LIVE UPDATES
Politike

Kriza politike/ Si po përpunon opinion e huaj propaganda e Edi Ramës

24 Shkurt 2019, 08:09 Nga DOSJA
Kriza politike/ Si po përpunon opinion e huaj propaganda e Edi Ramës

TIRANË- Reagimi i parë i Kryeministrit Rama ndaj krizës pas lënies së mandateve parlamentare nga opozita është përpjekja për ndikimin dhe manipulimin e opinionit ndërkombëtar. Qëllimi është i dyfishtë: t’i pozicionojë përfaqësuesit e huaj në krah të tij, që në momentet e para, kur informacioni dhe kuptimi nga ana e tyre i gjendjes është i përciptë; dhe përmes të parës të krijojë për publikun e brendshëm idenë se ai jo vetëm ka mbështetjen e huaj, por se madje të huajt janë kundër opozitës.

Është një veprim me rëndësi strategjike, duke ditur se publiku shqiptar ka mbivlerësim për të huajt dhe shpesh i gjykon ngjarjet e brendshme politike, tërthorazi, përmes qëndrimit të të huajve ndaj tyre. Kjo është, gjithashtu, diçka në të cilën Rama ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në të shkuarën, dhe që i ka sjellë përfitime jetike politike. Rasti i reformës në drejtësi është më i spikaturi—pasi Rama i investoi të huajt në një reformë, të cilën ai e kontrolloi dhe manipuloi nga fillimi në fund me mjeshtëri, tani që reforma ka dështuar dhe drejtësia është kapur nga Rama, të huajt e investuar vazhdojnë me kokëfortësi ta çojnë deri në fund mbështetjen për reformën dhe vetë Ramën.

Sipas të njëjtit model, Zoti Rama ka vënë në zbatim, javën e fundit, një operacion të vrullshëm propagandistik për të manipuluar opinion ndërkombëtar. Ai po përdor të gjitha kanalet e mundshme të komunikimit për agjitacionin e tij—kontaktet zyrtare të komunikimit me të huajt; mediat e huaja, veçanërisht korrespondetët e tyre lokalë; mediat shqiptare, që pasqyrohen rëndom në buletinet e shtypit të  përfaqësive të huaja në Tiranë, si dhe përfaqësitë shqiptare nëpër botë.

Një burim diplomatik perëndimor në Tiranë pranoi për Exit.al se misionet perëndimore janë kontaktuar në mënyrë të pandërprerë nga qeveria, me mesazhe, informacione dhe kërkesa. Ndër të tjera, burimi ndau me Exit.al një memo, që qeveria ua ka dërguar të gjitha kontakteve të huaja, ku jep “shpjegimet” e saj në lidhje me zhvillimet politike në vend.

E gjithë propaganda e qeverisë është përqendruar në tre drejtime kryesore.

Drejtimi i parë është krijimi i opinionit se opozita kërkon të marrë pushtetin me dhunë. Kjo teori është synuar të ngulitet përmes shtrembërimit të natyrës së protestave të thirrura nga opozita.

Para protestës së parë të 16 shkurtit, policia dhe drejtuesit më të lartë qeveritarë propaganduan se në protestë do të kishte persona me të shkuar kriminale, të cilët do të kryenin akte të dhunshme.

Gjatë protestës dhe pas saj, qeveria dhe surrogatët bombarduan opinionin publik duke folur vetëm për dhunën e supozuar në protestë. Pamje të një dyndjeje të pak njerëzve drejt derës së Kryeministrisë u shpërndanë kudo, me mesazhe që e amplifikonin këtë veprim si sulm të dhunshëm ndaj Kryeministrisë.

Propaganda e tyre qe e suksesshme dhe arriti që të shtyjë disa përfaqësi të huaja në Tiranë të bënin thirrje të përsëritura kundër dhunës, si para, ashtu edhe gjatë protestës.

Por, në të vërtetë, protesta qe tërësisht paqësore. E vetmja dhunë e vërtetë në të ishte shkulja vandale e veprës “Kërpudha” në lulishten anash ndërtesës së Kryeministrisë. Kjo vepër ishte kthyer në simbol të shkëputjes së Edi Ramës nga realiteti dhe të përdorimit të pushtetit për përmbushjen e interesave dhe kapriçove të tij private. Asgjë tjetër. Madje, në përpjekje për të treguar dhunë, Erion Veliaj, në mënyrë qesharake, të vetmin dëm që mundi të shfaqte në një mesazh të tij publik ishte bari i shkelur anash ndërtesës së Kryeministrisë dhe një filiz peme i thyer.

Në mungesë të dhunës, propaganda qeveritare arriti ta kanalizonte shpejt shqetësimin tek dëmtimi i pronës publike dhe private, dhe ambasadat e huaja i shkuan pas, duke bërë thirrje për mosdëmtim të pronës publike dhe më pas dënuan dëmtimin e pronës publike.

I njëjti skenar u përsërit në lidhje me protestën e të enjtës, 21 shkurt.  Qeveria Rama sërish i mëshoi fort tezës së dhunës në të gjitha komunikimet e saj me faktorët e huaj diplomatikë, mediatikë dhe të tjerë. Burimi i mësipërm diplomatik i tha Exit.al se qeveria i mësyu përfaqësuesit e huaj me informacione se do të kishte dhunë dhe u kërkoi me insistim të bënin deklarata publike me thirrje kundër dhunës dhe me kërcënime, skandaloze për përfaqësitë e huaja diplomatike, se opozita se do të mbante përgjegjësi për dhunën.

Para protestës Edi Rama luajti gjithashtu me elemente vizuale për të krijuar psikologjinë e një gjendjeje të jashtëzakonshme. Ai pezulloi trafikun në një zonë të madhe të Tiranës, rrethoi ndërtesën e Kuvendit me tela me gjemba, mobilizoi një numër të madh policësh për të rrethuar ndërtesën e Kuvendit (sërish pa asnjë pajisje dhe veshje të përshtatshme për përballim turmash), u shpërndau gazetarëve maska kundërgaz, ndërpreu mbulimin me sinjal celular në zonën e protestës, çfarë me ligj mund të bëhet vetëm në situatë të jashtëzakonshme, etj.

Përfaqësitë e huaja diplomatike, sërish lëshuan deklarata publike kundër dhunës, disa me nota thuajse kërcënuese ndaj opozitës.

Protesta e të enjtes u zhvillua tërësisht në paqe, pa cënimin më të vogël të paqes dhe rendit. Por duket se imazhi i dhunës tashmë ishte ngulitur tek të huajt dhe befas një përfaqësues i Departamentit të Shtetit kritikoi në mbrëmje dhunën e opozitës.

Triumf i plotë propagandistik i Edi Ramës: ambasadat e huaja, të cilat nuk kanë folur dhe nuk flasin kurrë kundër skandaleve marramendëse të qeverisë, përfshi vjedhjet e dhjetëra milionë euro të parave publike, dënuan ashpër dhunën e pakryer të opozitës dhe dëmtimin e pandodhur të pronës publike.

Linja e dytë e propagandës qeveritare kundër opozitës është portretizimi i veprimeve të opozitës si përpjekje për të marrë pushtetin në mënyrë arbitrare, pasi opozita është e paaftë të fitojë pushtetin me zgjedhje, ngaqë nuk ka mbështetje në popull. Memoja që qeveria u ka çuar të huajve argumenton gjerë e gjatë këtë pretendim dhe lënien e mandateve nga opozita me qëllim largimin e Edi Ramës si akti i një “terroristi që kërcënon se do të hedhë në erë sistemin, nëse nuk i plotësohen kërkesat.”

Të njëjtin qëndrim Kryeministri Rama e shprehu para dy ditësh në një intervistë për mediat italiane Il Messaggero dhe Rai. Po i njëjti qëndrim është artikuluar nga të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në të gjitha komunikimet me të huajt dhe në pohimet publike.

Argumenti ilustrohet me faktin se para dy vjetësh opozita njësoj krijoi krizë dhe iu dha pushtet në qeverinë teknike, por ajo prapë i humbi zgjedhjet, dhe tani po kërkon të njëjtën gjë në mënyrë kapriçoze.

Qëllimi i kësaj linje është të mbulojë të gjitha arsyet e qenësishme, përfshi bashkëpunimin me krimin në zgjedhjet e fundit, të cilat kanë çuar opozitën në veprimin e skajshëm të lënies së mandateve të deputetëve.

Linja e tretë e propagandës qeveritare është vënia në qendër të vëmendjes e Sali Berishës, si ideatori dhe drejtuesi i vërtetë i të gjitha veprimeve të opozitës. Këtë tezë e shprehu i pari vetë Rama në intervistën për Il Messaggero, dhe e kanë përsëritur editorialet e mediave të afërta me kryeministrin dhe surrogatët e Kryeministrit në media.

Ky lloj portretizimi bëhet në rradhë të parë për të përforcuar idenë e dhunës opozitare, duke e lidhur Berishën me ngjarjet e shtatorit 1998 dhe të 21 janarit 2011, për të cilat të huajt kanë një ndjeshmëri të veçantë. Për t’ia arritur këtij qëllimi, qeveria ka prodhuar një video-montazh, e cila iu është shpërndarë nga qeveria përfaqësive të huaja më përkthim anglisht, ku janë përmbledhur një sërë pohimesh të ashpra kundër qeverisë nga Zoti Berisha. Këto pohime janë bërë përgjatë viteve të fundit, por në video atyre u është vënë, në mënyrë keqinformuese, data e ditëve të fundit.

Përveç përforcimit të idesë së dhunës, përqëndrimi tek Zoti Berisha bëhet edhe për të ulur autoritetin e Lulzim Bashës, në mënyrë që ai të mos shihet nga të huajt si faktor i rëndësishëm politik dhe, për rrjedhojë, si person që ka aftësinë për të garantuar zgjidhjet politike që mund të synohen. Në këtë mënyrë, Edi Rama kërkon të ndikojë sidomos të huajt që janë kritikë ndaj tij për t’i shtyrë ata drejt qëndrimit: “Dakord, Rama ka probleme, por ai është i vetmi me të cilin mund të bësh marrëveshje.”

Duket se edhe në këtë drejtim propaganda e Ramës po ia del, të paktën për momentin.

Marrë nga Exit.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklaratat kunder opozites dhuna ne proteste edi rama propaganda tek ambasadat protesta e opozites deklaratat kunder opozites dhuna ne proteste edi rama propaganda tek ambasadat protesta e opozites

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet