LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kishin armë, do më vrisnin!’/ E shkuara e errët e Hekuran Billës, si i mori jetën të riut të pafajshëm. Përplasja

12 Qershor 2020, 06:55 Nga DOSJA
‘Kishin armë, do më vrisnin!’/ E shkuara e errët e

TIRANË– Orët e vona të mbrëmjes së djeshme sollën ekzekutimin me silenciator të biznesmenit, Hekuran Billa. Ai u qëllua për vdekje në kokë dhe në trup teksa po ngiste makinën e tij. Pas marrjes së lajmit për atentatin, Policia dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet për ekzekutimin e tij.

Pavarësisht se Billa në shqipëri ruan një profil prej biznesmeni, në të shkuarën e tij fshihen ngjarje të mëdha, që ndoshta mund t’i kenë kushtuar edhe jetën. Ai është dënuar në Angli për vrasjen e një 22-vjeçari të identifikuar si Prel Marku, dhe ka pasur ‘reputacion’ në rrjetin e trafikut të femrave dhe të lëndëve narkotike.

NGJARJA NË VITIN 2006

Rreth mesnatës së 14 tetorit 2006 në klubin shqiptar “Park Royal” në veri-perëndim të Londrës një përplasje me armë zjarri i kushtoi jetën Prel Markut, i cili vdiq në vend si pasojë e një plumbi të marrë në kokë. Përplasje brenda klubit mes të rinjve kishte nisur si pasojë e përplasjes së dy bandave që vidhinin pagesat e parkingjeve në parkun “West End”.

Billa, i cili në Angli njihej me emrin Herland Bilali dhe që punonte si truprojë në disko, ishte i njohur për natyrën e tij të dhunshme dhe për përkushtimin e tij ndaj bandës në të cilën bënte pjesë.

Si NDODHI përplasja

Shkak për përplasjen mes dy të rinjve ishte rivaliteti mes bandave shqiptare dhe kosovare se kush do të vidhte më parë paratë e hedhura për vendet e parkimit. Bashkia e Westminsterit prentendonte se nga aktiviteti i dy bandave kishte 1,243,000 £.

Atë mbrëmje, Bilali hyri brenda në klub, bërtiti në errësirë disa fjal​ë shqip, nxori një armë dhe filloi të hapte zjarr. Marku, burri që u qëllua për vdekje, ishte një kalimtar i rastit dhe i papërfshirë në sherret për paratë e parkingjeve.

As klubi nuk kishte lidhje me të gjithë “luftën shqiptare” që zhvillohej në mes të Londrës. Klubi ishte në pronësi të Musa Prahmani, dhe konsiderohej si një vend ku komuniteti shqiptar takohej dhe luanin shah e letra.  Prahmani gjithashtu mbeti i plagosur nga breshëria e Bilalit (Hekuran Billës). Ai u hodh nga dritarja e katit të dytë për t’u shpëtuar plumbave por për fat shpëtoi pa dëmtime nga rënia.

BASHKËPUNËTORI I BILLËS

Billa nuk ishte vetëm atë natë. Ai shoqërohej nga Timi Spahiu, i cili po vuan dënimin e përjetshëm. Ai pohon se nuk e kishte idenë se çfarë kishte në mendje Bilali në momentin kur i kishte kërkuar që ta shoqëronte. Madje ai nuk ka qëlluar asnjë plumb, sipas ekspertizës së grupit hetimor, por gjithsesi për autoritetet britanike e konsiderojnë bashkëpunëtorë. Ai e kishte shoqëruar shokun e tij në klub me mendimin se mosmarrëveshjen do ta zgjidhnin në mënyrë paqësore. Por e kundërta ndodhi.

Kur e kishte pyetur Billën se përse e kishte qëlluar, ai i ishtë përgjigjur shkurt: “Ata donin të më vrisnin, kishin armë”.

Pas vrasjes dhe plagosjes, Billa u largua për në Danimarkë, por u ndoq nga Policia për t’u arrestuar. I pari u arrestua Spahiu, i cili kërkoi lirimin me pretendimin se kishin gabuar me përfshirjen e tij në ngjarje. Ai më pas heshti.

Billa u arrestua në Danimarkë, dhe u shpall fajtor për tre akuza për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Markut duke u dënuar me burgim të përjetshëm por pas apelit të tij, trupa gjykuese vendosi t’i ulte dënimin duke i caktuar si përfundim 34 vite burg. Të njëjtin “fat” ka pësuar edhe miku i tij që po vuan ende dënimin, ndryshe nga Billa.

Si u vra Billa

40-vjeçari u vra me silenciator mbrëmjen e djeshme teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMË X6”. Motivet nuk dihen ende, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa komuna e parisit vrasje tek komuna e parisit atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa komuna e parisit vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet