Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Muhamet Sherif, shtetas egjiptian, quhet koka e organizatës së trafikut të klandestinëve nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së, që u godit sot nga një operacion i përbashkët i Policisë shqiptare, italiane dhe asaj greke.
Ndërkohë, një shtetas turk, i identifikuar si Mehdi Mamishli është kapur tek veliera në qyetin e Sarandës, i cili mësohet se ishte drejtuesi i gomones që kryente transportin e emigrantëve. Gjithashtu edhe një shtetas turk i identifikuar si Mustafa Kosekoglu është kapur në qytetin e Sarandës.
25 persona, mes të cilëve 18 shqiptarë dhe 7 të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq), kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, si pjesë e një grupi kriminal, që kontrabandonin emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme, duke përfituar nga 5-10 mijë euro për person. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, në bashkëpunim me autoritetet greke dhe ato italiane kanë zhvilluar një operacion me qëllim ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal, të cilëve, nga hetimi i përbashkët i kryer iu janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve.
Në lidhje me këtë aksion ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat me homologët e tij italianë Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Në fjalën e tij, Vocaj u shpreh se në kuadër të këtij aksioni të përbashkët mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, u bë i mundur arrestimi në vendin tonë i 25 personave, 18 prej të cilëve shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj, të gjithë të përfshirë në këtë rrjet të mirëorganizuar. Sipas Vocajt, janë sekuestruar mjete lundruese, skafe, një anije velierë dhe sende të ndrysyhme që përdoreshin nga trafikantët për kryerjen e transportit të emigrantëve. Sipas Vocajt, nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese janë dokumentuar 7 episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë.
LAJMI KRYESOR: Shkatërrohen 4 grupe, arrestohen 18 shqiptarë e 7 të huaj, 5-10 mijë € për emigrant
(e.h-f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Seanca gjyqësore ndaj ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxhës dhe 10 të pandehurve të tjerë për dosjen e korrupsionit ne gjykatën e Krujës ës...
TIRANË – Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me operacionin e kryer në disa shtete, m...
TIRANË – Në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë njofohet se po tentohet që të kryhet shembja e shtëpisë së radhës, pjesë e projektit të Bashkisë së Tiranës për Rin...
TIRANË– Ditën e sotme është duke u zhvilluar seanca e Vettingut në ambientet e KPK, për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedanin. Në një moment ...
TIRANË – Një e moshuar, e cila nuk pranonte të dilte nga banesa e saj, e projektuar për tu shembur te ‘5 Maji’, është nxjerrë me forcë, duke u tërhequr zva...
TIRANË – Genc Tafili, i ekstraduar vetëm pak ditë më parë nga Gjermania, si i akuzuar për vrasjen e ish-kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, ka kërkua...
TIRANË– Nëna e të riut i cili u arrestua nga forcat Shqiponja në Tiranë është shprehur se nuk e di se ku do ta kalojnë natën. Mes lotësh ajo thotë se...
TIRANË– Kjo është ajo që u filmua nga i riu, Ledion Mziu, tashmë i arrestuar pasi kundërshtoi prishjen e banesave në zonën e ‘5 Majit’ në...
TIRANË– Ndërkohë që banorët e “5 Majit” përplasen me forcat e policisë pasi janë të gatshëm të mbrojnë me jetë banesat e tyre që po u she...
TIRANË – Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e aksionit të arrestimit të 25 personave, mes të cilëve 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, në kuadër të një operaci...