Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot në mbrëmje në lidhje përgjimet e publikuara nga Bild dhe për urdhrin e prokurorisë për të të hetuar mediat që nxorrën sekretit hetimor.
Në një deklaratë për mediat PD shprehet se heshtja dhe përdorimi politik i Prokurorisë për të kërcënuar mediat nuk e shpëtojnë dot Edi Ramen për të mbuluar krimin e blerjes së pushtetit.
“Edi Rama vetë po hesht, siç bën gjithmonë, kur kapet me fakte në krim. Këtë rradhë, as heshtja, as shërbëtoret e tij në prokurori, nuk mund të mbulojnë dot të vërtetën që tani ka marrë përmasa europiane”, shkruhet më tej në deklaratë.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Në vend që, sot, politikanët e kapur në shitblerje votash me krimin, të ishin me pranga në duar; në vend që Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të vihej në dispozicion të hetimit për zbardhjen e krimeve zgjedhore; Edi Rama urdhëron shantazhimin dhe kërcënimin ndaj gazetës gjermane BILD dhe mediave shqiptare që nxorrën në dritë krimin zgjedhor.
Kërcënimet e shërbëtoreve të tij provojnë se Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim Vangjush Dako, Astrit Avdylaj, garantet e mosndëshkimit të këtyre krimeve elektorale, Arta Marku dhe Donika Prela, janë e njëjta dorë kriminale, pjesë e të njëjtit grupi të strukturuar kriminal që:
– vjedh votat,
– dhunon votuesit,
– manipulon hetimet,
– dhe kërcënon mediat.
Edi Rama, përfituesi nga blerja e votave prej bandës së Avdylajve kërkon të blejë kohë, duke urdhëruar prokurorinë e kontrolluar prej tij, të artikulojë teza të rrezikshme për demokracinë në vend dhe lirinë e medias.
Edi Rama vetë po hesht, siç bën gjithmonë, kur kapet me fakte në krim. Këtë rradhë, as heshtja, as shërbëtoret e tij në prokurori, nuk mund të mbulojnë dot të vërtetën që tani ka marrë përmasa europiane: Edi Rama është një Kryeministër ilegjitim, që e ka shndërruar Partinë Socialiste në një strukturë të kriminalizuar, në shërbim të pushtetit të tij personal.
Partia Demokratike inkurajon gazetarët të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre për të informuar publikun mbi të vërtetën e tmerrshme se Shqipëria drejtohet nga krimi i organizuar.
Partia Demokratike inkurajon çdo prokuror të mos i bindet urdhrave politikë të një Kryeministri të kriminalizuar apo veglave të tij në drejtimin e Prokurorisë. Vënia përpara drejtësisë e pushtetarëve që kanë bashkëpunuar në zgjedhje me krimin e organizuar, është shërbimi më i madh ndaj interesit publik.
As heshtja, as përdorimi i Prokurorisë, nuk i jep dot më shumë jetë kufomës politike të Edi Ramës. Asgjë dhe askush nuk e shpëton dot atë dhe pushtetin e tij të inkriminuar.
Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild”ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.
Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e Ministrit të Financave për rritjen e fondit të financimit për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30...
TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka publikuar në video ku Edi Rama flet për përgjimet e Durrësit dhe mbron Vangjush Dakon.Vasili shprehet se dekla...
Pas përgjimeve të publikuara nga BILD dhe që ‘tronditën’ politikën në Shqipëri, ka reaguar edhe ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.Me anë ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”. Në një reagim për medi...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sërish lidhur me përgjimet e publikuara nga e përditshmja “BILD” rreth shit-blerjes së votave në zgjedhjet e 2017-ës. ...
TIRANË- Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild, dhe shkruan se gazeta ka bërë detyrën dhe i ësh...
TIRANË- Një nga personat që përmendet në përgjimet “Dosjes 399” të publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild” është edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste...
TIRANE- Më 13 nëntor 2018, kur në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, po zhvillohet seanca në ngarkim të 24 personave të arrestuar si anëtarë të grupit “Advyl...
TIRANË- Pas përgjimeve të publikuara nga e përditshmja gjermane BILD, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Me anë të një postimi në rrjete...
TIRANË– Gazetari gjerman Peter Tiede ka reaguar sërish pasi publikoi përgjimet e të ashtuquajturës “Dosja 339/1”. Në një status në rrjetet sociale, Tiede s...