LIVE UPDATES
Politike

Bllokimi i buxhetit, kryebashkiaku i Skraparit “ankohet” tek ndërkombëtarët: Ndërhyni

24 Shkurt 2019, 11:25 Nga DOSJA
Bllokimi i buxhetit, kryebashkiaku i Skraparit “ankohet” tek

SKRAPAR- Kryetari i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu i është drejtuar sot, Përfaqësive Ndërkombëtare në Shqipëri, Trupit Diplomatik dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prezencës së Bashkimit Evropian, OSBE si dhe gjithë ambasadorëve të Bashkimit Evropian në Shqipëri në lidhje me situatën e paprecedentë të të Buxhetit të Bashkisë Skrapar (Lexo këtu).

Sipas Spahiut ky është një bllokuar i qëllimshëm në Degën e Thesarit, për përdorimin e 1/12 të Buxhetit faktik të vitit paraardhës, ashtu siç parashikohet në ligj.

Kjo tentativë dashakeqe, shton ai, bëhet për presion për votën në zgjedhjet e ardhshme, ka bërë që të ndërpriten të gjitha shërbimet që kanë lidhje me veprimtarinë financiare të Bashkisë si dhe zvarritjet e qëllimshme që po bëhen në Gjykatën Administrative të Apelit Vlorë (Lexo këtu) për sigurimin e padisë që ka kaluar çdo afat ligjor.

LETRA E PLOTË

Dëshiroj t’Ju informoj në lidhje me një situatë të paprecedent dhe jo ligjore, të krijuar në  Bashkinë e Skraparit, nga Qeveria.

Bashkia Skrapar ka respektuar të gjitha afatet ligjore, për miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2019. Konkretisht:

Kjo shkresë, bazuar në dokumentet që disponon Zyra e Protokollit të Bashkisë Skrapar, ka mbërritur në datën 04.01.2019, në orën 12:00, duke sjellë kështu mungesën e Kryetarit të Bashkisë dhe stafit të tij në këtë mbledhje.

Këtë mbledhje e ka drejtuar vetë Prefekti i Qarkut, Z. Harilla Dafa,  duke marrë kështu de-facto kompetencat e Kryetarit të Bashkisë, çka përbën shkelje të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Edhe në këtë mbledhje, Këshilli i Bashkisë nuk e ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2019 dhe kjo vërtetohet me procesverbalin e mbledhjes, të datës 04.01.2019;

Bazuar në ligjin nr. 139/2015, parashikohet se:

“Këshilli Bashkiak shpërndahet para kohe me vendim të Këshillit të Ministrave, kur nuk miratohet buxheti brenda afateve ligjore.”

Për të mos shpërndarë Këshillin e Bashkisë, pasi ky Këshill ka shumicë anëtarësh nga subjekti Partia Socialiste e Shqipërisë, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjeve, Ministria e Financave, bllokon çdo veprim financiar të Bashkisë Skrapar, në Degën e Thesarit.

Bashkia Skrapar edhe pse ka konsumuar të gjitha rrugët ligjore  për miratimin e buxhetit të vitit 2019, vendime të paligjshme të Këshillit të Bashkisë Skrapar, si dhe konfirmimet e  prefektit të Qarkut Berat, të mbështetur dhe nga Ministria e Financave, fatkeqësisht po ndikojnë drejtëpërsëdrejti në jetën 17.500 banorëve, të cilët kanë ngelur pa shërbimet bazë që u ofron Bashkia .

Kjo dhe për shkak të ndikimeve politike, që po i bëhen bashkisë, sepse ajo drejtohet nga një përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Këshilltarët socialistë krijuan një maxhorancë të manipuluar në këshillin bashkiak nëpërmjet presioneve dhe blerjes së anëtarëve  me vende pune. Me anë të këtij veprimi, kanë arritur të pengojnë veprimtarinë e Bashkisë Skrapar, nëpërmjet akteve të paligjshme, për mosmiratimin e buxhetit, situatë e krijuar është mbështetur nga Prefekti i Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa dhe nga deputeti i Partisë Socialiste në këtë qark, Z. Adnor Shameti.  

Ky bllokim i veprimtarisë financiare, po çon Bashkinë Skrapar në një kolaps për ofrimin e shërbimeve .

Bashkia Skrapar, nga ky bllokim i veprimtarisë financiare , nuk kryen dot proçedurat e prokurimit  për blerje ushqimesh, blerje nafte etj.

Gjendur  në këto kushte , u bë e pamundur funksionimi i çerdhes, konviktit e nxënësve, Qendrës së Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, si dhe shumë shërbime të tjera të cilat po ndikojnë në komunitetin e kësaj bashkie.

Aktualisht, që prej fillimit të vitit, punonjësit e Bashkisë Skrapar, si dhe institucioneve vartëse të saj, nuk kanë marrë pagat. 

Bashkia Skrapar, i ka kërkuar Ministres së Financave, Znj. Anila Denaj, të zbatojë ligjin, duke na  lejuar të vazhdojmë verpimtarinë financiare me 1/12 e shpenzimeve faktike të buxhetit vendor të vitit paraardhës, por edhe nga ky instiucion vijnë vendime politike.

Gjithashtu i jemi drejtuar dhe Kryeministrit, z. Edi Rama, por edhe nga ana e tij nuk ka patur asnjë reagim.

Për  këtë situatë të krijuar, Bashkia Skrapar i është drejtuar organeve të drejtësisë, lidhur me ligjshmërinë e këtyre akteve, por dhe në këto institucione po ndodhin zvarritje të qëllimshme, duke i thelluar edhe më tej pasojat që po i vijnë Bashkisë.

Kjo për faktin se në Gjykatën Administrative Vlorë, gjyqtari i çështjes, dikur koordinator i Partisë Socialiste të Qarkut të Vlorës, nuk ka arsyetuar dhe nuk ka zbardhur akoma vendimin e marrë “Per moskompetencë gjykimi të çështjes” dhe dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë.

Gjithashtu, Bashkia Skrapar i është drejtuar me kallëzim penal për veprën “Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni”, ndaj Prefektit të Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa, Prokurorisë së Shkallës së Parë, Berat.

Ju bëjmë me dije se këto veprime të paligjshme, dirigjohen nga deputeti socialist, Adnor Shameti dhe për  fatin më të keq, mbështeten nga të gjitha institucionet shtetërore, si dhe nga kryeministri i vendit, në kundërshtim me ligjin dhe më qëllimin e vetëm për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme.

Për sa më sipër, kërkojmë ndërhyrjen Tuaj, në mënyrë që Bashkia Skrapar, të vijojë punën e saj, në ofrimin e shërbimeve bazike ndaj qytetarëve dhe në mënyrë të veçantë, ndaj kategorive më vulnerabël, siç janë fëmijët e çerdheve, nxënësit e konvikteve dhe fëmijët me aftësi ndryshe dhe nevoja të veçanta.

Bashkia e Skraparit ka mbyllur disa nga shërbimet e saj dhe rrezikon që të mbyllet e gjitha, pasi nuk ka buxhet për të paguar punonjësit. Në një deklaratë për mediat bëri me dije  bashkia nuk lekë për të kryer asnjë shërbim dhe bëri thirrje ministrisë së Financave që të zhbllokonte buxhetin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia skrapar bllokimi i buxhetit leter nderkombetareve mbyllja e sherbimeve nesim spahiu bashkia skrapar bllokimi i buxhetit leter nderkombetareve mbyllja e sherbimeve nesim spahiu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet