LIVE UPDATES
Aktualitet

Bien hyrjet e turistëve të huaj në Shqipëri, por rikthehen polakët dhe maqedonasit

23 Dhjetor 2021, 06:51 Nga DOSJA
Bien hyrjet e turistëve të huaj në Shqipëri, por rikthehen

TIRANË – Për periudhën janar- nëntor të këtij viti, në vend kanë hyrë gjithsej 5.4 milionë shtetas të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë ardhur në vend për arsye turizmi. Ndonëse në dyfishim në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi për muaj të tërë ishte në karantinë dhe bllokim lëvizjeje, turizmi nuk i është rikthyer ende niveleve të parakrizës.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj për 11 mujorin ishin 11.4% më të ulëta se e njëjta periudhë e 2019-s, kur është shënuar dhe viti më i mirë historik sa i përket turizmit.

I vetmi shtet që ka shënuar rritje të hyrjeve në raport me para pandeminë është Kosova. Nga vendi fqinj kanë hyrë gjithsej për janar-nëntor 2.6 milionë shtetas, me rritje prej 18% në krahasim me 11 mujorin e 2019-s. Për të njëjtën periudhë, hyrjet nga Maqedonia e Veriut shënuan një rënie prej 26%, nga Italia po me 26%, ndërsa tkurrja më e thellë është shënuar nga Greqia, me 55%.

Shtetasit nga Kosova kanë kompensuar dukshëm tkurrjen e turistëve nga vendet e tjera. Për 11 mujorin 2021, hyrjet e turistëve nga Kosova përbënin 47.3% të totalit, nga 35.4% në janar-nëntor 2019-n.

Në nëntor, në vend hynë gjithsej 244 mijë shtetas, me rënie prej 9% në krahasim me nëntorin e 2019-s. Krahas Kosovës, (+23%), për herë të parë që nga pandemia, në vend hynë më shumë shtetas nga Maqedonia e Veriut (+19%). Në rritje ishin dhe polakët (+57%), ndonëse numri i tyre mbetet i ulët në krahasim me vendet fqinjë (gati 80 herë më pak se hyrjet nga Kosova psh). Në rritje të lehtë ishin hyrjet nga Zvicra (5%), Gjermania (5%).

Greqia vijoi të kishte tkurrjen më të thellë të hyrjeve edhe në nëntor (-36%), si rrjedhojë e kërkesave të shtuara për të lëvizur nga pala greke.

Krahasimi me 2020

Sipas raportit të INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Nëntor 2021, janë 548.819. Krahasuar me Nëntor 2020, ky tregues rezulton me një rritje 52,3%. Në Nëntor 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 244.061. Krahasuar me Nëntor 2020, ky numër është rritur me 64,5%.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë njëmbëdhjetëmujorit të 2021, është 5.421.177, duke u rritur me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Përgjatë njëmbëdhjetëmujorit të 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Spanja me 4,5 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 22,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2021, janë 593.000 duke shënuar një rritje me 61,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2021, janë 313.058. Krahasuar me Nëntor 2020, ky numër është rritur me 50,4%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Nëntor 2021, janë 279.942. Krahasuar me Nëntor 2020, ky numër është rritur me 77,0%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë njëmbëdhjetëmujorit të 2021, është 3.847.877. Ky tregues është rritur me 43,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet turistet e huaj ne shqiperi turistet e huaj ne shqiperi

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin