LIVE UPDATES
Editorial

Berisha po i bën naftën akoma pa e nisur…

15 Prill 2022, 16:33 Nga DOSJA
Berisha po i bën naftën akoma pa e nisur…

Nga Ermal Mulosmani

Duke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjimin tim të plotë nga një shpresë naive për ndryshim. Kam marrë anën e tij në betejën kundër Lulzim Bashës në PD, pasi kam qenë dhe jam i bindur se Basha në krye të PD-së, ishte garancia më e madhe për çdo pushtet, dhe se fillimi i ndryshimit niste nga largimi i Bashës. Platforma e Kongresit berishist të 11 Dhjetorit, miratimi i Statutit të ri, legalizimi i fraksioneve, mandatet e kufizuara të Kryetarit dhe dorëheqja pa të drejtë rikandidimi e sanksionuar në Statutin e ri,kanë qenë zhvillime positive.

Gjithashtu edhe zgjedhja e drejtuesve me kandidatura alternative nga anëtarësia ka qenë për tu përshëndetur. E kam parë si një mënyrë për të rregulluar një rrumpallhane vertikale nga Kryetari i madh te çdo kapilar partie qoftë edhe në një katund të humbur të Skraparit ku PD merr nga 5-6 vota në një fshat me 200 votues. Aq anetare sa ka familja e Kryetarit… Atë kohë mendoja se, më në fund, edhe vetë Berisha kuptoi se mekanizmi i gjithkontrollit autoritar është i panevojshëm dhe futja e pak elementëve demokratikë e retushon fytyrën e lodhur e autoritare të së shkuarës. Fundja pse i duhej Berishës të kontrollonte edhe një Kryetar Partie në Gostil të Kukësit apo Tërpan të Poliçanit?

Çfarë i kushton t’i mbajë afër kundërshtarët për sa kohë që ai ka shumicën absolute të Partisë dhe, duke i mbajtur afër, me shumë gjasë në një të ardhme të shkurtër do i kthejë për vete? Atij i intereson një Parti sa më e madhe, si kështjellë për interesat e tij imediate. Fundja kështu i bënte mirë edhe Partisë edhe vetes. Por sjellja e Berishës me deputetët e ndërmjetëm të Grupit Parlamentar, nuk ka qenë aspak afruese. Berisha ndoshta ka arritur të thyejë ndonjë deputet të dobët, që ka parë interesat e tij te votat e elektoratit berishist, por nuk ka bërë asgjë për të afruar ata deputetë që e luftuan Bashën në ditët e pas 06 Marsit. Nëse Berisha dhe G29 silleshin si fitimtarë të përunjur, mundet të kishin sot rreth vetes të paktën 30 deputetë. Dora e zgjatur e shumicës ndaj pakicës do të ishte përfillur si gjest fisnikërie e ndoshta nuk do të ishte refuzuar. Por ndodhi krejt e kundërta.

Sjellja si fitimtarë dhe euforia e vendimit të Gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit ua shtoi kapardisjen. Nëpër studio televizive tonet përçmuese kundër mbështetësve të Bashës ishin ftesa eksplicite për kapitullim jo bashkëpunim. Madje jo vetëm ndaj grupit të Bashës por edhe ndaj çdo elementi që nuk ishte në kontroll të plotë.
Unë kam qenë dhe jam nga ata njerëz që nuk e shoh të mundshëm bashkimin për sa kohë ata i ndan një mal i madh si Amerika. Por, nëse berishistët uleshin në negociata dhe i ftonin për bashkim, të paktën ua linin atyre ndarjen e Partisë. Ndërsa kështu ata po i përzënë duke u dhënë kartën e vetëmbrojtjes. Zgjedhjet e reja në organizatat lokale në të gjithë Shqipërinë kishin kontestime të hapura e të vazhdueshme. Dukej qartë që ato po mbaheshin pa vullnetin e një pjese të Partisë. Nuk ka rëndësi se sa është ajo pjesë.

Nëse Berisha do të donte të sillte sinjale pajtimi mund t’i shtynte ato zgjedhje bashkë me Kuvendin e 30 Prillit. Si gjest përfilljeje, konsensusi, fisnikërie. Kjo do ishte shenja e parë e ndryshimit. Le të ftonte edhe fraksionin e ish Kryetarit apo të tjerë korente, të nxirrnin kandidatët e tyre, të bënin fushatë siç thoshte kur bënte Kuvendin nëpër Foltore. Por jo. Aspak. Kundërshtarët e ish Kryetarit, që u bënë me Berishën për të larguar një të paaftë emblematik si Lulzim Basha, sot duhet të ngrenë kokën. Nuk duhet të pajtohen me arrogancën e Doktorit. Trandja demokratike e këtyre muajve ka zgjuar kurajon e njerëzve për të folur. Nëse nuk flitet sot kur akoma ka një farë inercie për të përmendur të metat, nesër as mos tu shkojë nëpër mend… Berisha po e dhjet akoma pa e marrë!

Po i shkruaj këto fjalë edhe i ndikuar nga një statusi i një kandidati për Kryetar Partie në Kukës. Sipas tij Partia Demokratike ka caktuar paraprakisht Kryetarin e degës atje përmes Flamur Nokës apo Albana Vokshit. Pra, mirë përjashtimi i bashistëve, por po përjashtohet çdo zë i pakontrolluar nga Qendra G29! Kandidati kishte publikuar mjaft foto ku i provonte akuzat e veta. Kjo është tejet dëshpëruese. Berisha duhet të kuptojë se trandja që i shkaktoi PD-së duke lëvizur ujërat e qelbura prej vitesh mund t’i kthehet kundër. Çdo ditë që kalon me të tilla zhvillime do të largojë njerëz nga treni i Berishës në autobusin e dikujt tjetër.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial ermal mulosmani sali berisha ermal mulosmani sali berisha

Sondazh

Poll
Editorial 9 Prill 2022, 10:28

Etyd nga Kongresi i PS !

Nga Agron GjekmarkajSot Kryeqyteti u zgjua në festë! Partia Socialiste ka kongresin e saj të disatë ! Në Zog të Zi u shfaq Frida Krifca me akademinë e barinjve ...

Editorial 7 Prill 2022, 10:59

Demokracia e fantazmave të Edi Ramës

Nëse “Këshillimi Kombëtar” do të bëhet vendim-marrës, do të jetë hapi i fundit drejt eliminimit të demokracisë. Kur nisi ky proces, askush nuk mendoi se përtej ...

Editorial 4 Prill 2022, 17:00

Manifestim në solidaritet me Ukrainën

Nga Florion MetohuNë datën 8 prill ora 12:00, në sheshin Skënderbej do të mbahet një manifestim për tu solidarizuar me popullin ukrainas, ndaj të cilit po shkak...

Editorial 4 Prill 2022, 11:48

Pushteti i anormalitetit

Nga Blendi KajsiuNë 30 vite tranzicion asnjë qeveri nuk i ka premtuar shqiptarëve normalitet aq shumë sa qeveria socialiste e Edi Ramës. Ashtu sikurse asnjë qev...

Editorial 3 Prill 2022, 12:32

Quiz social-politik!

Nga Agron GjekmarkajZëri i tij në 31 vjet pluralizem si ka munguar kurrë publikut shqiptar! Ai kur flet gjemon, sokëllin, vikat , mundohet, sforcohet për tokën ...

Editorial 2 Prill 2022, 11:45

Kush e ka fajin që dështojnë protestat

Paaftësia për të protestuar mori një konfirmim dramatik me dështimin e protestës së fundit. Ata që thirrën protestat e para, nuk mundën ta përsërisnin suksesin,...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet