LIVE UPDATES
Bota

SHBA vendos sanksione ndaj çiftit Asad dhe shumë mbështetësve të tyre

18 Qershor 2020, 12:16 Nga DOSJA
SHBA vendos sanksione ndaj çiftit Asad dhe shumë

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj sundimtarit sirian Bashar al-Asad, gruas së tij Asma dhe shumë prej mbështetësve të tyre. Departamenti i Shtetit në Uashington vendosi fillimisht sanksione për 39 individë ose organizata. Këto përfshijnë kufizimin për të udhëtuar për në SHBA si dhe ngrirjen e llogarive dhe të pronave në Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u shpreh për fillimin e një “fushate të vendosur presioni ekonomik dhe politik” kundër udhëheqjes në Damask. “Ne presim shumë më shumë sanksione dhe nuk do të ndalemi derisa Asadi dhe regjimi i tij t’i japin fund luftës së tyre të panevojshme, brutale kundër popullit sirian.”

Për herë të parë Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione edhe ndaj gruas së Asadit, Asma. Pompeo tha se me mbështetjen e të shoqit dhe të familjes së tij, ajo ishte bërë një nga “përfitueset” më të mëdha të luftës civile. “Kushdo që bën biznes me regjimin e Asadit, pavarësisht se ku është në botë, mund të përballet me kufizime udhëtimi dhe sanksione financiare,” kërcënoi Pompeo. Përkrahësit e Asadit po parandalojnë një “zgjidhje paqësore, politike të konfliktit”. Ata i mundësojnë Asadit të bëjë luftë kundër popullit sirian dhe “të kryej mizori masive”.

Goditje për ekonominë e vendit 

Banka Qendrore Siriane zhvlerësoi ndërkohë monedhën vendase për shkak të sanksioneve të reja amerikane. Kursi zyrtar i këmbimit u vendos në 1250 paund sirianë për dollar. Deri tani ky kurs ishte 700 paund sirianë për dollar. Në tregun e zi monedha ka edhe më pak vlerë.

Katër vjet burg për xhaxhain e Asadit 

Në Paris u dënua nga një gjykatë me katër vjet burg një nga xhaxhallarët e sundimtarit sirian. Për më tepër pasuria e Rifaat al-Asadit do të konfiskohet, njoftoi agjencia e lajmeve AFP. Gjykata e shpalli Al-Asadin fajtor për pastrimin e parave publike siriane. Al-Asadi, tani 82 vjeç, ka ndërtuar me mashtrime një perandori pasurish të patundshme. Këto përfshijnë një kështjellë, fermat për kuaj, dy shtëpi të spikatura të Parisit dhe rreth 40 apartamente. Sipas lajmeve pasuria vlerësohet me rreth 90 milion euro. Vetë Al-Asad nuk u paraqit as këtë herë në gjykatë. Ai nuk u paraqit as në fillim të gjykimit në dhjetor dhe avokatët e tij dhanë si shkak shëndetin të tij të dobët.

Xhaxhait të Asadit iu desh të largohej nga Siria në vitin 1984 pasi provoi një grusht shteti kundër vëllait të tij Hafis, sundimtarit të gjatë të Sirisë dhe babait të presidentit aktual. Rifaat ka qenë prej kohësh pjesë e udhëheqjes së vendit dhe akuzohet si përgjegjës për disa mizori në kohën kur qe komandant i trupave elitë.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota asma asad çifti asad lufta civile sanksione asma asad çifti asad lufta civile sanksione

Sondazh

Poll
Bota 18 Qershor 2020, 12:08

GJERMANI- Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet