LIVE UPDATES
Bota

160 të vdekur që nga fillimi i vitit për shkak të helmimit nga alkooli në Turqi

Shkaku kryesor i helmimit nga alkooli është përdorimi i metanolit të lirë, i cili i shtohet pijeve të përgatitura ilegalisht në vend të alkoolit të pijshëm, etanolit.

11 Mars 2025, 13:25 Nga N.F
160 të vdekur që nga fillimi i vitit për shkak të helmimit
Foto ilustruese

TURQI- Vitet e fundit rakia dhe alkooli turk ka sjellë rritje alarmante të vdekjeve për shkak të helmimeve. Problemin më të madh e kanë qytetet e mëdha, si Stambolli, Ankaraja Izmiri, si dhe zonat turistike. Këtë vit, numri i vdekjeve nga alkooli i falsifikuar është rritur në mënyrë dramatike. Që nga fillimi i vitit në Turqi kanë humbur jetën të paktën 160 persona.

Sipas ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya deri në fund të shkurtit, 648,000 litra pije alkoolike të prodhuara ilegalisht ishin sekuestruar, duke përfshirë raki turke, por edhe pije "ndërkombëtare" si vodka, uiski dhe xhin. Në lidhje me këto raste janë arrestuar rreth 560 të dyshuar.

Çmimet e pijeve alkoolike në Turqi janë rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të taksave të larta. Një shishe raki tani kushton rreth 35 euro. Me një pagë minimale prej rreth 572 euro në muaj, kjo është një shumë e paarritshme për shumëkënd.

Shkaku kryesor i helmimit nga alkooli është përdorimi i metanolit të lirë, i cili i shtohet pijeve të përgatitura ilegalisht në vend të alkoolit të pijshëm, etanolit. Cagin Tan Eroglu nga platforma e monitorimit të politikave të alkoolit thekson se alkooli i falsifikuar nuk mund të dallohet nga alkooli i zakonshëm në erë, ngjyrë apo shije. Metanoli është jashtëzakonisht toksik dhe mund të shkaktojë probleme me shikimin, të vjella, marramendje dhe dështim të organeve, ndërsa në rastin më të keq mund të çojë edhe në vdekje.

Pas vdekjeve të fundit nga alkooli i falsifikuar, shoqatat profesionale të ekspertëve të industrisë ushqimore turke i kanë bërë thirrje vazhdimisht qeverisë. Ata besojnë se taksat tepër të larta nuk kanë çuar në uljen e konsumit të alkoolit, por përkundrazi e kanë bërë situatën edhe më të rrezikshme për shëndetin publik.

Në të njëjtën kohë, ata bëjnë thirrje për intensifikimin e kontrolleve për të luftuar prodhimin e paligjshëm të alkoolit. Së fundi, ata i bëjnë apel qeverisë që të ulë taksat e tepërta, të cilat tashmë janë shumëfish të kostos së prodhimit, në mënyrë që qytetarët të mos i drejtohen tregut të zi.

 

turqi helmim nga alkooli

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria