LIVE UPDATES
Aktualitet

U ekzekutua brenda mjetit superluks! Si u lirua Hekuran Billa, gjyqtarja Enkelejda Hoxha i fali 5 vite dhe e nxori me kusht

12 Qershor 2020, 07:30 Nga DOSJA
U ekzekutua brenda mjetit superluks! Si u lirua Hekuran Billa, gjyqtarja

TIRANË- Vrasja e Hekuran Billës, mbrëmjen e djeshme tek Komuna e Parisit ngre shumë pikëpyetje. 40-vjeçari, ishte dënuar me burg përjetë për vrasjen Prel Markut, 22 vjeç, plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Ngjarja e rëndë kjo që ndodhi më 2006 në Londër.

Por si ka mundësi që Billa të ekzektuohej me armë zjarri në një kohë kur duhet të ishte pas hekurave?

Për këtë vrasje, në vitin 2008, Hekuran Billa është dënuar nga gjykata e Kurorës Snaresbook në Angli me burgim të përjetshëm. Dënimi i tij është dhënë në mungesë, ndërsa në nëntor të 2007 Billa ishte arrestuar në Shqipëri, por mbeten të paqarta shkaqet e lirimit të tij nga qelia. Ndoshta lirimi ka ardhur si pasojë mos mospasjes së një marrëveshje ekstradimi mes shtetit shqiptar dhe Anglisë, për të ekstraduar personat në kërkim. Gjithsesi ky dënim i shtetit anglez mbërriti në Shqipëri, ku këtu ndodhej edhe Billa.

Më 13 maj të 2014 gjyqtari Altin Abdiu vendosi të njohë dënimin përjetë për Billën, duke e lënë që të vuante në burgun e Fushë Krujës. Ndërsa në 20 korrik 2016, gjyqtari Lefter Jahaj ndryshoi vendimin duke e dënuar me 25 vite burg, dënim që do të llogaritjes që nga dita e arrestimit në Shqipëri, 15 nëntor 2007.

Por Billa duhej që të ishte ende në burg, pasi llogaritet që të ketë vuajtur 15 vite burg, ndërkohë që ka edhe 10 të tjera që duhej t’i kalonte brenda qelisë.

Si u lirua Hekuran Billa? 

40-vjeçari u dënua në Angli me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes ndaj 22-vjeçarit Prel Marku. Ngjarja ndodhi më 14 tetor 2006 në “Park Royal” në Londër, dhe gjykata e Snaresbookut në Angli e dënoi më 2008 me burgim të përjetshëm në mungesë. Gjatë kohës që u dënua në Angli, Billa, asokohe vetëm 29 vjeç ishte prangosur në Shqipëri dhe dënimi anglez mbërriti në vendin tonë më 13 maj 2014, ku gjyqtari Altin Abdiu e njohu në shkallën e parë burgimin e përjetshëm.

Por, më 20 korrik 2016, një tjetër gjyqtar, Lefter Jahaj ndryshoi vendimin në Apel, duke e dënuar me 25 vite burg. Por, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, i fali atij 5 vite burg, duke i njohur uljet nga amnistia, dhe duke e liruar përfundimisht më 22 shkurt 2019. 

Në vendimin e gjykatës së Krujës, ku Enkelejda Hoxha e liroi me kusht dhe shërbim prove Hernand Bilali, ose siç njihet ndryshe, Hekuran Billën, thuhet se ai do të punësohej në një studio ligjore “Duka”. Kjo skemë, është e njëjtë me atë të Indrit Dokles.

Fillimisht shorti për të ndjekur gjyqin e Billës i ra gjyqtares Engjëllushe Tahiri, por pala mbrojtëse e Billës kërkoi përjashtimin dhe gjyqin e mori në dorë Enkelejda Hoxha, e cila i dha lirinë me kusht, ndërsa prokurori Bujar Memai, nuk e apeloi këtë vendim. Sipas gjyqtares, kërkesa u pranua për shkak se prindërit e Billës ishin të vjetër dhe të vetmuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Kristal në Tiranë.  40-vjeçari u vra teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”.  Nuk dihe ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

(k.m.f.g/j.v/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa komuna e parisit vrasje tek komuna e parisit atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa komuna e parisit vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet