LIVE UPDATES
Bota

Propozim ambicioz i demokratëve për reformimin e sistemit të imigracionit

19 Shkurt 2021, 07:44 Nga DOSJA
Propozim ambicioz i demokratëve për reformimin e sistemit të

Reformimi i sistemit amerikan të imigracionit, të kritikuar gjerësisht, për një kohë të gjatë ka qenë një çështje që presidentët e të dyja partive nuk kanë mundur ta realizojnë. Tani, me një shumicë të vogël të demokratëve në të dyja Dhomat e Kongresit, Presidenti Joe Biden po fillon një përpjekje për të trajtuar statusin ligjor të miliona emigrantëve pa dokumenta, duke përdorur vrullin e 100 ditëve të tij të para në detyrë. Nisma përkrahet nga disa mbështetës të tij të rëndësishëm Kongres.

Ne kemi një obligim ekonomik dhe moral për të miratuar një reformë të madhe, të guximshme dhe gjithëpërfshirëse të imigracionit që nuk lë askënd jashtë”, tha të enjten senatori demokrat Bob Menendez, në paraqitjen e Aktit të Shtetësisë Amerikane 2021.

Siç përshkruhet nga administrata Biden, legjislacioni i gjerë do të siguronte rrugë për nënshtetësinë për 11 milionë emigrantë, përfshirë ata me Statusit të Mbrojtur të Përkohshëm, punëtorët emigrantë të fermave dhe njerëzit pa dokumente të sjellur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, të ashtuquajturit ëndërrimtarët.

Senatori Mendez, bashkë-sponsor i projektligjit, ka punuar në çështjet e imigracionit për 30 vjet. Ai tha se kjo i solli kujtime nga dështimet e kaluara në këtë proces.

“Shpesh, ne kemi bërë shumë kompromise dhe kemi kapitulluar shumë shpejt ndaj zërave të paktë që kanë refuzuar të pranojnë njerëzimin dhe kontributet e emigrantëve në vendin tonë dhe kanë hedhur poshtë gjithçka, pa marrë parasysh se sa domethënëse kjo është në aspektin e sigurisë kombëtare”, u tha ai gazetarëve të enjten.

Përpjekjet e ish-presidentit amerikan Donald Trump për të përmbushur një premtim fushate për “të ndërtuar një mur” përgjatë kufirit SHBA-Meksikë për të parandaluar kalimet e paligjshme e mbajti çështjen eimigracionit në qendër të vëmendjes në Kongres gjatë gjithë presidencës së tij. Mbyllja më e gjatë e pjesshme e qeverisë në historinë e Shteteve të Bashkuara u shkaktua nga kërkesa e zotit Trump për 5.7 miliardë dollarë në fonde për ndërtimin e murit kufitar. Në fund, zoti Trump nënshkruajti projektligjin për shpenzimet qeveritare që i dha fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, që përfshiu 1.3 miliard dollarë për ndërtimin e murit. Në vitin 2013, gjatë administratës së Presidentit Demokrat Barack Obama, një grup dypartiak i përbërë nga 8 senatorë negocioi një marrëveshje emigracioni që u miratua në Senat me mbështetjen dypartiake. Por projektligji, nuk u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Republikanët dhe nuk u bë ligj. Një përpjekje e hershme dështoi gjithashtu gjatë administratës së Presidentit George W. Bush.

Senatori Menendez ishte një nga ata tetë senatorë në grupin dypartiak në 2013. Ai u tha gazetarëve të enjten se Presidenti Biden ka përvojën për të hartuar një marrëveshje me republikanët, të cilët do të kërkojnë rritjen e fonde për sigurinë e kufirit në këmbim të legalizimit të emigrantëve.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka kaluar 36 vjet në Senat. Unë mendoj se ai e kupton se çfarë duhet negociuar”, tha senatori Menendez. “Realiteti është se ne tashmë shpenzojmë më shumë para për Patrullën Kufitare sesa për të gjitha agjencitë e tjera federale të zbatimit të ligjit së bashku.”

Legjislacioni ka shumë pak mundësi për t’u miratuar në formën e tij aktuale, duke patur parasysh qëllimin e tij dhe nevojën e demokratëve për të marrë mbështetjen e të paktën 10 republikanëve për të garantuar miratimin e tij në Senat.

Senatori republikan Chuck Grassley kritikoi zotin Biden para se ai madje të betohej, duke thënë në një deklaratë se “amnistia masive pa masa mbrojtëse dhe pa kushte nuk mund të shërbejë si një pikënisje. Siç kemi parë më parë, kjo qasje inkurajon vetëm shkelje të mëtejshme të ligjeve tona të imigracionit.”

Republikanët në komisionin Jurdik dhe atë të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kritikuar gjithashtu administratën e Presidentit Biden për përmbysjen e politikave kufizuese të emigracionit të administratës Trump, duke i quajtur ato veprime si të rrezikshme për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të padrejtë për punëtorët amerikanë. “Ky propozim i hapur politik shpërblen ata që shkelën ligjin, vërshon tregun e punës në një kohë kur miliona amerikanë janë pa punë, nuk arrin të sigurojë kufirin dhe stimulon imigracionin e mëtejshëm të paligjshëm. Propozimi radikal i Presidentit Biden nuk është një pikënisje dhe duhet të refuzohet nga Kongresi”, tha republikani i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, në një deklaratë të lëshuar të enjten. Një skenar shumë më i mundshëm është që propozimi të ndahet në pjesë më të vogla legjislacioni që mund të miratohen pas negociatave dypalëshe dhe atyre mes dy dhomave të Kongresit.

“Ata e kanë provuar këtë shumë herë vetëm për të mësuar se projektligjet e mëdha, me mijëra faqe thjesht nuk funksionojnë; ato vdesin nga pesha e tyre në Kongres”, i tha Zërit të Amerikës Lora Ries, eksperte për sigurinë në Fondacionin Heritage.

“Unë mendoj se ata do të ishin shumë më të suksesshëm nëse do të miratonin projektligje individuale, por ka edhe një çështje besueshmërie, palët nuk i besojnë njëra-tjetrës, duke dëshiruar të miratojnë vetëm atë që ata duan. Dhe kjo është arsyeja pse këto projektligje kanë prirje të dështojnë.”

Gjatë një takimi me qytetarët të transmetuar nga rrjeti CNN të martën, Biden tha se ai do të ishte i hapur për nënshkrimin e një projektligji për reformimin e sistemit të imigracionit që nuk përfshinte një rrugë drejt shtetësisë për të trajtuar çështje të tjera në sistem.

“Ka një gamë të tërë gjërash që lidhen me imigracionin”, tha Presidenti Biden. Disa elementë të legjislacionit mund të paraqesin gjithashtu mundësi për negociata me republikanët.

“Unë kam patur biseda me kolegë tanë të ndryshëm republikanë”, tha senatori Menendez të enjten. “Shumë prej tyre kanë interes në pjesë të ndryshme të projektligjit. Shumë prej tyre janë përfaqësues të shteteve me sektor të madh bujqësor, kështu që ata janë të interesuar për elementët (e projektligjit) për punëtorët e fermave, të tjerët vijnë nga zona të teknologjisë së lartë, dhe janë të interesuar për mundësitë e vizave.”

Por, Presidenti Biden gjithashtu duhet të jetë i kujdesshëm me krahun më progresiv të partisë demokrate, e cila do ta nxisë atë të përdorë kapitalin politik të javëve të tij të para në detyrë për të siguruar ndryshime gjithëpërfshirëse.

Në një telefonatë me gazetarët të enjten, Kryetarja e Grupit Progresiv të ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve, Pramila Jayapal vlerësoi administratën e Presidentit Biden për synimin për të përfshirë një gamë të gjërë çështjesh në projektligj dhe tha se anëtarët e lëvizjes progresive ishin të gatshëm të përdornin çdo mundësi të mundshme legjislative për të bërë sa më shumë reforma që të jetë e mundur.

“Paketa e fuqishme e imigracionit është një hap i parë shumë i rëndësishëm dhe unë pres që të punoj me kolegët e mi, si brenda dhe jashtë sallave të Kongresit, për t’u siguruar që ne të jemi të përqëndruar tek ëndërrimtarët, punëtorët e fermave, punëtorët thelbësorë dhe imigrantët që janë thelbi i projektligjit”, tha ajo.

Sipas një sondazhi të organizatës kërkimore Pew të zhvilluar në qershor të vitit 2020, tre të katërtat e të rriturve amerikanë favorizojnë sigurimin e statusit të përhershëm ligjor për emigrantët e sjellë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht kur ishin fëmijë. Mbështetja është më pak e fuqishme për legalizimin e të gjithë emigrantëve pa dokumenta si dhe për rritjen e mëtejshme të sigurisë kufitare.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet