit të parë të Trump, zoti Bernard Arnault, drejtuesi i kompanisë LVMH, shmangu tarifat duke zgjeruar prodhimin e çantave në Amerikë.
Por përsëritja e këtij truku do të jetë e vështirë. Një arsye kryesore pse mallrat luksoze janë joshëse është origjina e tyre europiane. Zinxhirët e ndërlikuar të furnizimit e bëjnë edhe më të vështirë gjendjen. Për shembull, disa ilaçe dhe makina, kalojnë kufijtë shumë herë gjatë procesit të prodhimit. Disa kompani mund t’i anulojnë në heshtje planet e investimeve. Në vitin 2017, kompania Foxconn, një prodhues tajvanez i pajisjeve elektronike, u zotua të shpenzonte 10 miliardë dollarë në një fabrikë në Wisconsin, që do të punësonte 13,000 persona.
Trump vizitoi vendin e propozuar, duke e shpallur atë “mrekullinë e tetë të botës”. Por, pas shumë ndryshimesh të planeve, kompania tha vitin e kaluar se kishte shpenzuar vetëm 1 miliard dollarë për projektin dhe kishte krijuar vetëm 1000 vende pune. Përballë tarifave amerikane, disa kompani të huaja mund ta drejtojnë vëmendjen gjetiu. Kështu ka ndodhur me kompanitë kineze, të cilat u ndëshkuan më shumë gjatë mandatit të parë të Trump.
Fluksi i IHD-ve nga Kina në Amerikë ra nga 8.2 miliardë dollarë në vitin 2016, në 6.5 miliardë dollarë vitin e kaluar. Sipas Bankës Morgan Stanley, kompanitë kineze gjeneruan rreth një të katërtën e shitjeve të huaja në Amerikë në vitin 2024, nga afërsisht gjysma në vitin 2016. Në vend të kësaj, ato janë kthyer drejt ekonomive në jug të globit, që po përjetojnë një rritje të shpejtë ekonomike.
Nëse synimi i Trump është të nxisë bizneset e huaja të ndërtojnë në Amerikë, ka politika më efektive sesa tarifat. Gjatë fushatës, ai premtoi gjithashtu se do të zvogëlonte burokracinë. Proceset e vështira të planifikimit kanë penguar prej kohësh prodhimin amerikan. Për firmat e huaja, rregullimi i tyre do të ishte shumë më nxitës se tarifat./ Monitor
foto ilustruese AFGANISTAN- Talibanët kanë kryer ekzekutime publike të katër personave më 11 prill, numri më i lartë i e...
Vladimir Putin dhe Steve Witkoff SHËN PETERSBURG - Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të presidentit amerikan D...
Presidenti amerikan, Donald Trump SHBA - Presidenti amerikan, Donald Trump, po i nënshtrohet kontrollit të tij vjetor mjekësor, megjithat&eu...
Donald Trump SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur optimizëm për mundësinë e arritjes së nj&eu...
Ekrem Imamoglu para gjykates STAMBOLL - Ekrem Imamoglu, kryetari i Stambollit dhe një nga politikanët më të njohur të opozitë...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Irani kërkon që të arrihet një marrëveshje “e vërtet dhe fer” me Uashingtonin p&e...
Pamje nga rrezimi i avionit ne Florida FLORIDA - Një aksident ajror tragjik ka ndodhur në mëngjesin e së premtes në shtetin e Flor...
altman, musk SHBA- OpenAI, kompania që zhvillon modelin e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka ngritur një padi kundër milia...
Steve Witkoff SHBA- Një ndihmës i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Rusi në mes të një st...
foto ilustruese KINË- Në përgjigje të arsyes pse Pekini nuk po tërhiqet nga Donald Trump për tarifat, përgjigja ësh...