EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Politike
‘Bojkotoni mediat’, “Reporterët pa Kufij” të ashpër ndaj Bashës: Vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve
3 Shtator 2019, 20:13Nga DOSJA
TIRANË- Organizata për mbrojtjen e gazetarëve “Reporterët pa Kufij” kanë reaguar lidhur me letrën që kryedemokrati Lulzim Basha u dërgonte anëtarëve të PD-së, duke i kërkuar që të bojkotonin mediat që sipas tij i bënin propagandë qeverisë.
“RSF” shpreh shqetësimin e saj lidhur me letrën e Bashës, duke theksuar se ai vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve dhe besimin në media.
“Reporterët pa Kufij” shprehin keqardhje të fortë se lideri i opozitës Luzlim Basha u ka bërë thirrje fshehurazi anëtarëve të partisë së tij për të bojkotuar disa media nën pretekstin se ata i shërbejnë propagandës së kryeministrit Edi Rama. Duke vepruar kështu, Basha vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve dhe dëmton besimin në media”, shkruan RSF.
Ditën e sotme gazeta zyrtare e Partisë Demokratike e akuzonte Alfred Lelën si të blerë nga Rama, pas qëndrimit kundër të tij për qarkoren e dalë në media, ku PD kërkonte nga zyrtarët e saj që të distancoheshin nga disa media, që sipas tyre janë nën kontrollin e qeverisë. Qarkorja ende nuk është mohuar nga PD, dhe është një tjetër akt i rëndë kundër lirisë së shtypit në Shqipëri, dhe sulmit në të cilin ndodhen mediat dhe gazetarët për të kryer punën e tyre.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e partisë së tij në Muzeun Kombëtar të...
SLLOVENI- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majl...
Politike 3 Shtator 2019, 18:01
Lulzim Basha ka mbledhur këtë mbrëmje në selinë e PD gjithë të deleguarit e partisë së tij në qarqe. “BalkanWeb” mëson se në mbledhje po diskutohet për plotësim...
TIRANË– Vaksinimi i fëmijëve tashmë nuk bëhet në qendrat shëndetësore porn ë klinikat private. Kështu të paktën shkruan ish-kryeministri Sali Berisha...
TIRANË– Këshilltari për Mediat dhe zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas rrëzimit të dekretëve të Presidentit ditën e sotme. ...
TIRANË– Partia Demokratike ka mbajtur një deklaratë për mediat ku denoncoi edhe njëherë skandalin e faturave të nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër Mazn...
POGRADEC– Pas ardhjes në detyrë të kryebashkiakut të Pogradecit, Ilir Xhakollit, dy nënkryetarët e PD-së Polikron Balliu dhe Avdulla Cano janë dorëhequr ...
TIRANË– Këshilli Kombëtar i Territorit është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar lidhur me zgjerimin e zonës së mbrojtur në Malin e Tomorrit.Në një ...
TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me vendim...