Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
KOSOVË– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Presidenca ka dhënë detaje për letrën në një njoftim që ka nisur për media. Në njoftim thuhet se Biden ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe partneritetin e gjatë të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën.
Sipas Express, presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.
Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të, mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”,- thuhet në letrën e Biden dërguar Presidentes Osmani.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani pranon letër nga Presidenti Biden: Partneriteti ynë është i rrënjosur në vlera të përbashkëta
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili e ka uruar në emër të popullit amerikan për zgjedhjen në krye të shtetit.
Presidenti Biden ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe partneritetin e gjatë të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën. Në këtë kontekst, Presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.
Më tej në letër, Presidenti Biden ka theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike. Presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA-të të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë.
Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të, mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Biden dërguar Presidentes Osmani.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SUEDI– Aktivistja për klimën Greta Thunberg tha të hënën se fondacioni i saj do të dhurojë 100,000 euro për të mbështetur shpërndarjen më të drejtë globale të v...
SHBA– Michelle Obama dhe George W Bush kanë marrë mjaft reagime gjatë viteve të fundit nga amerikanët të tronditur kur zbuluan miqësinë e tyre.Sipas media...
GJERMANI– Partia ambientaliste drejtohet bashkarisht nga Baerbock dhe Habeck. „Ne të dy deshëm të kandidojmë, por në fund të fundit ka vetëm një kandidat&...
SHBA– Në shikim të parë, banori i Miçiganit, Ylli Didani ishte një biznesmen i suksesshëm me aksione në kompani në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe Koso...
BRITANI– Mretëresha Elizabet II do të festojë ditëlindjen më të vetmuar dhe të trishtuar këtë të Mërkurë pa Princin Philip në krah.Mbretëresha më 21 Prill kremt...
SHBA– Është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare ish zv presidenti i SHBA-ve në kohën e Jim Karter, Walter Mondale.“Epo koha ime ka ardhu...
BRITANI– Një gjest për tu duartrokitur ka ndodhur në një qytet të vogël në Britani. Teksa të gjithë makinat po prisnin në trafik disa të rinjë vunë re një ambul...
SHBA– Kreu i Mjekësisë Ligjore të kryeqytetit amerikan, Uashingtonit, arriti në përfundimin se Oficeri i Policisë së Kapitolit Brian Sicknick kishte patur...
KOSOVË– Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka pranuar ftesën e Greqisë, që zyrtarisht ta vizitojë këtë shtet, kan...
GJENEVË– Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të hënën se bota ka mjetet e duhura për të vënë nën kontroll ...