7 Gusht 2022, 07:43
Nga d.a.
guterres
SHBA- Qyteti japonez, Hiroshima, ka kujtuar më 6 gusht sulmin e parë me bombë atomike të 77 vjetëve më parë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shfrytëzuar këtë ceremoni për të paralajmëruar kundër krijimit të armëve bërthmore.
Ai ka folur për rreziqet që vijnë nga kriza në Ukrainë, në Lindje të Mesme, si dhe në Gadishullin Korean.
“Njerëzimi po luan me armë të mbushur. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në këtë qytet sa hap e mbyll sytë. Gratë, fëmijët dhe burrat janë djegur në zjarr”, ka thënë Guterres.
Sot “krizat e lidhura me çështje bërthamore po përhapen shpejt, në Lindje të Mesme, në Gadishullin Korean dhe si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë”, ka thënë mes tjerash Guterres.
“Ne duhet të pyesim se çfarë kemi mësuar nga tymi që është përhapur në formë kërpudhe në këtë qytet?”.
Para agimit, të mbijetuarit e sulmit dhe familjarët e tyre kanë dërguar lule dhe janë lutur në vendin përkujtimor në Hiroshima.
Rreth 140,000 njerëz kanë vdekur si pasojë e bombardimit të Hiroshimas nga Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht më 6 gusht të vitit 1945.
Në këtë shifër përfshihen edhe personat që kanë vdekur pas ekspozimit në rrezatim. Tri ditë më vonë, bomba e dytë atomike është hedhur në qytetin Nagasaki, duke lënë të vdekur 70,000 persona. Për pasojë, Japonia është dorëzuar më 15 gusht./REL/
antonio guterres bombardimi ne hiroshima
Bota
7 Gusht 2022, 07:35
d.a.
Volodymyr Tolkach
SERBI- Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, pas kërkesë së deputetin ukrainas për njohjen e ...
Bota
6 Gusht 2022, 23:26
F.M
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një 93-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kosovës pasi ka kërcënuar...
Bota
6 Gusht 2022, 23:14
F.M
Antony Blinken
SHBA- Kina njoftoi se po pezullonte bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi çështje ushtarake, ndryshimet klimatike e çë...
Bota
6 Gusht 2022, 23:03
I.A
KOSOVË- Një familje nga Kosova që jetojnë jashtë vendit kanë vendosur që fëmijët e tyre t’i pagëz...
Bota
6 Gusht 2022, 22:19
I.A
Greg Dutra
SHBA- Sado që teknologjia të jetë gjithnjë në ndryshim, ajo ende mund të na shfaqet në kohë mjaft t...
Bota
6 Gusht 2022, 22:12
F.M
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko
TIRANË- Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko thotë se serbët e kanë kërcënuar në...
Bota
6 Gusht 2022, 22:09
I.A
UKRAINË- Teksa Rusia nisi një sulm të shtunën në dy qytete kyçe në Ukrainën lindore, Kievi dhe Moska fajësuan n...
Bota
6 Gusht 2022, 21:45
I.A
Depoja ne flake
KUBA- Një zjarr i madh ka shpërthyer në Kubë pasi rrufeja goditi një rezervuar karburanti në një depo n...
Bota
6 Gusht 2022, 21:36
I.A
Sulmet
IZRAEL- Avionët izraelitë goditën Gazën ndërsa raketat palestineze shpërthyen në brendësi të Izraelit t...
Bota
6 Gusht 2022, 21:30
I.A
Lars-Gunnar Wigemark
KOSOVË- Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës ...