Berisha premton rishikimin e moshës së pensionit: Ata që e rritën, u ngutën
15 Shkurt, 13:51
"Do i ja...
Politike
Albin Kurti në Tiranë: Shqiptarët kanë ëndërr bashkimin me Kosovën, ky vend mund të bëhet
3 Shtator 2019, 19:04Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e partisë së tij në Muzeun Kombëtar të Tiranës. Kurti diskutoi në lidhje me mundësitë që Shqipëria dhe Kosova kanë për të ardhmen dhe për njëra-tjetrën.
Lideri i Vetëvendosjes është shprehur se duhet të marrë fund hendeku mes Shqipërisë dhe Kosovës duke bashkëpunuar mes tyre. Ndër të tjera, Kurti u shpreh se suksesi i shqiptarëve do të matet në momentin kur ata të kenë institucione dhe një treg të përbashkët.
Gjithashtu Kurti shtoi më tej se VV-ja nuk do të bëjë ndarje Veri-Jug duke iu referuar partive politike këtu.
“Mungon shkëmbimi i mësuesve dhe nxënësve që do të promovonte gjeneratë të re të shqiptarëve. Ata kanë shumë ëndrra për një shtet të së drejtës dhe për një shtet me të barabarta. Shqiptarët kanë shumë ëndrra për një shtet ku zvogëlohet hendeku i pakicës dhe i shumicës.
Shqiptarët nuk kanë ndjerë dashuri për të korruptuarit. Në historinë e shqiptarëve janë bashkuar për të ruajtur vendin. Edhe Kosova e ka te dera.
Ëndrra e çdo shqiptari është që të jetojmë të lirë dhe me dinjitet dhe që patriotizmin e kanë si mburojë dhe herë të tjera si shpatë. Duhet të kemi vullnet për të bashkëpunuar, pasi nëse nuk bashkëpunojmë nuk ka marrëveshje.
Nëse Vetëvendosja vjen në pushtet do të kemi bashkëpunim union doganorë energji elektrike, politikë të jashtme e në shumë të tjera.
Vetëvendosjen në Shqipëri e kanë sjellë njerëzit. Ju takon juve që të refuzoni të nënshtroheni predikimit se ju nuk jeni të rëndësishëm se Shqipëria nuk bëhet. Ky vend mund të bëhet dhe mund të ndryhsohet,”– deklaroi kreu i Vetëvendosjes.
Albin Kurti ndodhet në Tiranë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SLLOVENI- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majl...
Politike 3 Shtator 2019, 18:01
Lulzim Basha ka mbledhur këtë mbrëmje në selinë e PD gjithë të deleguarit e partisë së tij në qarqe. “BalkanWeb” mëson se në mbledhje po diskutohet për plotësim...
TIRANË– Vaksinimi i fëmijëve tashmë nuk bëhet në qendrat shëndetësore porn ë klinikat private. Kështu të paktën shkruan ish-kryeministri Sali Berisha...
TIRANË– Këshilltari për Mediat dhe zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas rrëzimit të dekretëve të Presidentit ditën e sotme. ...
TIRANË– Partia Demokratike ka mbajtur një deklaratë për mediat ku denoncoi edhe njëherë skandalin e faturave të nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër Mazn...
POGRADEC– Pas ardhjes në detyrë të kryebashkiakut të Pogradecit, Ilir Xhakollit, dy nënkryetarët e PD-së Polikron Balliu dhe Avdulla Cano janë dorëhequr ...
TIRANË– Këshilli Kombëtar i Territorit është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar lidhur me zgjerimin e zonës së mbrojtur në Malin e Tomorrit.Në një ...
TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me vendim...
SHKODËR- Drejtoresha e zyrës së punës në Shkodër, Rozafa Zmijani ka reaguar lidhur me akuzat e PD-së lidhur me shpërdorimin e fondeve.Në një prononcim për ...