LIVE UPDATES
Bota

19-vjeçari nga Maqedonia u arrestua për sulmin terrorist në Vjenë, banorët e Gostivarit dënojnë planin

Kushërinjtë e të dyshuarit shprehen me keqardhje për atë që ka ndodhur prapa kamerës sepse nuk duan të flasin publikisht. Banorë të tjerë, siç është Muzafer Selmani, e kanë të vështirë ta besojnë se si një djalë i ri me origjinë nga ky rreth mund të përgatisë një akt terrorist, për çka akuzohet nga autoritetet austriake:

9 Gusht 2024, 20:19 Nga N.F

19-vjeçari nga Maqedonia u arrestua për sulmin terrorist në

MAQEDONI- Banorë të një lagjeje pranë Gostivarit, prej nga ka origjinën familja 19-vjeçarit Beran Aliji, i dyshuar për planifikim e një sulmi terrorist në Vjenë të Austrisë, e rastin, ndërsa të afërm të tij prapa kamerave shprehen të tronditur.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Gostivari, ekspertë të çështjeve të sigurisë fajësojnë klerin fetar mysliman për indokrtinimin e të rinjve nga rajoni. Kjo është lagja Pitarnicë në dalje të Gostivarit në drejtim të fshatit Çajlë. Banorët thonë se këtu është shëpia e familjes Aliji që ka emigruar në Austri, siç bëjnë shumë banorë të tjerë në kërkim të një jete më të mirë. Për rastin e Beran Alijit banorët e këtushëm nuk kanë dëshirë të flasin dhe pothuajse nuk e njohin meqë është lindur dhe rritur në Austri.

Kushërinjtë e të dyshuarit shprehen me keqardhje për atë që ka ndodhur prapa kamerës sepse nuk duan të flasin publikisht. Banorë të tjerë, siç është Muzafer Selmani, e kanë të vështirë ta besojnë se si një djalë i ri me origjinë nga ky rreth mund të përgatisë një akt terrorist, për çka akuzohet nga autoritetet austriake:

“Më vjen habi se si një fëmijë... më erdhi habi se si shqiptarët apo myslimanët kanë arritur në një gjendje të bëjnë terrorizëm... Ne shkojmë për një kafshatë buke atje të punojmë e jetojmë. Nuk më besohet... ne jemi të mësuar dhe përherë na kanë ngarkuar me sherre”, thotë zoti Selmani.


Të rinjë që kalojnë kohën në një kafene të lagjes nuk kanë dëgjuar për rastin e as nuk e njohin familjen Aliji.

“Unë për atë rast dëgjoj nga ju dhe nëse është bashkëqytetar i yni është një gjë tragjike dhe duhet familjarët të shohin se a ka pasur ai ndonjë sëmundje apo pse ka ardhurr deri tek ai rast. Ne nuk e njohim personin”, thotë Mevlan Zendeli, një ekonomist me profesion nga lagja Pitarnicë e Gostivarit.

Autoritetet komunale të Gostivarit, po ashtu nuk dëshirojnë të pronocohen lidhur me rastin, me arsyetimin se familja në fjalë nuk jeton këtu dhe se janë shtetas të Austrisë.

Sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë, të rinjtë shqiptarë të besimit islam nga Maqedonia e Veriut, deri para pak vitesh kanë qenë pre e rekrutimit për nevojat e Shtetit Islamik apo strukturave të tjera në Lindjen e Mesme dhe ky numër ka shkuar në disa qindra, por me miratimin e ligjit nga Parlamenti në Shkup për dënimin e shtetasve që angazhohen nëpër ushtri dhe luftëra të huaja dhe me dobësimin e Shtetit Islamik, numri i këtyre personave vlerësohet se ka rënë dukshëm.

Profesori Mitasin Beqiri, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe ligjërues universiteti i të Drejtës Penale dhe Kriminologjisë, në një bisedë me Zërin e Amerikës e vlerëson rastin e fundit në Vjenë si “terrorizëm politik të jashtëm që merr përmasa më të mëdha”.

“Çështja e kriminalitetit politik apo e ekstremizmit, terrorizmit merr përmasa më të mëdha, fatkeqësisht dhe nuk zgjedh as moshën e re e as kufijtë. Terrorizmi i kalon kufijtë e territorit nacional të një shteti apo vendi. Fatkeqësisht, tentuesi për një akt të pahijshëm në Vjenë ndodhi të jetë (me origjinë) nga këtu dhe kjo tregon se ekstremizmi nuk njeh as vend e as kufij”, thotë zoti Beqiri.

Eksperti e shikon mungesën e bashkëpunimit dhe bashkërenditjes midis shkollës, pushtetit vendor, atij qendror dhe vetë familjes si burim i vënies nën ndikime idologjike dhe devijimit të të rinjve. Zoti Beqiri, i cili është dhe banor i komunës së Gostivarit, vlerëson se kleri fetar e nxit indoktrinimin, apo nuk angazhohet për largimin e të rinjve nga këto veprime.

“Burimi i ideologjisë mund të thuhet se vjen nga Lindja e Afërt; dikush thotë nga Irani, Iraku, apo Siria. Sido që të jetë, burimi vjen nga aty ku është, por këtu kur gjejnë hapësirë veprimi është më e keqja se kur dikush që është i thirrur ta parandalojë këtë lloj dukurie negative - ata janë të kyçur në këtë lloj kriminaliteti. Faktikisht, edhe kleri, nëse e ka për detyrë të merret... edhe në ajetet kuranore thuhet se ndalohet dhe nuk lejohet terrorizmi, vrasja, maltretimi, keqpërdorimi, etj”, shprehet zoti Beqiri.

Mitasin Beqiri bën thirrje që shoqëria të jetë më aktive në parandalimin e këtyre sjelljeve dhe veprimeve ekstremiste.

Paralelisht duhet të merren disa institucione me këtë dukuri negative të kriminalitetit, si: organet e rendit, gjyqësorit, shoqëria në tërësi dhe politika e vendit”, thekson eksperti i çështjeve të sigurisë.

I dyshuari kryesor për përgatitjen e aktit terrorist në koncertin e këngëtares amerikane, Taylor Sëift, 19-vjeçari Beran Aliji planifikoi të sulmonte shikuesit e mbledhur jashtë stadiumit Ernst Happel, deri në 30,000 çdo natë, me 65,000 të tjerë brenda stadiumit, me thika ose mjete shpërthyese artizanale.

Komploti, sipas autoriteteve austriake ishte frymëzuar nga grupi Shteti Islamik dhe nga al-Kaida, teksa i dyshuari kryesor, si dhe 18-vjeçari i arrestuar të enjten, “u betuan për besnikëri” ndaj Shtetit Islamik./ VOA

gostivar sulm terrorist vjene

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet