LIVE UPDATES
Bota

Cilat armë do të dislokojë SHBA në Gjermani?

SHBA do të stacionojë së shpejti në Gjermani armë vdekjeprurëse të precizionit të lartë, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe raketa hipersonike. Përse dislokohen këto armë?

20 Korrik 2024, 07:26 Nga r.ll
Cilat armë do të dislokojë SHBA në Gjermani?
Modelet e reja të Tomahawk

GJERMANI- Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, sistemet amerikane të armëve me rreze të gjatë do të vendosen sërish në Gjermani. Kancelari Olaf Scholz tha se vendimi ishte përgatitur për një kohë të gjatë, por njoftimi i shkurtër i përbashkët i dy qeverive befasoi shumë njerëz dhe politikanë në Gjermani.

Nuk pati asnjë diskutim parlamentar apo publik për këtë çështje, ndërsa para 40 vitesh ka pasur protesta masive kundër vendosjes së raketave Pershing: në tetor 1983, rreth një milion gjermanë krijuan një zinxhir njerëzor në shenjë proteste - por pa sukses. Kancelari i atëhershëm Helmut Schmidt, një socialdemokrat si dhe Olaf Scholz, e kritikua për këtë në Bundestag.

Lidhur me këtë stacionim të ri të raketave ka shumë pak informacione të besueshme, mediat gjermane shkruajnë se nuk dihet se ku do të vendosen armët, por disa informacione mund të gjenden në internet, në dokumente amerikane që disponohen, në gazeta profesionale dhe të tjera.

Kështu, për shembull, tabloidi britanik The Sun që më 21.11.2021. publikoi një grafikë që tregon se si raketa supersonike amerikane Dark Eagle - e lëshuar nga Wiesbaden - arrin në Moskë në vetëm 21 minuta e 30 sekonda. Këto dy qytete janë 2000 kilometra larg njëri-tjetrit. Në këtë shkrim thuhej se raketa do të jetë gati për operim në vitin 2023.

Më parë, portali amerikan Breaknig Defense (4 nëntor 2021) raportoi se Ushtria Amerikane riaktivizoi zyrtarisht Komandën e 56-të të Artilerisë në Evropë, e cila ishte aktive nga viti 1986 deri në 1991, dhe dha dritën jeshile për vendosjen e armëve moderne precize, duke përfshirë ato me rreze të gjata veprimi (LRPF).

Për çfarë projekti bëhet fjalë?

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë dhe qeveria gjermane të mërkurën (10 korrik 2024) thuhet se "Shtetet e Bashkuara do të vendosin përkohësisht sisteme armësh me rreze të gjatë nga Task Forca e saj Multi-Domain në Gjermani, si pjesë e një plani për stacionimin e tyre të përhershëm."

Sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit të SHBA (CRS), Ushtria Amerikane është aktualisht në procesin e krijimit dhe pajisjes së pesë të ashtuquajturave Task Forca me shumë domene (MDTF) në mbarë botën. Një nga detyrat e tyre kryesore është të sigurojnë zjarr artilerie me rreze të gjatë - përmes raketave me rreze të gjata veprimi. Përveç kësaj, MDTF ka edhe aftësi të mbrojtjes ajrore.

Tre MDTF janë për rajonin e Paqësorit dhe një për Evropën - do të vendoset në Wiesbaden, Gjermani.

Ushtria amerikane e njoftoi këtë më 13 prill 2021. Pesë muaj më vonë, më 16 shtator 2021, MDTF u aktivizua në bazën amerikane në Wiesbaden (L. Clay Barracks). Synimi ishte që aty të vendoset vetëm shtabi dhe njësi të caktuara, ndërsa elementët thelbësorë operacionalë (armët) do të vendoseshin në Fort Drum në shtetin e Nju Jorkut.

Por nga të gjitha llogaritë, kjo bazë do të zhvendoset në Gjermani. Baza duhet të jetë funksionale deri në tetor 2025 me përjashtim të armëve hipersonike të cilat duhet të jenë gati deri 1.10. 2026, shkruan dokumenti i Shërbimit Kërkimor të Kongresit Amerikan (CRS).

Çfarë lloj armësh do të vendosen?

Qeveritë e SHBA-së dhe Gjermanisë deklaruan në deklaratën e sipërpërmendur se "njësitë konvencionale, kur të vendosen plotësisht, do të përfshijnë SM-6, Tomahawks dhe armët hipersoike që janë aktualisht në zhvillim".

Tomahawk

Tomahawk është një raketë e madhe lundrimi që ka qenë në përdorim për dekada dhe po zhvillohet vazhdimisht më tej. Është arma standarde e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në çdo konflikt ushtarak kundër caqeve tokësore dhe gjithnjë e më shumë po merr përsipër detyrat e bombarduesve me telekomandë.

Cilat armë do të dislokojë SHBA në Gjermani?
TomahawkFotografi: Jeremy M. Starr/U.S. Navy/ABACA/picture alliance

Tomahawk ishte raketa e parë e lundrimit që fluturoi në lartësi të vogla dhe kështu ishte kryesisht e padukshme për radarët. Ajo u zhvillua në vitet 1970 dhe u përdor në një numër të madh konfliktesh - për herë të parë në vitin 1991, kur 297 Tomahawk u hodhën në Irak. Mbi 800 prej tyre u nisën në pushtimin e Irakut në vitin 2003, u përdorën gjithashtu në Afganistan, Somali, Libi, Siri dhe aktualisht kundër pozicionit të Houthi-ve në Jemen.

Në shtator 1995, 13 Tomahawk qëlluan pozicionet e forcave serbe në Bosnjë-Hercegovinë, pranë Banja Lukës. Ndërsa në vitin 1999, 218 Tomahawk u hodhën mbi objektivat në Serbi nga luftanijet amerikane dhe 20 të tjerë nga një nëndetëse britanike.

Ndërkohë, Tomahawk është prodhuar nga American Raytheon (RTX), kushton nga 600.000 deri në rreth 1.5 milionë dollarë për copë dhe ka një distancë veprimi deri në 2500 kilometra. Mund të qëndrojë në ajër për orë të tëra dhe të ndryshojë vazhdimisht kursin, domethënë mund të ndryshjojë edhe objektivin me telekomandë.

SM-6

Cilat armë do të dislokojë SHBA në Gjermani?
Sistemet SM-2Fotografi: Mass Communication Specialist 3rd Class Michael J. Lieberknecht/abaca/picture alliance

Raketa e lundrimit Standard Missile-6 (SM-6) është, si të thuash, një sistem me tri raketa në një. Është e vetmja raketë që kombinon mbrojtjen ajrore, mbrojtjen tokësore dhe mbrojtjen nga raketat detare.

Ajo mund të përgjojë raketa kundër anijeve në lartësi shumë të larta ose raketa balistike në fazën e tyre të fundit - vetëm disa sekonda para se të arrijnë objektivin. Ky sistem ka një kërkues të dyfishtë objektivash të aftë për të zbuluar një raketë armike në tokë - madje edhe pas një mali. Në bashkëpunim me avionët e zbulimit, ai mund të përdoret edhe "mbi horizont”, pra jashtë horizontit të radarit.

Mund të lëshohet nga një anije, nga toka, aeroplanët e Boeing Type 18 E dhe F dhe platforma Typhon e zhvilluar nga Lockheed Martin. Ka një distancë verpimi deri në 500 km.

SM-6 është prodhuar nga Raytheon (RTX) që nga viti 2013. Një raketë kushton 4.3 milionë dollarë, sipas të dhënave të vitit 2022. Përveç marinës amerikane dhe britanike, këtë e kanë edhe Australia, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Dark Eagle

Cilat armë do të dislokojë SHBA në Gjermani?
Dark EagleFotografi: Wikipedia

Arma më moderne në arsenalin e Task Forcave me shumë qëllime do të jetë raketa hipersonike Dark Eagle, e cila po zhvillohet nga Lockheed Martin dhe Northrop Grumman. Kjo raketë do të jetë në gjendje të niset nga një kamion, si sistemi Patriot, për shembull. Është dashur të përfundojë në vitin 2023, por ka pasur disa probleme. Vlerësohet se secila prej tyre do të kushtojë rreth 40 milionë dollarë.

Shtetet e Bashkuara e morën vendimin për të zhvilluar një raketë hipersonike 20 vjet më parë, kur presidenti amerikan ishte republikani George W. Bush.

Me sa duket, edhe Dark Eagle është planifikuar të vendoset në Gjermani, në Wiesbaden, pas rreth dy vitesh. Kjo raketë duhet të ketë një rreze veprimi në një distancë deri rreth 2700 kilometra./DW

shba gjermani


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet