Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet të premtojë 4 miliardë dollarë për një program të vaksinimit kundër koronavirusit për vendet më të varfra.
Zotimi pritet të bëhet publik në një takim virtual të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet gjatë ditës së sotme.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA-ja do t’i japë menjëherë dy miliardë dollarë për programin ndërkombëtar COVAX, ndërsa dy miliardët e mbetur do të jepen gjatë dy vjetëve të ardhshëm.
COVAX është një projekt global për blerjen dhe shpërndarjen vaksinave për së paku 20 për qind të popullatës së rrezikuar në secilin vend.
Plani është hartuar për t’iu mundësuar vendeve të varfra të arrijnë hapin në vaksinim, përballë vendeve të pasura.
Vendet e G7-ës janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Kanadaja dhe Italia.
Organizata ndërkombëtare kundër varfërisë One Campaign tha në një raport të publikuar të premten, se vendet e pasura janë në rrugë për të pasur mbi një miliard vaksina më shumë, sesa u duhen.
Kjo, sipas organizatës, do të bëjë që kombet e varfra të luftojnë për furnizimet e mbetura.
Organizata, me seli në Uashington, u bëri thirrje vendeve të pasura, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, që t’i shpërndajnë dozat e tepërta.
Koronavirusi ka prekur së paku 110 milionë njerëz në të gjithë botën.
Prej tyre, mbi 2.4 milionë kanë vdekur, ndërsa mbi 62 milionë janë shëruar.
Vaksinimi i rreth 70 për qind të popullatës shihet si mënyrë për mposhtjen e virusit.
Marre nga REL
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Jetëgjatësia mesatare në Shtetet e Bashkuara u zvogëlua për një vit të plotë në gjysmën e parë të vitit 2020.Sipas një raporti të Qendrave për Kontrollin e Sëmu...
Një grua e re u bë protestuesja e parë që vdiq në demonstratat kundër puçit ushtarak në Mianmar.Mya Thwe Thwe Khaing, 20 vjeçe, u plagos në fillim...
Reformimi i sistemit amerikan të imigracionit, të kritikuar gjerësisht, për një kohë të gjatë ka qenë një çështje që presidentët e të dyja partive nuk ka...
AUSTRALI– Politikanët, ofruesit e lajmeve dhe grupet e shoqërisë civile në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë reaguar në Facebook dhe thanë se vendimi i ...
Agjencitë federale kanë filluar të dërgojnë ndihma në Teksas dhe shtete të tjera të goditura nga një stuhi e ashpër dimërore që ka lënë mbi 1 milion njerëz në e...
SHBA-Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech kanë filluar një studim ndërkombëtar me 4,000 vullnetarë për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës ...
BOTË-Më shumë se 20.5 milion vite jetë mund të jenë humbur nga pandemia e koronavirusit në 81 vende të botës, sipas një studimi të ri. Ndërkohë që vdekjet...
KOSOVË– Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, prej fillimit informoi Brukselin dhe Beogradin, se do të ketë ndryshime në pozicionimin e Kosovës në dialo...
BOTË-Shifra e të infektuarve në gjithë botën ka shkuar mbi 110 milionë. Ndërkohë, numri i personave që kanë ndërruar jetë është 2,452,625.Ndërsa, numri i ...
SHBA– Shtetet e Bashkuara të enjten thanë se ishin gati të bisedonin me Iranin për rikthimin në marrëveshjen e vitit 2015 që synonte të parandalonte Teher...