LIVE UPDATES
Bota

Qeveria ‘Kurti II’/ Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Arben Vitia, Rozeta Hajdari dhe Xhelal Sveçla pritet të rikthehen në

11 Mars 2021, 21:44 Nga DOSJA
Qeveria ‘Kurti II’/ Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Arben Vitia,

KOSOVË– Ende pa u bërë publike emrat e qeverisë Kurti II, po flitet se në disa poste ministrore do të riemërohen disa prej ish-ministrave të qeverisë Kurti I.

Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Arben Vitia, Rozeta Hajdari dhe Xhelal Sveçla pritet të rikthen prapë në postet e ministrave në qeverinë “Kurti 2”, sapo të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Një burim brenda Lëvizje Vetëvendosje i ka thënë Albanian Post se këta emra janë diskutuar edhe brenda kësaj partie dhe pritet që të emërohen prapë ministra.

“Këta emra do të jenë prapë ministra sipas gjitha gjasave pasi Albin Kurti ka qenë i kënaqur me performancën e tyre. Këtë e ka thënë Kurti edhe gjatë fushatës, që këta ministra kanë treguar rezultate të mira sa kanë qenë në këto pozita”,- tha burimi brenda LVV-së.

Në pozitën e ministrit të Financave pritet të rikthehet Besnik Bislimi nga Gjilani, edhe pse në zgjedhjet e fundit nuk garoi fare për deputet, por mban pozitën e nënkryetarit të partisë.

Edhe Albulena Haxhiu do të ulet prapë në karrigen e ministres së Drejtësisë, edhe pse nuk ishte në garë për deputete, pasi e kishte të ndaluar nga Gjykata Kushtetuese, meqë ishte dënuar për veprën penale: “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” në tri vitet e fundit.

Kurse ministër i Shëndetësisë, pritet riemërohet Arben Vitia, ndonëse brenda Lëvizjes Vetëvendosje ekziston edhe mendimi se Vitia duhet të lihet jashtë qeverisë, pasi pritet të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës.

Ndërkohë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ka gjasa të mëdha të rikthehet Xhelal Sveçla, por këtë radhë si ministër.

Dikasteri i Ekonomisë, do t’i besohet prapë Rozeta Hajdarit, e cila është e diplomuar për biznes dhe ekonomi.

Në fillim të këtij muaji, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se partia e tij i ka votat për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit rom, Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61, do ta kalojmë numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse populli e do të renë. Populli e ka bërë ndarjen, nuk e kemi ndërmend t’ia shkelim vullnetin e t’ia devijojmë dëshirën”,– tha Kurti para gazetarëve në Tiranë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt. Sipas rezultateve Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 17.41 për qind, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti qeveria kurti ii zgjedhjet ne kosove albin kurti qeveria kurti ii zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet