LIVE UPDATES
Bota

Bolton: Presidenti Trump i kërkoi Kinës ndihmë për rizgjedhje në vitin 2020

18 Qershor 2020, 14:23 Nga DOSJA
Bolton: Presidenti Trump i kërkoi Kinës ndihmë për

SHBA– Donald Trump i kërkoi Presidentit kinez Xi Jinping ndihmë që të rizgjidhet president në 2020, shkruan në librin e tij të ri John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare në administratën Trump, sipas disa pasazheve të librit të publikuara të mërkurën.

Gjatë takimit me zotin Xi në qershor të vitit të kaluar, presidenti “në mënyrë shokuese ndërroi bisedën duke u përqëndruar tek zgjedhjet presidenciale amerikane, duke aluduar mbi mundësinë që kapacitetet ekonomike të Kinës të ndikonin në fushatë dhe duke iu lutur zotit Xi të garantonte fitoren e tij,” shkruan ish-këshilltari i afërt i presidentit në librin e tij të ri që premton të jetë një botim bombastik, sipas personave që e kanë lexuar.

Në pasazhe të botuara nga The Washington Post, The New York Times dhe The Wall Street Journal, zoti Bolton shkruan se Presidenti Trump theksoi rëndësinë e fermerëve amerikanë dhe si do të ndikonte tek rezultati i zgjedhjeve amerikane “shtimi i sasisë së sojës dhe grurit amerikan” që do të blinte Kina.

ADMINISTRATA TRUMP, PADI KUNDËR Z. BOLTON

Administrata Trump paditi të martën ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton me qëllimin për të vonuar botimin e një libri për të cilin Shtëpia e Bardhë thotë se përmban informacione të klasifikuara. Libri pritet ta përshkruajë nën një dritë jo pozitive vendimmarrjen në politikën e jashtme të Presidentit Trump.

Proçedimi gjyqësor në gjykatën federale të Uashingtonit vjen pas paralajmërish të Presidentit Donald Trump se zoti Bolton mund të përballet me një “çështje penale” nëse nuk i ndal planet për botimin e librit, i cili është planifikuar të publikohet javën e ardhshme. Padia është përplasja më e fundit në një marrëdhënie problematike mes zotit Trump dhe zotit Bolton, i cili u shkarkua papritur nga Shtëpia e Bardhë shtatorin e kaluar pas mosmarrëveshjesh të përsëritura për çështje të sigurisë kombëtare.

Tashmë do të jetë gjykata që duhet të vendosë nëse zoti Bolton ka anashkaluar proçedurat e duhura lidhur me publikimin e librit, diçka që avokati dhe botuesit e librit e kanë mohuar me forcë.

Shtëpia botuese “Simon & Schuster” e quajti padinë “asgjë më shumë se një seri përpjekjesh për një kohë të gjatë të administratës për të hequr dorë nga botimi i një libri që presidenti nuk e sheh të përshtatshëm“. Në një deklaratë të martën në mbrëmje thuhej se zoti Bolton kishte punuar me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë për të adresuar shqetësimet e tyre dhe se “mbështet plotësisht të drejtën e tij bazuar në Amendamentin e Parë të Kushtetutës” për të treguar historinë e tij.

Në mënyrë të ngjashme, avokati i zotit Bolton, Chuck Cooper, ka thënë se ai ka punuar për disa muaj me specialistë të informacioneve të klasifikuara për të shmangur lëshimin e informacioneve sekrete. Ai akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po gjen një pretekst për të censuruar zotin Bolton.

Në padinë e tij Departamenti i Drejtësisë pretendon se ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare nuk ka kryer një proçedurë të rishikimit përpara publikimit, për të siguruar që dorëshkrimi nuk përmban materiale sekrete. Padia kërkon që një gjykatë federale të urdhërojë zotin Boltonin “të udhëzojë ose të kërkojë” që botuesi i tij të vonojë botimin e librit për t’i dhënë mundësi përfundimit të një proçesi rishikimi nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare si dhe të verë në dispozicion kopje të librit që do të jenë të pranueshme për qeveria.

Departamenti i Drejtësisë gjithashtu po kërkon të parandalojë që zoti Bolton të sigurojë përfitime nga libri, veçanërisht nëse ai “refuzon të përfundojë proçesin e rishikimit të librit përpara publikimit si dhe të marrë autorizimin e kërkuar paraprak me shkrim përpara se të vazhdojë me publikimin e tij”.

Në padinë e tij, Departamenti i Drejtësisë argumenton se puna e zotit Bolton nënkuptonte se ai “ishte rregullisht në kontakt me informacione më të ndjeshme të klasifikuara të qeverisë amerikane”. Zyrtarët thonë që dorëshkrimi i zotit Bolton përbëhet nga më shumë se 500 faqe dhe se ishte “i mbushur me informacione sekrete, që ai parashikon t’i bëjë publike”.

Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë të censurojnë ndonjë aspekt të ligjshëm të dorëshkrimit, thjesht kërkon një urdhër nëpërmjet të cilit t’i kërkohet të pandehurit të përfundojë proçesin e rishikimit përpara botimit si dhe të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që publikut t’i shpërndahet vetëm një dorëshkrim që është autorizuar zyrtarisht përmes këtij proçesi dhe pa informacione të klasifikuara“, thuhet në padi.

Libri i zotit Bolton “Dhoma ku ndodhi: shënime biografike të Shtëpisë së Bardhë”, ishte parashikuar të dilte në treg në muajin mars. Data u shty dy herë dhe tashmë Simon & Schuster ka vendosur që librin ta publikojë javën tjetër.

Zoti Bolton mbulon një sërë temash, nga kaosi në Shtëpinë e Bardhë por edhe vlerësime të aktorëve kryesorë, proçesi i vendimmarrjes jo i qëndrueshëm i presidentit, marrëdhëniet e tij me aleatët dhe armiqtë nga Kina, Rusia, Ukraina, Koreja e Veriut, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Franca e Gjermania”.

Nuk arrij të gjej ndonjë vendim të rëndësishëm të zotit Trump gjatë mandatit tim, që nuk nxitej nga përllogaritjet për rizgjedhje“, shkruan zoti Bolton në libër, sipas një njoftimi të shtëpisë botuese.

Libri i cili pritet prej kohësh me interes të madh, veçanërisht pas daljes së lajmit gjatë gjyqit në Kongres që synonte shkarkimin e zotit Trump, se dorëshkrimi ofronte informacione rreth përpjekjeve të presidentit për t’i bllokuar ndihmën ushtarake Ukrainës në këmbin që zyrtarët e këtij vendi ta ndihmonin atë me hetimet ndaj rivalit politik të zotit Trump, Joe Biden. Këto pretendime përbënin thelbin e çështjes për shkarkimin e Presidentit, që përfundoi në muajin shkurt me shpalljen e tij të pafajshëm në Senat.

Zoti Cooper nuk i ka kthyer përgjigje një kërkese për komente rreth padisë. Më parë ai ka thënë se e kishte dërguar dorëshkrimin e zotit Bolton tek specialistja që merret me informacionet e klasifikikuara në Shtëpinë e Bardhë, Ellen Knight në fund të muajit dhjetorit dhe se zonja Knight dhe zoti Bolton kishin shpenzuar gati katër muaj duke e shqyrtuar librin madje disa herë “rresht për rresht”.

Sipas padisë, zonja Knight e kishte përfunduar rishikimin e librit në fund të prillit dhe kishte përcaktuar se ai nuk përmbante informacione të klasifikuara.

Por në fillim të muajit pasues, Michael Ellis, drejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Zbulimin nisi një tjetër proçes rishikimi të dorëshkrimit dhe gjeti në të informacione të klasifikuar, thuhet në padi. Rishikimi ishte ende në proces në fillim të këtij muaji ndërsa media njoftoi se zoti Bolton do të bënte përpara me planet për publikimin e librit.

Në një deklaratë të martën, organizata për Liritë Civile të Amerikane tha që “padia ka gjasa të dështojë”. Një nga përfaqësuesit e saj, Ben Wizner, tha se Gjykata e Lartë kishte refuzuar një gjysmë shekulli më parë përpjekjet e administratës Nixon për të bllokuar botimin e atyre që u quajtën Dokumentet e Pentagonit dhe shtoi se është e mirëpërcaktuar se kufizimet paraprake mbi botimin janë anti-kushtetuese.

Si zakonisht, kërcënimet e qeverisë nuk kanë asnjë lidhje me ruajtjen e sigurisë kombëtare, por gjithçka ka të bëjë me shmangien e një skandali dhe një situate të sikletshme“, tha zoti Wizner.

Marrë nga: Zëri i Amerikës

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll
Bota 18 Qershor 2020, 12:08

GJERMANI- Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet