LIVE UPDATES
Bota

Biden parashtron fazat e mëtejshme të luftës kundër COVID-19

12 Mars 2021, 06:50 Nga DOSJA
Biden parashtron fazat e mëtejshme të luftës kundër COVID-19

Presidenti Joe Biden shënoi një vit që kur pandemia e koronavirusit filloi të përhapej në Shtetet e Bashkuara, me fjalimin e tij të parë televiziv të enjten në mbrëmje, duke përkujtuar humbjen e më shumë se gjysmë milioni jetësh dhe ofruar shpresë për ditë më të mira përpara.

“Një vit më parë, ne u goditëm nga një virus që u prit pa përgjigje dhe u përhap në mënyrë të pakontrolluar. Për ditë, javë dhe muaj, refuzimi për ta pranuar këtë fakt rezultoi në më shumë vdekje, më shumë infeksione, më shumë stres dhe më shumë vetmi”, tha Presidenti Biden.

Ai tha se do të udhëzojë shtetet që deri më 1 maj të gjithë të rriturit të kenë të drejtën të vaksinohen për koronavirusin dhe u bëri thirrje amerikanëve të mbeten vigjilentë ndaj virusit, disa orë pasi nënshkroi një ligj për paketën stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh.

Biden foli me forcë për ndikimin e zymtë që pati virusi dhe tha se po punonte për të shpejtuar vaksinimet ndaj COVID-19 për të krijuar një ndjenjë më të madhe normaliteti në vend deri në Ditën e Pavarësisë amerikane më 4 korrik.

Kjo datë është një pikësynim i ri për presidentin, i cili ka paralajmëruar amerikanët se virusi do të vazhdojë të shkaktojë dhimbje dhe vdekje të mëtejshme. Mbi 530,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, shifra më e lartë mes të gjiha vendeve. Bllokimet dhe kufizimet e lidhura me koronavirusin kanë shkaktuar humbjen e miliona vendesh pune.

“Gjetja e dritës në mes të errësirës është një karakteristikë tipike e amerikanëve. Në fakt, mund të jetë më tipikja”, tha ai.

Ndërsa një numër në rritje njerëzish që po vaksinohen përfitojnë nga paketa financiare, presidenti Biden shprehu optimizëm të përmbajtur në një vend që ashtu si pjesa tjetër e botës, është lodhur nga kufizimet pandemike dhe pasojat ekonomike.

Biden tha se po urdhëronte shtetet dhe territoret amerikane që të hapnin vaksinimet për të gjitha grupet e të rriturve të popullatës deri më 1 maj. Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të ketë furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të imunizuar popullatën deri në fund të majit. Rreth 10% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht deri tani.

Presidenti njoftoi gjithashtu një shtesë prej 4,000 trupash amerikane që do të ndihmojë në përpjekjet e vaksinimit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6,000 dhe tha se familjet dhe miqtë duhet të jenë në gjendje të mblidhen përsëri në grupe të vogla deri më 4 korrik, një festë që shumë amerikanë e shënojnë me piknike, ushqime dhe fishekzjarre.

Shtëpia e Bardhë po kërkon gjithashtu ta zgjerojë grupin e njerëzve në gjendje të administrojnë vaksina, duke përfshirë dentistë, optometristë, paramedikë, veterinerë dhe studentë të mjekësisë.

Presidenti Biden bëri fushatë vitin e kaluar me premtimin se do ta menaxhonte pandeminë në mënyrë më efektive sesa presidenti republikan Donald Trump dhe ka synuar ta bëjë sjelljen e tij model, duke inkurajuar masa si mbajtja e maskave, diçka që Trump e kiste shmangur.

Ai inkurajoi amerikanët që të vazhdonojnë me masat për frenimin e pandemisë – duke mbajtur maska, duke ruajtur distancën fizike dhe duke praktikuar një higjienë të mirë – për të ndaluar përhapjen e tij ndërsa ritmi i vaksinimeve rritet. Një numër shtetesh kanë lehtësuar kufizimet.

“Ne u përballëm dhe kapërcyem një nga periudhat më të vështira dhe të zymta në historinë e këtij vendi, më e errëta që kemi njohur. Ju premtoj që do të dalim prej saj më të fortë”, tha ai.

Fjalimi i Biden në Shtëpinë e Bardhë po vjen 50 ditë pasi ai mori detyrën dhe pothuajse saktësisht një vit pasi pjesa më e madhe e ekonomisë amerikane pasi koronavirusi u përhap shtet pas shteti në një vend që ishte i papërgatitur për krizën më të madhe shëndetësore që nga epidemia e gripit të vitit 1918 .

Një shans për rimëkëmbje

Më herët të enjten, Presidenti Joe Biden nënshkroi duke e kthyer në ligj paketën stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh, një masë që synon të lehtësojë amerikanët e të forcojë ekonominë, në praninë e nënpresidentes Kamala Harris.

Paketa mori të mërkurën miratimin përfundimtar të Kongresit, duke i dhënë presidentit demokrat një fitore të madhe në këto muaj të parë të mandatit të tij. Biden dhe anëtarë të lartë të administratës së tij do të bëjnë një turne në shtete të ndryshme për të folur për meritat e legjislacionit dhe për ta shpjeguar atë.

“Ky ligj historik ka të bëjë me rindërtimin e shtyllës kurrizore të këtij vendi dhe synon t’u japë njerëzve të këtij vendi, – njerëzve që punojnë dhe njerëzve të klasës së mesme, njerëzve që ndërtuan vendin – një shans për të luftuar”, tha Biden para nënshkrimit.

Paketa siguron 400 miliardë dollarë të cilat do të jepen në formë pagesash direkte prej 1400 dollarësh për shumicën e amerikanëve, 350 miliardë dollarë ndihmë për shtetet dhe qeveritë lokale, një zgjerim të pagesës për fëmijët dhe rritje të fondeve për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19-s.

Projekt-ligji u miratua pa një votë të vetme nga republikanët, të cilët ishin ankuas se kostoja e saj ishte shumë e lartë.

Masat për izolimin filluan nën administratën e Trump, i cili e minimizoi krizën në fazat e saj të hershme ndërsa bëri shpesh parashikimin se virusi do të zhdukej së shpejti, megjithëse administrata e tij bëri përpjekje për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave.

Ish- presidenti dhe gruaja e tij, Melania Trump, nuk u shfaqën në mesazh televiziv publik të enjten ku të gjithë ish-presidentët amerikanë që jetojnë dhe bashkëshortet e tyre, inkurajuan amerikanët të bënin vaksinat COVID-19.

Marre nga VOA

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet