LIVE UPDATES
Aktualitet

Bilanci i Policisë së Elbasanit, zbulueshmëria 93%/ Nano: Zero tolerancë ndaj krimit

19 Janar 2022, 13:25 Nga DOSJA
Bilanci i Policisë së Elbasanit, zbulueshmëria 93%/ Nano: Zero

ELBASAN – Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit ka bërë sotme bilancin e saj për vitin 2021. Në prezantimin e punës së kryer ishin të pranishëm kreu i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Në fjalën e tij në këtë takim, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shpreh se lufta ndaj krimit do të vijojë dhe toleranca ndaj tij do të jetë zero. Sipas Nanos, strukturat e Policisë së Shtetit janë në gatishmëri maksimale për të goditur aktivitetet kriminale, ndërsa garantoi se do të vijojë puna, pavarësisht rezultateve të mira që janë arritur në këtë qark.

“Strukturat në gatishmëri për të goditur aktivitete kriminale. Puna do të vazhdojë pavarësisht rezultateve shume te mira për Elbasanin. Tolerancë zero ndaj krimit. Ritheksoj angazhimin e policisë për të qenë pranë drejtorive vendore. Kërkoj bashkëpunim me qytetarët për arritjen e objektivave për një ambient sa më të qetë në Elbasan.”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij, Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Elbasanit Ardian Çipa bëri një rezyme të punës së Policisë së Elbasanit duke theksuar se për vitin 2021 ka pasur një zbulueshmëria prej 93%, ndërsa u shpreh se gjatë vitit që lamë pas kanë ndodhur 9 vrasje nga të cilat 5 janë të zbuluara, duke theksuar se numri i vrasjeve është rritur.

“Në vitin 2021 janë evidentuar 2781 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 93% e tyre. Objektivi ishte 2600 vepra. Kemi rritje të veprave penale në 224. Gjatë 2021, kanë ndodhur 9 vrasje nga të cilat 5 janë të zbuluara. 4 vrasje kanë ndodhur për motive të dobëta. Krime seksuale janë 15 të cilat janë zbuluar me autorët. 56 vepra me pak se 2020. Niveli i kriminalitetit shënon ulje. Vrasjet e larta për 2021. Në vëmendje puna dhe vepra. Po punohet për 4 vrasjet e pazbuluara.”, u shpreh kreu i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa.

Në këtë takim, e mori fjalën edhe Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili bëri me dije se përgjatë vitit që lamë pas, institucioni që ai drejton ka vijuar bashkëpunimin me Policinë për zbardhjen e ngjarjeve.

“Gjatë 2021 ka vijuar bashkëpunimin me policinë për zbardhjen e ngjarjeve. Hetim me intensitet për ngjarjet e rënda janë në vëmendjen tonë. Përgëzoj punën e bërë nga policia e Elbasanit.”, u shpreh në këtë fjalë kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardian çipa gledis nano kreshnik ajazi policia e elbasanit ardian çipa gledis nano kreshnik ajazi policia e elbasanit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet