LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Beqir Balluku, letër sovjetikëve: Mendohuni mirë po e likuiduat Bazën e Vlorës do pendoheni!

11 Maj 2019, 14:36 Nga DOSJA
Beqir Balluku, letër sovjetikëve: Mendohuni mirë po e likuiduat

TIRANË- Publikohen për herë të parë dokumente autentike nga arkivat e Traktatit të Varshavës, rreth krisjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik

“Nëse qeveria sovjetike merr vendimin e njëanshëm për likuidimin e Bazës së Vlorës, atëherë ajo do të kryejë një akt të rrezikshëm e shumë të rëndë dhe do të marrë mbi vete një përgjegjësi shumë të madhe jo vetëm para popullit shqiptar, por dhe para gjithë popujve të vendeve pjesëmarrëse të Traktatit të Varshavës dhe gjithë kampit socialist”. Kështu i drejtohej ministri Beqir Balluku, palës sovjetike në Traktatin e Varshavës për Bazën e Vlorës, përmes një letre të posaçme, e cila zbardhet sot posaçërisht për lexuesit e “Albanian Free Press”. “Veprime të kësaj natyre nga ana jua, janë jashtëzakonisht të dënueshme për çështjen e përgjithshme të Traktatit të Varshavës dhe gjithë kampit socialist”, vlerëson mes të tjerash Balluku, në letrën që daton të jetë e 28 marsit…

Përkthyer nga: Myfit Qorduka

***

Letër e Gjeneral Beqir Ballukut, Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, dërguar Mareshalit A.Greçko, Komandant i Traktatit të Varshavës, për Bazën e Vlorës

Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Bashkuara të Traktatit të Varshavës, Mareshalit të Bashkimit Sovjetik, A.Greçko, Moskë.

Shoku Mareshal!

Dje, më 27 mars 1961, në orën 23.00 mora letrën tuaj, në përgjigje të letrës sime të datës 25 shkurt 1961.

Para së gjithash, unë e konsideroj të domosdoshme të vërej se letra juaj nuk u përgjigjet atyre çështjeve të rëndësishme principale, të cilat përmban letra ime e 25 shkurtit 1961, por përmban një seri faktesh inekzistente dhe kërcënime të palejueshme, të cilat unë, duke mbrojtur nderin e popullit tim, të Partisë së Punës e të Republikës Popullore të Shqipërisë, si dhe miqësinë e përjetshme shqiptaro-sovjetike dhe interesat e larta të Organizatës së Traktatit të Varshavës e gjithë kampit socialist, në asnjë mënyrë nuk mund t’i pranoj.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, asnjëherë nuk e ka lejuar mosvlerësimin e ndihmës së dhënë nga Bashkimi Sovjetik, përkundrazi, gjithmonë e ka vlerësuar shumë lart dhe me mirënjohje të thellë atë. Përpjekja për të vënë në dyshim marrëdhëniet e miqësisë vëllazërore midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, nuk kanë bazë. Unë konstatoj se kjo miqësi e kalitur nga Partia jonë e Punës dhe nga Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik mbi principet e Marksizëm-Leninizmit, në zjarrin e luftës së përbashkët, kundër armiqve të përbashkët, konsiderohet e pavdekshme dhe nuk do të ketë forcë në botë që ta prishë këtë miqësi.

Republika Popullore e Shqipërisë është shtet socialist, pjesëmarrëse besnike e kampit të lavdishëm socialist të Traktatit tëVarshavës, në të cili hyn pikërisht për atë, se është ky shtet dhe lufton dhe do të luftojë pa u trembur për fitoren e socializmit e komunizmit, për realizimin e principeve të larta që qëndrojnë në themele të kampit socialist dhe Traktatit të Varshavës.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë edhe në të ardhmen nuk do të tërhiqet nga pengesat dhe presionet që do t’i bëhen në rrugën e saj; do t’i qëndrojë besnike Traktatit të Varshavës gjithmonë dhe do t’i plotësojë kurdoherë me nder detyrat e saj për ruajtjen dhe forcimin e këtij Traktati, për forcimin e mëtejshëm të fuqisë mbrojtëse dhe unitetit të kampit të socializmit.

Unë nuk ka sesi të bie dakord me pikëpamjet tuaja jo të drejta, lidhur me njoftimin për plane të organizuara kundër Republikës së Shqipërisë dhe të zbuluara kohët e fundit nga organet shtetërore shqiptare të sigurisë. Mua më duhet të nënvizoj, se asnjë njeriu nuk i lejohet të vërë në dyshim deklaratën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, të bërë për këtë problem në Kongresin e 4-t të saj. Siç ju kemi informuar nëpërmjet përfaqësuesit tuaj në Shqipëri, në lidhje me këto plane, qeveria shqiptare disponon të gjitha faktet e domosdoshme, por ajo nuk e gjykoi të arsyeshme t’i kërkojë ndihmë Komandës së Bashkuar të Traktatit të Varshavës, kështu që në kohën e duhur e kuptoi agjenturën e armikut dhe ishte e bindur se në këtë mënyrë rreziku kërcënues ishte zmbrapsur. Përsa u përket çështjeve të ngritura në letrën tuaj lidhur me bazën Ushtarake të Vlorës, unë e gjykoj me vend të vlerësoj se rastet e përmendura nga ju si marrëdhënie e palejueshme të personave shqiptarë përgjegjës ndaj ushtarakëve sovjetikë janë joreale, prandaj u vendosën në dosjen e korrespodencës, që u transmetuan më 22 mars 1961 përfaqësuesit në Shqipëri, gjeneral-kolonel Andrejevit nga ana e kryetarit të Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehu, në të cilën u dhanë shpjegime të plota dhe u ndriçuan faktet e vërteta dhe përgjegjësia. Unë dua edhe njëherë të nënvizoj se qeveria shqiptare, që nga fillimi dhe gjithmonë ka marrë masat e nevojshme për atë që marrëdhëniet midis efektivave shqiptare e sovjetike, përsa varen nga efektivi shqiptar, do të jenë plotësisht marrëdhënie vëllazërore.

Në letrën tuaj, shoku Mareshal, ju shkruani që në qoftë se qeveria shqiptare është e interesuar që të vijnë në të ardhmen në bazë nëndetëse sovjetike dhe anije të tjera, atëherë është e udhës që të kompletoni anijet luftarake, repartet dhe shërbimet e tyre vetëm me ekuipazh sovjetik, ndryshe ju raportoni për këtë çështje Komitetin Konsultativ Politik dhe vendosni para qeverisë sovjetike, çështjen mbi largimin nga Shqipëria të të gjitha anijeve luftarake sovjetike, ushtarakëve e specialistëve. Në lidhje me atë sa u tha më lart, unë e shoh të nevojshme të deklaroj si më poshtë:

Së pari, Baza Ushtarake Detare e Vlorës, që është bazë unike e kampit socialist në detin Mesdhe dhe ka një rëndësi të madhe si për mbrojtjen e Shqipërisë, po ashtu dhe për gjithë kampin socialist, është krijuar me iniciativën e Komitetit Qendror të Partisë Punës së Shqipërisë dhe detyrimet e qeverisë shqiptare e asaj sovjetike në këtë bazë janë të përcaktuara në marrëveshjet e përbashkëta, ku plotësimi i tyre i përpiktë nga ana e qeverisë sovjetike, siç e kemi theksuar edhe më parë, do ta bënte plotësisht të aftë ushtarakisht.

Së dyti, kërkesa juaj për kompletimin e anijeve luftarake të bazës vetëm me ekuipazh sovjetik, e shoqëruar me kërcënimin e largimit të tyre, domethënë me likuidimin e Bazës së Vlorës, jo vetëm që bie në kundërshtim me marrëveshjen e ekzistuese, por do të ishte dhe një veprim i palejueshëm për sovranitetin e RPSH dhe do të ishte goditje e drejtpërdrejtë e principeve marksiste-leniniste të marrëdhënieve të shteteve të kampit socialist dhe Traktatit të Varshavës.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë e konsideron të papranueshme këtë ndërhyrje dhe deklaron se në qoftë se qeveria sovjetike, sipas propozimit tuaj, merr vendimin e njëanshëm për likuidimin e Bazës së Vlorës, atëherë ajo do të kryejë një akt të rrezikshëm e shumë të rëndë, do të marrë mbi vete një përgjegjësi shumë të madhe jo vetëm para popullit shqiptar, por dhe para gjithë popujve të vendeve pjesëmarrëse të Traktatit të Varshavës dhe gjithë kampit socialist.

Duke i llogaritur kërcënimet që përmban letra juaj e papranueshme, gjykoj me vend që edhe një herë të konstatoj se veprime të kësaj natyre nga ana jua, janë jashtëzakonisht të dënueshme për çështjen e përgjithshme të Traktatit të Varshavës dhe gjithë kampit socialist dhe do të ishte shumë më mirë, në qoftë se ju nuk do të hyni në këtë rrugë shumë të rrezikshme dhe me përgjegjësi, krejtësisht e paimagjinueshme dhe me detyrime të mëdha, që u është besuar ju nga qeveritë e të gjitha vendeve pjesëmarrëse të Traktatit të Varshavës.

Sipas opinionit të qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë, si rruga më e drejtë e më logjike në zgjidhjen e këtij problemi shumë të rëndësishëm, do të ishte largimi i qeverisë sovjetike nga pozicioni jo i drejtë i zënë prej tyre, për çështje që lidhen me forcimin e mëtejshëm të Bazës Ushtarako-Detare të Vlorës dhe me forca të përbashkëta të të dy vendeve të forcojmë bashkëpunimin, dhe për likuidimin e çdo keqkuptimi në frymën e miqësisë vëllazërore, e cila duhet të karakterizojë marrëdhëniet midis dy vendeve tona. E tillë marrëdhënie, për këtë çështje, patjetër do i shërbente interesave të vendeve pjesëtare të Traktatit të Varshavës, si dhe interesave të të gjithë kampit socialist.

Me respekt:

Ministri i Mbrojtjes i Republikës Popullore të Shqipërisë

Gjeneral Kolonel Beqir Balluku

Moskë, 28 mars 1961.

(Nga “Parallely history Project”. Arkivi i Shtetit Shqiptar. Dosje Nr. 3, viti 1961, faqe 4, datë 28 mars 1961).

***

Vendim i Komitetit Politik Konsultativ të Traktatit të Varshavës

 Kërcënimi i Traktatit të Varshavës për Shqipërinë

Komiteti Politik Konsultativ, pasi u njoh me letrat e 28-29 marsit që u shkëmbyen midis Komandantit Suprem të Forcave të Bashkuara dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore të Republikës së Shqipërisë, mbi gjendjen e punëve në Bazën Ushtarake Detare të Vlorës në Shqipëri, po gjithashtu, duke llogaritur mendimet që u thanë në seksionin e Komitetit në lidhje me këtë çështje për plotësimin nga Shqipëria të detyrimeve të saj që rrjedhin nga shtrimet e Traktatit të Varshavës, me keqardhje vëren se kohët e fundit, nga ana e Shqipërisë janë bërë disa hapa që nuk i përgjigjen principeve dhe shtrimeve të Traktatit të Varshavës.

Në Bazën Ushtarake të Vlorës, nga ana e Shqipërisë, është krijuar një situatë jonormale dhe e patolerueshme midis shteteve anëtare të Traktatit të Varshavës. Kjo ka ulur seriozisht gatishmërinë luftarake të kësaj baze.

Pjesëtarët e Komisionit e drejtuan vëmendjen në atë që, në Kongresin e 4-t të PPSH, shoku Enver Hoxha bëri deklaratën se gjoja po përgatitet një plan sulmi. Përveçse kjo ngjarje ka një rëndësi shumë të madhe ushtarake për të gjitha vendet e Traktatit të Varshavës, asnjëri prej këtyre vendeve, bile dhe Komandanti Suprem i Forcave Ushtarake të Bashkuara, deri tani, nuk janë vënë në dijeni nga Shqipëria dhe për këtë, deri tani nuk janë dhënë informacione për këtë çështje. Të tilla veprime nga ana e Republikës Popullore të Shqipërisë nuk i përgjigjen shtrimit të artikujve 3 dhe 5, të Traktatit të Varshavës.

Komiteti Politik Konsultativ pret që Republika Popullore e Shqipërisë, menjëherë t’i paraqesë Komandantit Suprem të Forcave të Bashkuara Ushtarake të Traktatit të Varshavës, të dhënat dhe bazën, mbi të cilën u mbështet deklarata e përfaqësuesit të Partisë dhe qeverisë së Shqipërisë, për çështjen e sulmit mbi Shqipërinë.

(Marrë nga arkivat e Traktatit të Varshavës, origjinali rusisht. Arkivat e Shtetit Shqiptar, Dosja Nr.4, viti 1961, datë 29 mars 1961)

***

INCIDENTI

Ndarja solli në Pashaliman zv-ministrin Sovjetik të Punëve të Jashtme

Dështimi i ikjes së dhunshme të sovjetikëve me gjithe nëndetëset e Bazës së Pashalimanit (falë urdhrit të drejtuesve të Shtetit Shqiptar dhe gatishmërisë së oficerëve e detarëve tanë në pikun e acarimeve), i detyroi sovjetikët që të ndërronin kursin: të nisnin bisedimet me palën shqiptare, për ndarjen e nëndetëseve. Për  këtë qëllim, u krijuan komisionet përkatëse, ku nga Rusia (Bashkimi Sovjetik) erdhi në bazë Firjubini, zëvendës-ministër i Punëve të Jashtme. Këtë radhë, ai nuk u prit me ndere dhe nuk u shoqërua nga funksionarë të lartë të Ministrisë sonë të Mbrojtjes, por erdhi si një funk-sionar i thjeshtë, për të qenë i pranishëm në negociatat e vështira të ndarjes së nëndetëseve. Debatet që filluan nga rusët (sovjetikët), me pretendimin se “nëndetëset janë tonat”, se “riparimi dhe mirëmbajtja është bërë nga ne”, tentuan të arrinin në bisedime atë që nuk mund të arrinin me dhunë, marrjen e të gjitha nëndetëseve. Sipas dokumenteve zyrtare që ruhen në arkivin e ministrisë sonë të Mbrojtjes, përballë pakënaqësisë kërcënuese të sovjetikëve dhe qëndresës së palës shqiptare, më në fund u arrit marrëveshja për ndarjen e nëndetëseve luftarake të Pashalimanit. Kështu, katër prej tyre i mbeteshin FLD-së tonë, ndërsa tetë të tjera do t’i merrnin sovjetikët, në ikjen e tyre të padëshiruar.

(Marrë nga Albanian Free Pres)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur beqir balluku dokumentet e rralla dossier letra e sovjetikeve beqir balluku dokumentet e rralla dossier letra e sovjetikeve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet