LIVE UPDATES
Bota

80-vjetori i atentatit kundër Hitlerit/ Cili ishte skenari i përgatitur dhe pse dështoi ai?

Më 20 korrik 1944 oficeri gjerman Stauffenberg vendosi një valixhe dokumentash pranë Adolf Hitlerit në shtabin e tij. Bomba shpërtheu, por Hitleri shpëtoi rastësisht. Cili ishte skenari i përgatitur dhe pse dështoi ai?

20 Korrik 2024, 09:44 Nga r.ll
80-vjetori i atentatit kundër Hitlerit/ Cili ishte skenari i
adolf hitler

GJERMANI- Atentate të dështuara ndaj Hitlerit kishte pasur edhe më parë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por asnjëri prej tyre nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen, sa sulmi i dështuar me bombë i 20 korrikut 1944 në të ashtuquajturin shtab i përgjithshëm i udhëheqësit, afër Rastenburgut në Prusinë lindore.

Më korrik 1944 oficeri Claus Schenk Graf von Stauffenberg niset në orën tetë të mëngjesit në drejtim të shtabit qendror të "Führerit"- Hitlerit. Qëllimi i tij: Vrasja e Adolf Hitlerit me një bombë. Momenti është i përshtatshëm: Në funksionin e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë në gadishmëri ai duhet të raportojë para Hitlerit. 

Por plani dështoi. Historiani Tuchel thotë se ishte baraka ajo që i shpëtoi jetën Hitlerit, sikur atentati të kishte ndodhur në një bunker, me mure të betonizuar, "atëherë Hitleri nuk do të kishte mbijetuar dot."

Operacioni i spastrimit

Pas dështimit të atentatit fillon fushata hakmarrëse kundër grupit organizator. Hitleri deklaron, se komplotistët do të përndiqen pa mëshirë dhe se ndërkohë Claus Schenk Graf von Stauffenberg dhe tre të besuarit e tij kishin vdekur.

Fëmijët e atentatorit u rrëmbyen nga Gestapo dhe u dërguan në një jetimore të posaçme. Mbrëmjen e 21 korrikut Stauffenberg-u si dhe tre bashkëpunëtorët e tij të përbetuar u pushkatuan.

Radioja njofton: "Ndaj Udhëheqësit është kryer sot një atentat me eksploziv. Përveç plagëve të lehta nga djegia si dhe hematomave ai nuk ka pësuar asgjë tjetër. Ai ka filluar punën menjëherë dhe sipas planit, priti Duçen në një bisedë të gjatë përbashkët". Kur bëhet i ditur ky lajm nga valët e radios së Rahjut , dëgjuesit nuk mund kurrsesi ta besonin se ishte e vërtetë. Kushdo që dyshonte mbi vdekjen e tij, mundi të sigurohej një ditë më pas duke e dëgjuar që Hitleri i kish mbijetuar atentatit me bombën e fshehur në një çantë dosjesh.

Në propagandën zyrtare atentati i 20 korrikut 1944 nënvleftësohet si një akt dëshpërimi. Por në të vërtetë Hitleri dhe pasuesit fanatikë të tij shqetësoheshin për moralin e trupës në luftë dhe për cilësinë e korpusit të oficerëve. Në javët dhe muajt që pasuan u arrestuan rreth 1000 burra dhe gra, të cilët regjimi nazist i akuzoi për pjesëmarrje në hartimin e planeve për përmbysje. Reth 200 nga të arrestuarit dënohen me vdekje nga i ashtuquajturi gjygj popullor me kryegyjqtarin Roland Freisler nën akuzën tradhti e lartë ndaj shtetit.

"Në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe"

Guximin për rezistencë aktive asokohe e kishin vetëm pak njerëz. Ndër ta bënte pjesë edhe oficeri ordinancë Ewald-Heinrich von Kleist, i ati i të cilit gjithashtu kish qenë i involvuar në planet për atentat dhe ishte ekzekutuar me varje prej nazistëve. I riu von Klajst, i shpëtoi vdekjes falë disa rrethanave të favorshme, ndonëse ai qysh në orët e para kish qenë pranë Graf von Stauffenberg dhe kish marrë pjesë aktive në komplot.

Si njëri ndër të paktit e mbijetuar, në vitin 1994 ai foli në një intervistë mbi motivet e tij duke marrë shkas nga 50 vjetori i dështimit të atentatit ndaj Adolf Hitlerit. "Mua më ka tmerruar dhe torturuar mendimi, që të gjitha këto krime ushtroheshin në emër të gjermanëve. Unë i thoja vetes, se nuk është e mundur që të mos i tregohet botës, se në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe."/DW

adolf hitler

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet